Kapshticë, 7 mijë euro për azil në Francë, arrestohet polici kufitar dhe dy të tjerë

Kapshticë, 7 mijë euro për azil në Francë, arrestohet polici kufitar dhe dy të tjerë

kapsh.jpg


Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Green Border2” (Kufiri jeshil). Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka bërë arrestimin e shtetasit Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë. Në pranga përfunduan edhe Majlinda Seiti, 52 vjeçe dhe Adriano Kocoli, 52 vjeç, lindur e banues në Korçë.

“Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim.

Në disa raste këta shtetas, në bashkëpunim me punonjësin e policisë, tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Evropës”, sqaron policia. Vijon hetimi për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top