Karakteret dhe mbipesha

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Karakteret dhe mbipesha

Shkencëtarët amerikanë mendojnë se leximi mund t’u ndihmojë vajzave të reja që të humbin disa kilogramë.
Universiteti “Duke”, ka analizuar vajza të moshave nga nëntë deri në trembëdhjetë vjeçare, të cilat kanë lexuar një libër, personazhi kryesor i të cilit ka qenë i trashë, ndërsa vajzat tjera me moshë të ngjashme kanë lexuar një tjetër libër të zakonshëm. Po ashtu ka ekzistuar edhe një grup i tretë i cili është konsideruar si grup i kontrollit dhe ata nuk kanë lexuar asgjë.

Pas përfundimit të programit i cili ka zgjatur gjashtë muaj është vërejtur zvogëlim i peshës trupore te të gjitha grupet. Mirëpo, rezultate më të mira janë vërejtur te grupi i vajzave të cilat e kishin lexuar librin me personazhin me mbipeshë trupore, pasi që një protagonist i tillë ka ndikuar psikikisht që secila vajzë ta gjejë veten në të dhe ka kërkuar të përmirësohet që të mos i ndodh e njëjta gjë edhe me peshën e saj me ç’rast do të përfitonte mosrespektim, ngjashëm me karakterin e librit.

Humbja në peshë te këto vajza ka qenë dyfish më e madhe sesa ato vajza të cilat e kanë lexuar librin pa personazh të trashë, ndërkohë humbja në peshë te vajzat të cilat nuk kanë lexuar aspak, ka qenë shumë e vogël në krahasim me dy grupet të cilat kanë lexuar libra të llojeve të ndryshme. /Telegrafi/
 
Më pak të uritur pas aktivitetit

Disa djersit gjatë ecjes, të tjerët gjatë ngritjes së peshave, ndërsa përveç formimit të muskujve ky aktivitet fizik ndikon edhe në apetit. Llojet e ndryshme të ushtrimeve ndikojnë në mënyrë të ndryshme duke aktivizuar hormonet e urisë.
Ushtrimet e ndryshme trupore, veprojnë në mënyrë të ndryshme në prodhimin e dy hormoneve kryesore të cilat ndikojnë në apetit: grelina (shton apetitin) dhe peptidi YY (zvogëlon apetitin).

Shkencëtarët e Universitetit të Loughboroughut duke analizuar ndikimin e aktivitetit fizik të disa studentëve kanë vërejtur se gjatë vrapimit nëpër trakë shtohet prodhimi vetëm të hormonit grelin, ndërsa gjatë ushtrimeve aerobike vërehet shtimi i peptidin YY.

Studimi është zhvilluar te disa studentë meshkuj përgjatë tri seancave stërvitore. Gjatë një seance (tetë orëshe) njëri grup ka vrapuar 60 minuta ndërsa shtatë orë ka pushuar, ndërsa participantët e grupit tjetër kanë ngritur pesha gjatë 90 minutave, dhe pas këtyre ushtrimeve kanë pushuar gjashtë orë e gjysmë. Grupi i tretë ka qenë grupi i kontrollit, në të cilin participantët aspak nuk kanë ushtruar. Të dy grupet të cilat kanë ushtruar kanë pasur mungesë të dëshirës për ushqim (apetitit) gjatë ushtrimeve.
Grelina është hormon i cili është zbuluar para dhjetë vitesh në Japoni, ndërsa paraprakisht ishte konsideruar se është hormon i ngjashëm me atë të rritjes, ndërsa vonë është vërejtur ndikimi i tij në apetit. Ndërsa peptidi YY është i njohur qe katër shekuj.

Edhe pse vërehet mungesë e apetitit te personat të cilët ushtrojnë, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të japin përgjigje nëse zvogëlohet në mënyrë të vazhdueshme niveli i grelinës me anë të ushtrimeve. /Telegrafi/
 
Back
Top