Kartolina për politikanë dhe sharlatanë!

LeVoyageur

Once upon a time...
1. Flamur Nokës

Nëse do të bëhej garë,
do të sosej kohë e tersit,
do dilje në vend të parë,
si: “Idiot i Universit”.

2. Arben Ristanit

Ty të kam nga vendi im,
nga Zagori e dëgjuar,
por shkove që në fillim,
në “kutinë” e gabuar!

3. Mesila Dodës

Shpesh je qasur tek fashizmi,
ke qenë Njëshi në beteja,
me ty-antikomunizmi,
mori përmasa të reja!

4. Albana Vokshit

Ija-Enverin strehoi,
Asimi ra për lirinë,
ti ke mbiemër Heroi,
por nuk je një heroinë!

5. Shpëtim Idrizit

Shpesh shantazhon LSI-në,
po me letrat hapur lot,
po unë e di historinë,
Metën nuk e sfidon dot!

6. Vangjush Dakos

Ke fuqi prej perëndish,
bën çudi me një copë letër,
meqë nxore një Berishë,
pse nuk fut Berishën tjetër?!

7. Jozefina Topallit

Dhe dikur për ty kam shkruar,
për sharmin dhe bukurinë,
por koha ta ka punuar,
të ka shkrehur-Jozefinë!

8. Kastriot Islamit

Nxore fytyrë pas fytyre,
gjithë punën tënde e dhjeve,
sot je në mes të atyre,
që dot kafkat nuk ua theve!

9. Namik Dokles

Kurrë s’ja fute Katundit,
dhe kur sajoje batua,
po këto vitet e fundit,
ece në rrugë të buta!

10. Ilir Beqjas

Je në vend shumë delikat,
ndaj dhe shumë ta kanë inatin,
po ti je njeri me fat,
gjithnjë e rimerr mandatin!

11. Spartak Brahos

Që në vitet Nëntëdhjetë,
socialistja fort na pleksi,
je i vetmi deputet,
që nuk ke kurrfarë kompleksi.

12. Monika Kryemadhit

T’u shkrua një fat floriri,
nuk linde për punë shtëpie,
por sa të jetë Iliri,
ti do jesh gjithmonë në hije.

13. Agron Dukës

Fati pas dore s’të la,
bëre dhe Parti të re,
tek Luli je me qira,
se shtëpinë e ke tek ne!

14. Mirela Kumbaros

Me ç’ke bërë e s’ke bërë,
që të gjitha do të treten,
po si kujtim për të tërë,
Art-Bunkerët do të mbeten!

15. Adriatik Llallës

Drejtësia u prangua,
që ditën që ti u vure,
me ato rrjetkat e tua,
asnjë peshkaqen nuk zure!

16. Bujar Leskës

Mori vlerë të re me tyja,
Kontrolli i Lartë i Shtetit,
pa Të do qe Shqipëria,
në ditën e kiametit!

17. Visho Ajazit

Ti zbulon sekrete plot,
sa s’i shkon në mend njeriu,
po s’të shkon mundimi kot,
se raporton tek Saliu!

18. Zaganjorit

Kur dot President nuk shkove,
të dhanë Gjykatën e Lartë,
por asnjë ditë nuk u shqove,
se zgjodhe mesin e artë!

19. Dedjes së Kushtetueses

Të kemi në Shqipëri,
të parën mbi gjithë gjykatat,
e kemi peshqesh nga ty,
që s’u hapën negociatat!

20. Sali Berishës

Dhe pse trurit të shkretuar,
s’i ka mbetur asnjë ledh,
ti je njeri i betuar,
armët kurrë nuk i hedh!
Dita
A. Duka
 
Back
Top