Përfundon numërimi i votave në disa bashki, ku bie në sy fitorja në Kavajë e kandidatit socialist Elis Roshi me 6008 vota, përkundrejt 5128 votave që mori kandidati demokrat Refik Rrugeja.(UPDATE)
Kavaja që prej mbajtjes për herë të parë të zgjedhjeve lokale qeverisej nga përfaqësues të Partisë Demokratike.
Vetë Rrugeja, nën siglën e Partisë Demokratike dhe “Aleancës për qytetarin”, kërkonte mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Kavajës.
Po ashtu ka përfunduar numërimi në Kukës ku fitues u shpall kandidati demokrat Hasan Halilaj. Edhe në Librazhd e Cërrik kanë fituar kandidatët demokratë Shefki Cota e Servet Duzha.
Ndërkohë pas përfundimit të numërimit në Kucovë e Divjakë kanë rezultuar fitues kandidatët socialistë.
Pak minuta më parë përfundoi numërimi edhe në Orikum, Lac e Fushë-Krujë, ku rezultojnë fitues kandidatët socialistë.:27T.CH:27