Kë e goditën më fortë ‘Stupcat’, UاK-në apo seksin?

“Derisa qeshnim së bashku me familjen time me skeçin e ‘Stupcave’ për UاK-në, kur u shfaq ‘Sahiti në aksion’, të gjithë u bëmë sikur s’kuptuam asgjë”.

Ishte ky një reagim në facebook, që duket se nuk morri shumë ‘Like’. Kjo sepse vëmendjen më të madhe që nga festa e Vitit të Ri, e morri skeçi “Plani strategjik” ku ‘Stupcat’ satirizuan me ushtarët e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, transmeton lajmi.

Por kënd e goditën më fortë ‘Stupcat’, UاK-në apo tabunë e seksit në shoqërinë tonë. Kjo temë lëre që nuk flitet brenda familjes, por edhe kur shfaqet në TV injorohet ose ndërrohet kanali.

“Sahiti në aksion”, është një humor që ironizon me marrëdhëniet seksuale ndërmjet burrit e gruas si dhe mungesën e diskutimit në shoqëri.

Nuk është diçka e re që në shoqërinë tonë nuk flitet për seksin dhe nuk pritet të ketë ndonjë revolucion seksual. Por megjithatë është evidente që skeçi i ‘Stupcave’ ndezi dritën brenda katër mureve dhe nevojën e çlirimit të kësaj teme nga mëkati.[video=youtube_share;sEYkAc-gvoU]https://youtu.be/sEYkAc-gvoU[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top