Kastriot Ismailaj tregon si i transferoi paratë

Malsi

Anëtar i Nderuar
Administratori i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj i hodhi poshtë akuzat për pastrim parash. Në seancën gjyqësore të ditës së sotme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ai tregoi se si i kishte lëvizur paratë për të cilat akuzohet nga prokuroria se i ka pastruar.

“Nuk i kam sjellë me çanta, siç pretendon prokuroria, por me anë të bankave. I transferova në Adriatic Development Corporation nga shoqëri të tjera që janë jashtë vendit dhe janë në pronësi timen. 6 prej këtyre shoqërive të mia janë në Zvicër”.

Adriatic Development Corporation është një tjetër shoqëri e Ismailajt. Administratori i DIA –s akuzohet se ka pastruar shuma të mëdha parash nga viti 2006 deri në vitin 2008, përpara se të themelonte DIA –n dhe të firmoste kontratën me kompaninë CEZ, të cilës akuzohet se i ka marrë 5 milionë dollarë.

Prokuroria thotë se ai është pjesë e një rrjeti të madh të ndërkombëtar të pastrimit të parave. Sipas saj, në 2006 – 2008 ai ka depozituar në Adriatic Development Corporation 4.598.501 USD dhe 800.000 EURO, para këto që sipas prokurorisë e kanë burimin të pajustifikuar. Këto shuma janë marrë ngakompania “Hassans Client2ACC“ me seli në Nju Jork, e cila dyshohet gjithashtu për tranferta të paligjshme në SHBA dhe nga kompanitë United Recouces Ag dhe DOMINICUS Ag me seli në Zvicër.

Por Ismailaj tha sot në Gjykatë se këto para janë hetuar më parë, kanë rezultuar pa probleme dhe nëse do të ishin pjesë e një rrjeti të pastrimit të tyre do të ishin bllokuar nga bankat jashtë vendit.

“I kam patur në banka të mëdha në botë. Po të kishte pastrim parash, do të m’i kishin bllokuar këto banka”, u tha ai gjyqtarëve.

Gjykata i ka bllokuar rreth 5 milionë dollarë Ismailajt dhe familjarëve të tij, si pjesë e hetimit për pastrimin e parave. Ky hetim është i veçuar nga ai i çështjes CEZ.

HETIMI PثR CEZ

Kompanisë çeke Kastriot Ismailaj akuzohet se i ka marrë 5 milionë euro nga mbledhja e borxheve. Njëkohësisht e ka dërguar në arbitrazh dhe kërkon 135 milionë euro për prishje të njëanshme të kontratës. Nëse do ta fitojë gjyqin, këto para ai do t’ia marrë shtetit shqiptar, pasi Shqipëria e ribleu CEZ bashkë me borxhet e saj.

Arbitrazhi me CEZ ka përfshirë në debate të forta politikën. Opozita thotë se marrëveshja e DIA me CEZ u nënshkrua me ndërmjetësimin e Ilir Metës dhe se Ismailaj i ka dhënë rryfshet Metës, siç rezulton nga një shkresë e avokatëve të shtetit shqiptar në arbitrash, referuar një investigimi të rrjetit ballkanik të gazetarisë investigative, BIRN.

Emri i Metës për lidhje me DIA –n u përmend më vonë edhe nga ish –Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, i cili thotë se kur ishte ministër, Meta i ka kërkuar atij t’i drejtohet me një shkresë CEZ –it për të pranuar DIA –n si kompani të mbledhjes së borxheve.

LSI i konsideroi akuzat ndaj Metës si skenar për destabilizimin e vendit, me autor Dritan Priftin e Tom Doshin. Spartak Braho, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, u dërgoi një letër krerëve të institucioneve më të larta në vend në të cilë shprehte shqetësimin se Doshi e Prifti po kërcënonin Ismailajn, nëpërmjet gruas së tij, që të implikonte edhe Metën në dëshminë e tij.
1443205340ISMAILAJ-TAMAM_0.jpg

Më vonë, me anë të nënkryetarit Ylli Manjani, LSI e akuzoi DIA –n si sponsorizuese të skenarit për goditjen e Ilir Metës.

Dëshmia e Ismailajt konsiderohet kyçe përsa i përket implikimit ose jo të Ilir Metës. Opozita thotë se Meta është i shqetësuar pasi dyshon se Ismailaj mund të dëshmojë kundër tij.

ARBITRAZHI

Ka mjaft paqartësi mbi të ardhmen e gjyqit DIA – CEZ (sot OSHEE) në arbitrazhin e Vjenës. Ish –drejtori ekzekutiv i DIA –s, pretendon se është kërcënuar nga juristi i OSHEE, Rezat Ruçi. Pala e akuzuar e mohon këtë akuzë. Ish –drejtori nuk është marrë si dëshmitar i mbrojtur nga drejtësia, por ai mbrohet nga policia pasi ndihet i kërcënuar.

Paqartësitë lidhen me dyshimet se disa segmente të mazhorancës janë të interesuar që ai ta fitojë gjyqin dhe segmente të tjerë jo, pasi në këtë mënyrë ai do t’i merrte shtetit 135 milionë euro.

Analistë pranë qeverisë kanë artikuluar disa herë se do të gjendet një zgjidhje mes DIA dhe shtetit për arbitrazhin. Por një ditë më parë Kastriot Ismailaj tha prerazi në gjykatë: “Nuk tërhiqem nga çështja në Arbitrazh”. Lapsi.al
 
Titulli: Kastriot Ismailaj tregon si i transferoi paratë

Ta pezullojne direkt k'te Meten .... K'tu flitet per shuma marramendese . Sigurisht qe duhet dhene prova per c'do Euro te fituar dhe qe eshte levizur lart e poshte ....bankave jashte shtetit ky mund te ju kete dhene c'do lloj justifikimi, pasi nuk eshte nenshtetas perkates i ketyre vendeve qe te ju japi llogari lart e poshte , nuk eshte taksapagues i ketyre vendeve plus vendburimi i ketyre lekeve nuk vjen nga keto shtete perkatese , ky thjeshte perdor bankat... dhe i i transferon leket sa ne nje banke ne nje tjeter ... mendon qe fakti qe hyjne e i nxjerr neper banka te ndryshme jashte shtetit ky eshte edhe justifikimi qe keto lek jane te verifikuara - gomari. Ky eshte taman pastrim lekesh .
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top