Karficat e zbukurimit
Karficat e zbukurimit, ndoshta me shume i mbani mend nga gjyshet ose mamate e juaja. Ne kete kohe te ‘’klonimit’’ dhe ‘’kopjimit’’, kur te gjitha vajzat ngjajne nje njera tjetren, kthimi i disa detajeve te haruarra, mund te jete nje freskim i vertete dhe nje theksim u individualitetit dhe vecantise.
Karficat si aksesore nuk do thote qe duhet t'i mbani vetem ne kemishen tuaj ose ne xhaketa, mund ta vendoni edhe ne ndonje vend jo shume te zakonshem si p.sh ne ripin e fundit.
Karficat me ngjyre argjendi pershtaten me pothuajse te gjitha ngjyrat dhe mund t’i kombinoni ne raste te ndryshme, si ato solemne poashtu edhe ne rastet me joformale.
Me keto lloj aksesori ne menyre te jashtzakonshme thyhet monotonia e nje fustani te thjeshte dhe njengjyresh.
Pergaditi per FV-ne Deliza