Kapitullimin e PD-së nuk e ndalin më as brekët e Shukriut

Guest2

Antarë i Respektuar
Nga Jetmir Olldashi

Zgjedhjet në Dibër përfunduan dhe as brekët e Shukriut nuk e shpëtuan Partinë Demokratike nga humbja. Sigurisht kemi dëgjuar akuza nga eksponentë të lartë të opozitës se krimi dhe falangat e botës së nëndheshme po mernin procesin zgjedhor në dorë. Kemi parë me zë dhe me figurë gjithë shtetin në Dibër dhe eksponentë të malavitës të cilët mbështesnin fitoren e një mjeku kundër një profesori në një nga bashkitë më të mëdha të vendit.

Kemi dëgjuar dhe jemi dëshmitarë të refrenit opozitar se ajo lulja çudibërëse kanabis sativa (hashash) do t’i blinte edhe këto zgjedhje. Kemi parë sesi një biznesmen-politikan si Sadri Abazi shpalosi gjithë gjuhën e urrejtjes ndaj opozitës, duke na kthyer vite mbrapa si shoqëri.

Kemi parë bash ministrinë e errësirës ose të dritës ta quajë secili sipas qejfit, Damian Gjiknurin, i cili me një qese plot me qesen e OSHEE-së me lekët e gjakut të shqiptarëve qeraste klientët e qeverisë dhe falte fatura energjie për militantët partiakë ndërsa disa shqiptarë të tjerë dergjeshin burgjeve për fatura 30 mijë lekëshe. Të gjitha këto dhe të tjera që është e vështirë të tregohen, i kemi parë dhe dëgjuar me zë dhe me figurë sikundër pamë të mbathurat dhe epshet kafshërore të Shukriut, qytetarit të parë të Dibrës, i cili një vit më parë kishte fituar në këtë bashki duke tronditur origjinën e kryetarit të PDSH-së Lulzim Basha.

Të gjitha këto mjaftojnë për ta prishur, manipuluar apo deformuar një proces zgjedhor në një vend si Shqipëria ku pushteti i ka manipuluar gjithmonë votat sipas dëshirës. Por rezultati i thellë dhe vetë humbja ka nevojë të shikohet si një kapitullim pa kushte i Partisë Demokratike.

Analizën dhe shkaqet Parti Demokratike dhe mbështetësit e saj duhet ta shohin brenda vetes.
Së pari ky lidership (kryetari, sekretarët dhe anëtarët e Kryesisë) nuk ngjallin besim te qytetarët shqiptarë.

Fakti që një qytetar e shet votën për 20 apo 50 mijë lekë të reja është e qartë po aq sa dhuna që ushtron pushtetin se kjo opozitë nuk ngjall shpresë. Largimi i Sali Berishës për mirë ose për keq e ka kapitulluar pa kushte partinë më të madhe të opozitës.

Le të analizojmë aksionin politik të opozitës në 12 muajt e fundit.

Pas një humbje dërrmuese dhe spektakolare të zgjedhjeve vendore të 2015-ës, askush nuk u bë përgjegjës për disfatën. Arben Ristani, Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli vazhduan të qetë punën e tyre, a thua se Partia Demokratike i fitoi zgjedhjet. Në fakt i humbi në mënyrë torturuese për militantët e saj dhe turpëruese për lidershipin e saj. Një parti që nuk vë gishtin mbi probleme është e destinuar sigurisht të dështojë e të dështojë pa fund. Do mjaftonte qoftë edhe një aksion i vetëm opozitar, por kohere t që opozita ta kishte rrëzuar këtë qeveri që më shumë se qeverisje ka prodhuar krim edhe korrupsion. Askush nuk mbajti përgjegjësi për zgjedhjet e 2015 edhe pse në disa rrethe kandidatët u katapultuan nga Tirana (rasti i Durrësit), ndërsa në disa të tjerë nga republikanët. Pati zëra dhe akuza se eksponentë të lartë të PD-së sekretariati i saj i kishte shitur kandidaturat për disa qindra mijëra euro të thata (rasti i Beratit, dhe i Himarës ku kandidatët u katapultuan nga Ben Ristani) por edhe pas humbjes askush nuk mbajti përgjegjësi.

Gjatë këtij viti brenda opozitës u zhvilluan zgjedhje siç ishin dhe ato të forumit rinor dhe degë të veçanta. Pavarësisht propagandës, ato ishin farsa të vërteta elektorale, ja si këto në Dibër.

Problemi i vetëm i PD-së është fakti që Flamur Noka nuk është më trim se Arben Ndoka, rrjedhimisht do i humbasë zgjedhjet nëse vendos t’u përgjigjet me të njëjtën monedhë socialistëve të cilët tashmë e kanë kapur të gjithë malavitën nga jugu në veri sidomos me barin e ri çudibërës kanabis sativa, i cili ka pushtuar lëndinat, përrenjtë dhe luginat e kodrave dhe maleve të Shqipërisë.

Nga pikëpamja taktike opozita dështoi pasi për një vit u var pas topeve të Ilir Metës duke pritur që ato të binin. Nëse pyesje qytetarë të thjeshtë e demokratë pa pushtet (pa pushtet edhe në vitet 2005-2013), të gjithë e përbuznin dhe ishin kundër një koalicioni me Ilir Metën. Ndërsa zyrtarët pranë kupolës blu shpreheshin të sigurtë për një koalicion parazgjedhor, pas zgjedhor ose diabolik me Ilir Metën dhe partinë e tij.

Në fakt Ilir Meta ka mosmarrëveshje me Edi Ramën, por ato nuk janë mosmarrëveshje parimore, por për ndarjen e pasurisë publike për të shkatërruar dhe përvetësuar atë çka ka mbetur ende. اdo marrëveshje me LSI-në nuk është marrëveshje për shqiptarët dhe demokratët, ajo është një skllavërim i ri.

Problemi i opozitës janë zgjedhjet dhe demokracia e brendshme. Pranimi i gabimeve në pushtet dhe në opozitë, tërheqja e kandidatëve kollovarë dhe spastrimi i plotë nga bythpambukët që kanë pushtuar selinë blu, ose shtëpinë e lirisë siç i pëlqen ta quajë Lulzim Bashës. Nëse u paraqet shqiptarëve oferta të tipit Flamuri kundër Arbenit sigurisht që do fitojë ai që është më trim dhe me keqardhje duhet ta pranojmë se trimat ata i kanë marrë tashmë. Asnjë demokrat dhe qytetar i depolitizuar shqiptar nuk ka garanci se qeveria nuk do ti manipulojë dhe zgjedhjet e vitit 2017.

Nëse ato zgjedhje do të shërbejnë për të bërë disa eunukë deputetë dhe që PD-ja të presë zgjedhjet e 2021 që të marrë pushtet, atëherë më mirë udhë e mbarë i qoftë me këto ritme në 2021 do të jetë forcë e tretë politike.

Deri atëherë ndoshta Basha do të ketë reflektuar. Kostot e këtij reflektimi të vonuar do i paguajnë shqiptarët, të cilët deri atëherë do vazhdojnë ta shesin votën tek ai që ofron më shumë.
 
Titulli: Kapitullimin e PD-së nuk e ndalin më as brekët e Shukriut

Nuk ja di qellimin e Jetmirit, por bravo i qofte.

hajduti
 
Titulli: Kapitullimin e PD-së nuk e ndalin më as brekët e Shukriut

Nje vendi apo me mire te themi se per nje vend me shume se qeverisja e mire eshte e nevojshme nje opozite e mire.
 
Back
Top