Kazinotë, ja çfarë duhet të paguajnë lojëtarët

Зngjεll

___________
Kazinotë, ja çfarë duhet të paguajnë lojëtarët
Shkruar nga: Eriona Ymeri

Vendimi u mor dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Të luash nëpër kazino tani do të kushtojë edhe më shumë.
Lajmi i keq për të gjithë lojtarët që frekuentojnë kazinotë, ka ardhur dje nga vendimin i Këshillit të Ministrave. Që tani e tutje ata do të jenë të detyruar të paguajnë një shumë të paracaktuar në projektligjin i cili është gati në tavolinën e qeverisë dhe që do t’i dërgohet për diskutim në Komisionin e Ligjeve. Por ekspertët kanë menduar që të shtrëngojnë edhe rripin e pronarëve të kazinove me masa deri në atë pikë sa mund t’i kushtojë këtyre të fundit heqjen e liçensave deri në tre vjet.

Lojtarët

Lojtarët në lojërat e fatit mund të marrin pjesë, duke parapaguar një shumë të caktuar në mjete monetare ose në ndonjë formë tjetër pagese, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë. Ndërkohë kriteret që duhet të plotësojë pjesëmarrësi në lojë, përcaktohen dhe deklarohen nga organizatori i lojës përpara organizimit të saj dhe evidentohen në rregulloren e lojës. Rregullorja e lojës duhet të përmbajë, të dhënat: llojin e lojës promocionale, që do të organizohet; afatin e lojës, sipas parashikimit të organizatorit; numrin e shpërblimeve dhe mënyrën e shpërblimit të fituesve; çmimin me dhe pa TVSH, që duhet të paguajë pjesëmarrësi në lojë, apo format e tjera të pagesës; premion, që do të japë organizatori i lojës, të konvertuar edhe në vlerë monetare si dhe numrin e parashikuar të pjesëmarrësve në lojë. Gjithashtu pjesmarrësit në lojërat e fatit duhet të jenë persona të identifikueshëm nga organizatori i lojës.

اmimi

اmimi premio i ofruar nga organizatori i lojës së fatit, nuk duhet të jetë më i vogël se 80 përqind e shumës së akumuluar prej pjesëmarrësve në lojë, për lojërat e organizuara nëpërmjet mesazheve (sms) apo të telefonatave. Për tipet e tjera të lojërave, organizatori duhet të deklarojë në rregulloren e lojës së fatit, çmimin që do të ofrojë, të konvertuar edhe në vlerë monetare. Tërheqja e çmimit duhet të bëhet e mundur në kohën, vendin dhe mënyrën e publikuar nga organizatori. Në çastin e ndarjes së çmimeve duhet të asistojnë edhe një përfaqësues nga NJMLF-ja dhe një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale Tatimore, ku subjekti është i regjistruar, të cilët mbajnë procesverbalin përkatës. Procesverbali i ndarjes së çmimit depozitohet në drejtorinë rajonale tatimore, ku subjekti është i regjistruar.
Subjekti duhet që, 20 ditë përpara ditës së ndarjes së çmimeve të depozitojë një kërkesë te Drejtoria Rajonale Tatimore dhe Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, për njoftimin e datës dhe të orës së ndarjes së çmimeve. Në rast se organizatori e kryen ndarjen e çmimeve pa njoftuar drejtoritë përkatëse, subjektit i hiqet e drejta për autorizim, për një periudhë 3-vjeçare, pas përfundimit të afatit të autorizimit të lëshuar. Organizatori i lojës duhet të mbajë, për një periudhë jo më pak se 6 vjet, të gjithë dokumentacionin për lojën promocionale.

Organizatorët

Lojërat e fatit, promocionale, mund të organizohen nga organizatorët edhe duke e ofruar falas produktin që do të promovohet. Pas përfundimit të lojës, promovuesi ofron dhe shpall fituesit, të cilët shpërblehen me produkte ose shërbime. Ndërkohë subjekteve, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre lojërat e fatit, nuk u lejohet të organizojnë lojëra fati, promocionale.

Lojërat e fatit

Mund të organizohen nga subjekte, publike ose private, që dëshirojnë të promovojnë produkte apo shërbime të biznesit/veprimtarisë së tyre, duke i ofruar fituesit të lojës një çmim/premio të caktuar, në mjete monetare ose në ndonjë formë tjetër shpërblimi.

Lojëtarët

Mund të marrin pjesë në lojrat e fatit, duke parapaguar një shumë të caktuar në mjete monetare ose në ndonjë formë tjetër pagese, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë. Ndërkohë kriteret, që duhet të plotësojë pjesëmarrësi në lojë, përcaktohen nga organizatori i lojës përpara organizimit të saj dhe evidentohen në rregulloren e lojës.

