Katër gjëra të thëna 1400 vite më herët

Kresha

A pretty face can never trick me
"O Allahu im, më ndihmo të Të përkujtoj, të Të falënderoj dhe të kryej adhurimin ndaj Teje siç duhet".


I dërguari i Allahut a.s. ka thënë:

1) Katër gjëra të cilat e sëmurin trupin e njeriut:


a) Të folurit e tepërt
b) Të fjeturit e tepërt
c) Të ngrënit e tepërt
d) Takimet e tepërta me njerëz

2) Katër gjëra që e shkatërrojnë trupin:

a) Shqetësimi (brengat)
b) Pikëllimi (hidhërimi)
c) Uria
d) Të fjeturit e vonuar në mbrëmje

3) Katër gjërat të cilat e thajnë fytyrën e njeriut dhe ia largojnë lumturinë:

a) Gënjeshtra
b) Të qenët i pa respekt / paturpësia (të insistosh me qëllim në gjera të gabuara)
c) Të argumentosh pa dituri adekuate dhe pa informata të mjaftueshme
d) Amoraliteti i tepruar duke bërë gabime pa kurrfarë droje.

4) Katër gjëra të cilat a njomin fytyrën e njeriut dhe shtojnë lumturinë e tij:

a) Devotshmëria
b) Besnikëria
c) Fisnikëria (shpirtgjerësia)
d) Të ndihmosh tjetrin pa të kërkuar ai ndihmë

5) Katër gjërat që pengojnë rriskun (furnizimin):

a) Të fjeturit në mëngjes (prej namazit të sabahut deri në lindje të diellit)
b) Të mos falesh ose të mos jesh i rregullt në namaz
c) Përtacia (papunësia)
d) Tradhtia \ pabesia

6) Katër gjëra të cilat e shtojnë rriskun:

a) Të zgjohesh natën të falësh namaz
b) Të pendohesh thellë
c) Sadakaja e rregullt
d) Të përkujtosh Allahun ne çdo moment (dhikri)


I dërguari i Allahut a.s. ka thënë:

"T'u komunikosh njerëzve sapo të dëgjoni po qoftë edhe një ajet, që ky ajet të ndërmjetësoj për ju në Ditën e Gjykimit".


I dërguari i Allahut a.s. ka thënë:

"Kur të thërret ezani mos bëni asgjë, as mos lexoni Kuran, sepse njeriu i cili flet gjatë thirrjes së ezanit nuk do të është në gjendje të thotë shehadetin në shtratin e vdekjes".

Lexoje këtë lutje për një jetë më të mirë:

All ahumma-ei'nni ala Dhikrike ve Shukrike va husni ibadetike.

"O Allahu im, më ndihmo të Të përkujtoj, të Të falënderoj dhe të kryej adhurimin ndaj Teje siç duhet".
 
Allahu ta shperbleft vella Musliman
Kjo tem eshte dashur moti te hapet shum me interesojn keto gjera
Faleminderit dhe nje her :) Selam Alejkum
 
Amin insha-Allah t'gjitheve nanush. We Alejkum Selam We Rahmetullahi We Berekatuhu :)
 
Interesante keto gjera:)
Dihet qe edhe mepare njerezit ishin te zgjuar, vetem qe nuk kishin mjete te mjaftueshme per te hapur zgjuarsine e tyre ne gjithe boten:)
 
Interesante keto gjera:)
Dihet qe edhe mepare njerezit ishin te zgjuar, vetem qe nuk kishin mjete te mjaftueshme per te hapur zgjuarsine e tyre ne gjithe boten:)

Po te flasim per keto te temes skane ndonje zgjuarsi pervoje kerkojne per te tjera jam dakord me ty :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top