Kater Ligjet Shpirterore

asopaj

Antarë
“Kater Ligjet Shpirterore”

Ashtu siç ekzistojnë ligje fizike që rregullojnë funksionimin fizik të gjithësisë, ashtu ekzistojnë edhe ligje shpirtërore që rregullojnë marrëdhënien tënde me Perëndinë.

Ligji i pare:

PERثNDIA Tث DO DHE Tث OFRON NJث PLAN Tث MREKULLUESHثM PثR JETثN TثNDE.

Dashuria e Perëndisë
"Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perendia eshte dashuri; dhe ai qe qendron ne dashuri qendron ne Perendine dhe Perendia ne te." (1 Gjonit 4:16).

Plani i Perëndisë
(Jezui tha: ) "Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk" (që ajo të jetë e begatë dhe kuptimplote) (Gjoni 10:10).
Pse shumica e njerëzve nuk po e jetojnë këtë jetë me bollëk? Sepse…

Ligji i dyte:

NJERIU ثSHTث MثKATAR DHE I NDARث NGA PERثNDIA. PRANDAJ Al NUK MUND Tث NJOHث DHE Tث PثRJETOJث DASHURINث DHE PLANIN Qث PERثNDIA KA PثR Tث.
Njeriu është mëkatar "Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia" (Romakëve 3:23).
Njeriu u krijua që të ketë shoqëri me Perëndinë, por për shkak të egoizmit të tij ai zgjodhi të ndiqte rrugën e vet të pavarur dhe shoqëria me Perëndinë e Shenjte u ndërpre. Këtë mënyrë të jetës pa Perëndinë që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Tij, Bibla e quan mëkat.

Njeriu është i ndarë nga Perëndia
"Sepse paga e mëkatit është vdekja" (ndarje shpirtërore nga Perëndia) (Romakëve 6:23) Ky

Njeriu mundohet me perpjekjet e veta të arrijë Perëndinë dhe jetën me bollëk, përmes veprave të mira fesë a filozofisë. Ligji i tretë shpjegon urën e vetme që bashkon njeriun me Perëndinë…

Ligji i trete:

JEZU KRISHTI ثSHTث E VETMJA ZGJIDHJE E PERثNDISث PثR MثKATET E NJERIUT. PثRMES TIJ MUND Tث NJOHثSH DHE Tث PثRJETOSH DASHURINث Qث KA PERثNDIA PثR TY DHE PLANIN Qث AI KA PثR JETثN TثNDE.

Lindja e tij e mrekullueshme
Jezu Krishti nuk ishte biri i nje babai njerezor, por ai u ngjiz nga pushteti i Shpirtit te Shenjte ne barkun e virgjereshes Mari. Kjo eshte arsyeja pse ai quhet Biri i Perendise.
"Dhe Maria i tha engjellit, 'Si do te ndodhe kjo, perderisa une nuk njoh burre?' Dhe engjelli duke u pergjigjur, i tha, 'Fryma e Shenjte do te vije mbi ty dhe pushteti i Shume te Lartit do te te mbuloje me hijen e vet; prandaj i shenjti qe do te linde prej teje do te quhet Bir i Perendise.' "( Luka 1: 34-35)
Ai vdiq që të mos vdisnim ne
Perendia shpengoi duke zevendesuar, me nje qengj te mrekullueshem, djalin e Abrahamit, kur ai po shkonte t'ja sakrifikonte Perendise; njesoj, Perendia shpengoi te gjithe boten me Qengjin e Madh, Jezu Krishtin, i cili vdiq ne vendin tone per te hequr mekatin tone.
" Te nesermen, Gjoni e pa Jezusin qe po vinte drejt tij dhe tha, 'Ja Qengji i Perendise, qe heq mekatin e botes!' " (Gjoni 1:29)
"Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne" (Romakëve 5:8).
Ai u ngjall nga të vdekurit
"Mesia [dmth. Krishti] vdiq për mëkatet tona, në përputhje me profecitë e Shkrimit të shenjtë, dhe u varros. Ditën e tretë, ai u ringjall nga të vdekurit, siç parathuhej në Shkrimin e shenjtë, dhe iu shfaq Pjetrit dhe pastaj tërë rrethit të apostujve. Më vonë e panë më shumë se pesëqind dishepuj; disa kanë vdekur. por shumica janë ende gjallë" (1 Korintasve 15:3 6).
Ai është rruga e vetme për te Perëndia
"Jezui u tha: 'Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje"' (Gjoni 14:6) "Sepse Perendia aq shume e deshi boten, sa dha Birin e tij te vetem lindurin, qe, kushdo qe beson ne te, te mos humbase por te kete jete te perjetshme."
Perendia ndertoi uren mbi humneren qe na ndan ne nga Ai duke derguar Jezu Krishtin, Qengjin e Shenjte te Perendise, per te vdekur ne kryq ne vendin tone, per te paguar denimin per mekatet tona.
"Ai (Krishti)… dha per gjithnje nje flijim te vetem per mekatet" (Hebrenjve 10:12)
Ai i pranon keto tre ligje? Nuk mjafton vetëm t'i dish këto tri ligje shpirtërore..

Ligji i katert:

NE DUHET PERSONALISHT TA PRANOJMث JEZU KRISHTlN Sl SHPثTIMTAR DHE ZOT E ATثHERث MUND Tث NJOHIM DHE Tث PثRJETOJMث DASHURINث Qث PERثNDIA KA PثR NE DHE PLANIN Qث Al KA PثR JETثN TONث.

Duhet ta pranojmë Jezu Krishtin
"Megjithatë, disa e pranuan dhe besuan në të. Ai u dha atyre të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë" (Gjoni 1:12).

Jezuin e pranojmë përmes besimit
"Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Perëndia bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Perëndisë. Askush nuk mund të mburret para Perëndisë për atë që ka arritur…" (Efesianëve 2:8-9).
Kur pranojmë Jezuin, fillojmë një jetë të re. (Lexo Gjonin 3:1-8)

Jezu Krishtin e pranojmë me ftesë personale
(Jezui thotë) "Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai'. (Zbulesa 3:20).
Të pranojmë Jezuin do të thotë që nga rruga e mëkatit të kthehemi (pendohemi) tek Perëndia, ta ftojmë atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi.
Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë intelektualisht që Jezui është Biri i Perëndisë dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet ta pranojmë Atë përmes besimit, si vepër të vullnetit personal.

Që tani mund ta pranosh Jezuin me besim përmes lutjes (Lutja është bisedë me Perëndinë) Perëndia ta njeh zemrën dhe më shumë se fjalët dëgjon atë që të thotë zemra. Besimin tënd mund ta shprehësh me një lutje si kjo:

"Zoti Jezu, kam nevojë për Ty. Faleminderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që m'I fale mëkatet dhe që më dhe jetën e përjetshme. Ulu në fronin ejetës sime dhe udhëhiqe atë, Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem."

A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde? Nëse po, në këtë çast mund të lutesh kështu dhe ashtu siç ka premtuar, Jezui do të hyjë në jetën tënde.


asopaj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top