اmimi premio

I ofruar nga organizatori i lojës së fatit, nuk duhet të jetë më i vogël se 80 për qind e shumës së akumuluar prej pjesëmarrësve në lojë, për lojërat e organizuara nëpërmjet mesazheve apo të telefonatave. Për tipet e tjera të lojërave, organizatori duhet të deklarojë në rregulloren e lojës së fatit çmimin, që do të ofrojë, të konvertuar edhe në vlerë monetare.


V E N D I M PثR PثRCAKTIMIN E MثNYRAVE, Tث FORMAVE, KRITEREVE DHE Tث RREGULLAVE SHTESث, PثR ORGANIZIMIN E LOJثRAVE Tث FATIT, PROMOCIONALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 10, të ligjit nr.10033, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. FORMAT DHE RREGULLAT PثR ORGANIZIMIN E LOJثRAVE Tث FATIT, PROMOCIONALE

Lojërat e fatit, promocionale, mund të organizohen nga subjekte, publike ose private, që dëshirojnë të promovojnë produkte apo shërbime të biznesit/veprimtarisë së tyre, duke i ofruar fituesit të lojës një çmim/premio të caktuar, në mjete monetare ose në ndonjë formë tjetër shpërblimi.

Pjesëmarrësit (lojëtarët në lojë) mund të marrin pjesë në to, duke parapaguar një shumë të caktuar në mjete monetare ose në ndonjë formë tjetër pagese, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë.

Lojërat e fatit, promocionale, mund të organizohen nga organizatorët edhe duke e ofruar:

a) falas produktin/shërbimin, që do të promovohet;
b) produktin/shërbimin me çmimin e shitjes dhe bashkë me produktin mund të ofrohet edhe:
i) një kupon;

ii) një biletë;

iii) mundësia për të gërvishtur në ambalazhin e produktit të blerë;

iv) çdo mënyrë tjetër, e parashikuar nga organizatori, por pa kosto të tjera shtesë për klientin.

Pas përfundimit të lojës, promovuesi ofron dhe shpall fituesit, të cilët shpërblehen me produkte ose shërbime.

Subjekteve, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre lojërat e fatit, nuk u lejohet të organizojnë lojëra fati, promocionale.

Subjektet, publike apo private, mund të organizojnë lojë fati, promocionale, vetëm pasi të jenë pajisur me autorizimin përkatës nga ministri i Financave

Për lojërat e fatit, promocionale, jepet autorizimi i posaçëm, sipas formatit të përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Autorizimi është i vlefshëm nga data e fillimit të lojës (e cila nuk duhet të fillojë më vonë se 30 ditë pas datës së marrjes së autorizimit) dhe vlen vetëm për një tip (lloj) të caktuar loje promocionale.

Kohëzgjatja e lojës promocionale përcaktohet me autorizim, bazuar në kërkesën e organizatorit të lojës dhe në gjykimin objektiv të autoritetit, që merr në shqyrtim dokumentacionin, në varësi të llojit dhe formës së lojës, që do të organizohet.

Për marrjen e autorizimit, subjekti duhet të paraqesë pranë Ministrisë së Financave dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën me shkrim, ku të evidentohen të dhënat e subjektit, objekti i veprimtarisë së tij, drejtoria rajonale tatimore, ku subjekti është i regjistruar, dhe një përshkrim i shkurtër i lojës, që do të organizohet.
b) Ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit;
c) Deklaratën (vërtetim) nga organi tatimor për detyrime të pashlyera;
ç) Rregulloren dhe mënyrën e organizimit të lojës promocionale, me hollësi dhe sipas kritereve, që duhet të përmbushë organizatori, siç parashikohet në pikën 14, të këtij vendimi.

Mosplotësimi i njërës prej kërkesave të mësipërme përbën arsye për refuzimin e kërkesës dhe dhënien e autorizimit.

Kur subjekti përmbush kushtet për marrjen e autorizimit, pas miratimit nga ministri i Financave, një kopje e tij i jepet subjektit, një kopje i përcillet Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (NJMLF) dhe një kopje drejtorisë rajonale tatimore, ku është i regjistruar.

Autorizimi lëshohet brenda 20 ditëve pune, nga data e paraqitjes së kërkesës së subjektit në protokollin e Ministrisë së Financave.

Subjekteve, të cilat nuk përmbushin kushtet për marrjen e autorizimit, u refuzohet kërkesa, duke evidentuar edhe arsyet e refuzimit.

II. MثNYRA DHE KRITERET E ORGANIZIMIT Tث LOJثRAVE Tث FATIT, PROMOCIONALE

Mënyra e organizimit të lojës promocionale përcaktohet dhe deklarohet nga organizatori i lojës.

Kriteret, që duhet të plotësojë pjesëmarrësi në lojë, përcaktohen dhe deklarohen nga organizatori i lojës përpara organizimit të saj dhe evidentohen në rregulloren e lojës.

