KE raport: Ndarjet politike rëndojnë mbi ekonomine shqiptare

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
29647_12.jpg



Drejtoria e Përgjithshme Ekonomiko-Financiare e Komisonit Evropian ka publikuar raportin e saj periodik për tremujorin e dytë të vitit 2011, kushtuar zhvillimeve në vendet kandidate apo në proces kandidimi për në Bashkimin Evropian, ku një kapitull i veçantë i kushtohet Shqipërisë.

Në raport thuhet se, “sipas OSBE-së zgjedhjet 8 majit ishin kompetitive dhe transparente, por ato u dëmtuan nga një shkallë e lartë e polarizimit dhe mosbesimit mes partive politike”.

“Ndarjet e thella midis vijave partiake, së bashku me vonesën e rezultateve përfundimtare në zgjedhjen e kyebashkiakut të Tiranës vazhdojnë të rëndojnë mbi performancën ekonomike të vendit", vijon raporti.

Sipas raportit, “të dhënat e përkohshme tregojnë se GDP reale u rrit me 3.4% nga viti në vit në tremujorin e parë të 2011". Sektori i ndërtimit, i cili ka pasur probleme në 5 tremujorët e mëparshëm, u rrit me 4.8% duke reflektuar efekte si rritja e shpenzimeve të kapitalit publik”.
“Shkalla e papunësisë ka mbetur praktikisht e pandryshuar në 13.4% si në tremujorin e parë të 2011, megjithëse ka një rënie të punëkërkuesve të regjistruar në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Punësimi ka rritje nga viti në vit, ku në në tremujorin e parë u rrit me 2.2%, kryesisht për shkak të një rritjeje prej 4.2% nga viti në vit në sektorin privat të bujqësisë. Punësimi në sektorin publik ka vazhduar të bjerë, ndërsa paga mesatare e sektorit u rrit me 8.3%, nga viti në vit”, theksohet në raport.

Gjatë tremujorit të parë të vitit eksporti u rrit në masën 46% me rritjen e energjisë elektrike dhe të materialeve të ndërtimit në radhë të parë. Po kështu rritje të fuqishme kanë pasur eksportet e produkteve të tekstilit e këpucëve”, thuhet në raport.

BalkanWeb.
 
Back
Top