Kavaje, dy pleq zihen per xhelozi

ida angel

:)
V.I.P
Dy pleq zihen për xhelozi, godet me thikë të dashurën e hershme

Pleqte-noa.al_.jpg

Kavajë, 7 maj 2012, NOA - Xhelozia është bërë shkak për një grindje mes dy të moshuarve, të cilët bashkëjetonin prej vitesh në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

66 vjeçarja Sulltane Muharremi është plagosur me thikë nga i dashuri i saj 69-vjeçar Maliq Tafaruçi, pas një konflikti të ndodhur mes tyre për motive xhelozie.

Dy të moshuarit kishin vendosur të jetonin në shtëpinë e pleqve, por duket se edhe në këtë vend nuk kanë gjetur strehën e qetë të jetës.

Të moshuarit e tjerë të shtëpisë thanë se Sulltania ankohej prej kohësh dhe ndihej e kërcënuar nga i dashuri i saj.

Drejtori i shtëpisë së të moshuarve në qytetin e Kavajës Mehmet Rrapi, tregon se 66-vjeçarja Sulltane Muharremi ishte qëlluar me thikë të dielën nga një tjetër banor i shtëpisë së të moshuarve, me të cilin ajo kishte patur një lidhje të hershme.

Sulltane Muharremi ndodhet në reanimacionin e spitalit rajonal të Durrësit.

Policia e Kavajës ka arrestuar 69 vjeçarin Maliq Tafaruçi, i cili është nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Ai pritet të dënohet me disa vite burg.

mit/noa.al
 
Pe: Kavaje, dy pleq zihen per xhelozi

Kot skane thene : Ku eshte plaku derdhet gjaku:)
 
Titulli: Kavaje, dy pleq zihen per xhelozi

Me ben pershtypje qe ne kte moshe ndihet kaq shume ndjenja e dashurise ...aq sa shkakton xhelozi....gje e bukur dhe kjo por gjithmone pa keto pasoja :D
 
Titulli: Kavaje, dy pleq zihen per xhelozi

Une mendova qe mos ishin zene dy pleq per nje plake,por te ike deri aty sben :S
 
Titulli: Kavaje, dy pleq zihen per xhelozi

Te jesh xheloz ne kete mosh nuk ndodh shpesh dhe pse nuk kisha degjuar ndonje her, E shkreta ajo qe ndoshta te ai kerkonte dashuri...
 
Titulli: Kavaje, dy pleq zihen per xhelozi

Dashuria dhe xhelozia nuk njeh moshe ...
 
Titulli: Kavaje, dy pleq zihen per xhelozi

Dashuria dhe xhelozia nuk njeh moshe ...

por ama vjen nje moshe , nje moshe qe mender tyre nuk jan te afte te kuptojn nese i kane veshur breket ose jo, dhe jo te thithin se çbëhet nga dynjaja ( xhelozi e dashuri ).
 
Titulli: Kavaje, dy pleq zihen per xhelozi

Te jesh xheloz ne kete mosh nuk ndodh shpesh dhe pse nuk kisha degjuar ndonje her, E shkreta ajo qe ndoshta te ai kerkonte dashuri...

e pra e shkreta ajo, :S
 
Pe: Kavaje, dy pleq zihen per xhelozi

Nje gje me vjen mire,qe edhe pse nje kembe mbi toke nje nen toke,pleqte kane akoma ndjenja humane,kane deshire te ndezin dashurine edhe pse ndoshta trupi i tyre eshte i plakur...Te ndjesh dashuri e ndjenja nuk ka moshe,pasi si paten thene : Nje pjese te jetes e kalojme duke thene eshte akoma heret,nje pjese e kalojme duke thene uuuu eshte shume vone atehere kur qenka koha??
Une mendoj se per ndjenja e shpirtit ska moshe,ska kohe te caktuar,kur ndjen dicka e ndjen edhe behet me e bukur kur shprehet,pavaresisht se jemi popull i pamarrur vesh paragjykojme,sikur ''copy-right'' e dashurise i takon vec rinise:)...
Ana e keqe e kesaj ngjarje eshte se shkojne gjerat ne zenka,ne irritime dhe me raste deri ne vdekje...
 
Back
Top