Katër të vdekur nga gara me parakalime

cent

...Lontano
Policia: Ishin me shpejtësi të madhe. Dy prej viktimave dhe një i plagosur, kushërinj mes tyre.

Tragjedi në rrugën Peqin-Elbasan. Përplasen 3 makina.
2dqk4ki.jpg
Vendi në rrugën Peqin-Elbasan ku ndodhi aksidenti
5v91yh.jpg
Makinat e perfshira në aksidentin tragjik, ku humben jeten 4 veta
Shpejtësia në rrugën Peqin-Elbasan u merr jetën 4 personave. Aksi nacional u përgjak dje në mesditë me humbjen tragjike në një përplasje fatale, ku u përfshinë 3 makina. Mjetet u copëtuan plotësisht dhe tre drejtuesit mbetën të vdekur në vend, ndërsa një pasagjer ndërroi jetë gjatë transportimit në spitalin e Elbasanit.
Dëshmitarët e pakët që kanë qenë pranë vendit të ngjarjes, pikërisht në fshatin Gjocaj të Peqinit, thanë se u është dukur si një garë makinash që ecnin me shpejtësi. Sipas tyre, në drejtim nga Kavaja drejt Elbasanit kanë parë të vinin me shpejtësi një makinë “Benz” 220 me targa EL 2270 C, e mësuar më vonë që drejtohej nga Halit Tabaku, si dhe një tjetër “Seat” me targa AA 638 D, në timonin e të cilit ndodhej 24-vjeçari nga Kavaja, Xhavit Beu. Dy mjetet kanë qenë me shpejtësi, kur përballë tyre, në drejtim Elbasan-Kavajë po vinte një mjet “Ford Focus”, drejtuar nga 47-vjeçari nga Elbasani, Besnik Tupi. Fillimisht dëshmitarët kanë thënë se u është dukur si garë makinash nga ana e dy mjeteve të para, për shkak të parakalimeve të vazhdueshme. Por e fundit ka qenë tragjikja. Për shkak se nuk është mundur dot të manovrohej në kohë, është bërë përplasja e tri makinave mes tyre. Njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin buzë rrugës, tjetra në krahun tjetër, ndërsa makina e Tupit është copëtuar plotësisht. Në vend kanë mbërritur 3 autoambulanca dhe Policia e Elbasanit, e cila, pasi ka arritur të nxjerrë trupat nga makinat e shkatërruara, ka konstatuar se kishin humbur jetën 3 prej drejtuesve të mjeteve, ndërsa dy pasagjerë ishin në gjendje të rëndë. Dy të plagosurit, të cilët udhëtonin si pasagjerë në mjetin tip “Seat”, kushërinj me drejtuesin e mjetit, janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Gjatë transportimit, numri i viktimave u rrit me humbjen e jetës së 21-vjeçarit Besmir Beu, nga Kavaja. Në gjendje të rëndë ka qenë 26-vjeçari Olsi Beu, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Elbasanit është nisur me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia paraprakisht ka deklaruar se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia e tri mjeteve, të cilat nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në kryqëzimin e Gjocajt. Njëri prej drejtuesve të mjeteve ka qenë duke folur në telefon, çka ka bërë që ai të mos manovrojë. Ekspertët në terren thanë se shmangia ka qenë e pamundur për mjetet, dy prej të cilave ndodheshin shumë pranë dhe tjetri vinte përballë tyre. Pas aksidentit, mjetet janë nxjerrë jashtë rrugës kryesore, duke bërë të mundur qarkullimin e lirë të mjeteve, ngjarje që nga ora 12:00 e deri në orën 13:00 shkaktoi trafik të rënduar në këtë aks rrugor.

Viktimat
Halit Tabaku

Xhavit Beu

Besmir Beu

Besnik Tupi
/Panorama
 
Titulli: Katër të vdekur nga gara me parakalime

Ngushellime familjareve .....keta anglezet kot nuk thone me mire te arrijme vone se kurre .......
 
Back
Top