Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kardinali Kasper: Vatikani nuk planifikon ta njoh Kosovën

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Vatikani nuk ka ndërmend ta njoh pavarësinë e Kosovës, ka thënë Kardinali Walter Kasper për të përditshmen katolike “Kathpress”.
Kardinali është Kryetar i Këshillit Papnor për Promovimin e Unitetit të Krishterë me seli në Vatikan. Ai ishte në vizitë muajin e kaluar në Rusi ku u takua me kreun e Kishës Ortodokse Ruse patriarkun Aleksej i Dytë.

Kasper tha për mediat ruse se “Vatikani kupton shqetësimet e Rusisë dhe Kishës Ortodokse mbi problemin e Kosovës . Ne gjithashtu kuptojmë se Kosova është djepi i Kishës Ortodokse Serbe”.

Ai gjithashtu shtoi se pozicioni i Selisë së Shenjtë është se të gjitha minoritetet etnike kanë të drejta të barabarta fetare , kulturore , sociale dhe për vetëvendosje .Por, sipas Kardinalit Kasper, serbët janë seriozisht të "kufizuar" në arritjen e këtyre të drejtave.

Walter Kasper brenda qarqeve diplomatike të Vatikanit njihet si "një prej personaliteteve më me ndikim të Kishës dhe një ndër diplomatët më të mirë të Vatikanit dhe si njeri që gëzon besimin e tanishëm të Papa Benediktit të XVI ".

Duket se në ndryshimin e pozicionit të tanishëm të Vatikanit nuk ka ndikuar as prezenca e komunitetit të vogël katolikë në Kosovë .

Komuniteti më shumë se 60.000 katolikë me origjinë kryesisht etnike shqiptare ka përjetuar vështirësi me çështjet praktike në jetën e Kishës, Vatikani shpreson gjithashtu për të përmirësuar marrëdhëniet në mes të kishave lokale dhe Kishës globale. Kur Kryepeshkopi Juliusz Janusz u emërua nga Papa Benedikti XVI, si ambasador i ri, ose "Nunci Apostolik", në Slloveni më 10 shkurt, ai ishte gjithashtu i ngarkuar me përgjegjësinë e delegatit apostolik në Kosovë. Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë shpjegoi se si një delegat apostolik e ka përgjegjësinë e tij "thjeshtë të karakterit kishtar" dhe se "lidhja mes Vatikanit dhe katolikëve në Kosovë është krejtësisht e dallueshme nga aktiviteti diplomatik" .

"Misioni i një delegati apostolik nuk është i një natyre diplomatike por (ajo) i përgjigjet kërkesës për të plotësuar në mënyrë adekuate nevojat baritore të besimtarëve katolik", kishte thënë përmes një deklarate Vatikani.

Kryepeshkop Orlando Antonini, Nunci i Vatikanit në Serbi, në një intervistë për gazetën Politika të Beogradit kishte bërë garanci se Selia e Shenjtë nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën.

Delegatët apostolike ekzistojnë në situata të ngjashme në të gjithë botën Porto Riko, për shembull, është ligjërisht një territor amerikan, por ajo është brenda juridiksionit të Kishës së Republikës Domenikane. E njëjta gjë është e vërtetë për ishujt e Karaibeve dhe vende të tjera në botë, shpjegoi ai.

Si për diskutim në Vatikan për njohjen e pavarësisë, Nunci tha Selia e Shenjtë nuk do të flas deri sa Qeveritë në Prishtinë dhe Beograd nuk do të merren vesh vet mbi temën e statusit të Kosovës. /Telegrafi/
 
Titulli: Kardinali Kasper: Vatikani nuk planifikon ta njoh Kosovën

nime koka KASPER ky :D


Realiteti qe shum kujt si pelqen :
Qendrat e Religjioneve dhe Kosova!

Vatikani i katolikëve nuk njeh pavarsinë e Kosovës
Tel Avivi i çifutëve nuk njeh pavarsinë e Kosovës
Pekingu i budistëve nuk njeh pavarsinë e Kosovës
New Delhi i hindusëve nuk njeh pavarsinë e Kosovës
Moskva e ortodoksëve nuk njeh pavarsinë e Kosovës

Mekka e Muslimanëve NJEH pavarsinë e Kosovës!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back