Rregullorja e lojës duhet të përmbajë, krahas të dhënave të tjera, edhe këto të dhëna të detyrueshme:

Llojin (tipin) e lojës promocionale, që do të organizohet;
Afatin (kohëzgjatjen) e lojës, sipas parashikimit të organizatorit;
Numrin (sasinë) e shpërblimeve dhe mënyrën e shpërblimit të fituesve;

ç) Vlerën monetare (çmimin), me dhe pa TVSH, që duhet të paguajë pjesëmarrësi në lojë, apo format e tjera të pagesës, në varësi të mënyrës së organizimit të lojës, në përputhje me shkronjat “a” e “b”, të pikës 3, të këtij vendimi.
d) اmimin (premion), që do të japë organizatori i lojës, të konvertuar edhe në vlerë monetare;
dh) Numrin e parashikuar të pjesëmarrësve në lojë.
Pjesëmarrësit në lojë duhet të jenë persona të identifikueshëm (të paktën në çastin e marrjes së çmimit) nga organiatori i lojës.

Për tipet e lojërave promocionale, të përcaktuara më poshtë, organizatori duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme, sipas llojit të lojës:

Për lojën promocionale me anë të mesazheve (sms), duhet të deklarojë, jo vetëm për pjesëmarrësit në lojë por edhe në rregulloren e lojës:

i. koston e një mesazhi telefonik, me ose pa TVSH, e cila nuk mund të kalojë vlerën 100 (njëqind) lekë me TVSH;
ii. numrin, ku duhet të dërgohet mesazhi;
iii. operatorin, që do të ofrojë shërbimin;

Për lojën promocionale me telefonata, duhet të deklarojë jo vetëm për pjesëmarrësit në lojë por edhe në rregulloren e lojës:

i. koston e një telefonate, me ose pa TVSH, e cila nuk mund të jetë më e lartë se 200 (dyqind) lekë/telefonatë, pa TVSH;
ii. numrin, ku duhet të dërgohet;
iii. operatorin, që ofron shërbimin.

Fituesit e çmimeve të ofruara përzgjidhen sipas mënyrës/ave, që detyrimisht përmbajnë elementin rastësor.

Për marrjen e autorizimit, subjekti duhet të derdhë, përpara marrjes së autorizimit, për llogari të Ministrisë së Financave, shumën 200 000 (dyqind mijë) lekë/autorizim. Në rast refuzimi të autorizimit, shuma e paguar është e kthyeshme nga autoriteti, pranë të cilit është arkëtuar shumë, brenda 20 ditësh nga data e refuzimit të autorizimit.

اmimi (premio) i ofruar nga organizatori i lojës së fatit, i konvertuar në vlerë monetare, nuk duhet të jetë më i vogël se 80 për qind e shumës së akumuluar prej pjesëmarrësve në lojë, për lojërat e organizuara nëpërmjet mesazheve (sms) apo të telefonatave.

Për tipet e tjera të lojërave, organizatori duhet të deklarojë në rregulloren e lojës së fatit çmimin, që do të ofrojë, të konvertuar edhe në vlerë monetare.

Tërheqja e çmimit duhet të bëhet e mundur në kohën, vendin dhe mënyrën e publikuar nga organizatori. Në çastin e ndarjes së çmimeve duhet të asistojnë edhe një përfaqësues nga NJMLF-ja dhe një përfaqësues nga drejtoria rajonale tatimore, ku subjekti është i regjistruar, të cilët mbajnë procesverbalin përkatës. Procesverbali i ndarjes së çmimit depozitohet në drejtorinë rajonale tatimore, ku subjekti është i regjistruar.
Subjekti duhet që, 20 ditë përpara ditës së ndarjes së çmimeve të depozitojë një kërkesë te drejtoria rajonale tatimore dhe Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, për njoftimin e datës dhe të orës së ndarjes së çmimeve.

Titullarët e organeve përkatëse pajisin me autorizim personat e caktuar prej tyre, për të asistuar në ndarjen e çmimeve. Mosparaqitja e tyre, në rastin kur është depozituar kërkesa nga subjekti organizues i lojës, i ngarkon me përgjegjësi administrative.
Në rast se organizatori e kryen ndarjen e çmimeve pa njoftuar drejtoritë përkatëse, subjektit i hiqet e drejta për autorizim, për një periudhë 3-vjeçare, pas përfundimit të afatit të autorizimit të lëshuar, dhe organet tatimore kryejnë rivlerësimin e situatës së tij financiare, sipas ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Organizatori i lojës duhet të mbajë, për një periudhë jo më pak se 6 vjet, të gjithë dokumentacionin për lojën promocionale të fatit (mënyrën e zhvillimit, numrin e pjesëmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve, etj.

Ministri i Financave, me udhëzim, përcakton hollësisht procedurat, që duhet të ndjekë autoriteti, i cili do të merret me shqyrtimin e dokumentacionit të subjekteve, aplikues e për autorizim, si dhe mënyrën e kontrollit, që do të ushtrohet nga organet tatimore dhe Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, në zbatim të dispozitave, të këtij vendimi.

Ngarkohen Ministria e Financave, NJMLF-ja, strukturat e kontrollit, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe drejtoria rajonale tatimore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top