Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kapet zvicerani i dyshuari për vrasjen e terapeutes shqiptare

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ndjekja e përmasave ndërkombëtare që i është bërë të dyshuarit për vrasjen e terapeutes sociale , shqiptares Adelina M., të kryer të premten që shkoi ka sjellë rezultat. I dënuari me 20 vjet burg për dy dhunime të kryera, Fabrice A., është kapur në kufirin në mes të Gjermanisë dhe Polonisë. Prokuroria e përgjithshme e Gjenevës ka vërtetuar të dielën një raportim që ka publikuar gazeta “Tribuine de Geneve” lidhur me arrestimin e personit në fjalë.

300_200_15_09_13_118627_b.jpg


Siç është raportuar gjerësisht në mediet e Zvicrës gjatë këtyre tri ditëve, i dënuari kishte dalë të enjten rreth orës 11 paradite nga qendra për terapi sociale “La Paquerette” e Gjenevës së bashku me terapeuten sociale, për kalërim, që ishte pjesë e terapisë.

Pasi që ata nuk ishin paraqitur në terminin e paraparë në orën 11 në sallën e kalërimit dhe terapeutja nuk u përgjigjej telefonatave, qe ngritur alarmi. Të nesërmen, e premte, ishte gjetur kufoma e terapeutes 34 vjeçare në një pyll afër Gjenevës.

I dyshuari për vrasje ishte në arrati. Gjurmët e fundit të tij çonin në stacionin e trenit në ثeil am Rhein të Gjermanisë. Pastaj ai është kërkuar më kot nga policia gjermane me angazhimin e njësiteve speciale dhe me helikopterë.
140_97_15_09_13_21834_a.jpg


Rrethanat e kapjes së tij, që ka ndodhur sot, ende nuk janë sqaruar plotësisht.albinfo
 
Titulli: Kapet zvicerani i dyshuari për vrasjen e terapeutes shqiptare

Manjak njerezit kan deviju sdin as te cili grup i shtazeve me i shti tipat e ketij lloji
 
Pe: Kapet zvicerani i dyshuari për vrasjen e terapeutes shqiptare

Eh kështu ndodh kur shteti dështon.

Kriminelët shpërblehen, kurse të dëmtuarit
as kompenzim minimal nuk marrin.

Ne çofshim me adetet shiptarçe, këtij inshallah nuk i zgjatë shumë!
 
Pe: Kapet zvicerani i dyshuari për vrasjen e terapeutes shqiptare

Gjenevë: Viktima Adeline M. nuk ishte shqiptare
f1_f1_17adeline13794371131379490153.jpg



Publikuar: 17.09.2013 - 18:59

Gjenevë, 17 shtator - Ministria Publike e Kantonit të Gjenevës konfirmon
për albinfo.ch se viktima Adeline M. ishte me origjine zvicerane dhe jo shqiptare

Në mediet shqiptare është shpërndarë lajmi se terapeutja 34-vjeçare, Adeline M.,
e zbuluar e pajetë në një pyll afër Gjenevës, ishte shqiptare, pa cekur ndonjë burim dëshmues.

Mirëpo, në bazë të hulumtimeve dhe burimeve të kryqëzuara të kryera nga albinfo.ch,
asnjë element lidhur me të ndjerën nuk shtyn të pohohet origjina e saj shqiptare.
Ndryshe, duke iu referuar informatave të sjella enkas për albinfo.ch nga Ministria Publike
e Kantonit të Gjenevës, bëhet e ditur se zonja Adeline M. nuk ishte shqiptare.

Adeline M. quhej Adeline Morel, nëna dhe babai i saj mbajnë po ashtu patronime
joshqiptare, bëjnë të ditur burime të ndryshme.

Adeline ishte zhdukur pasi që kishte dalë të enjten rreth orës 11 paradite nga qendra
për terapi sociale “La Paquerette” (Gjenevë). Ajo shoqëronte vetëm Fabrice A.
(i dënuar me 20 vjet burgim për dhunim) në një aktivitet që ishte pjesë e terapisë.

Banorët e Zvicrës janë tronditur me këtë vrasje makabre. Mediet e ndryshme bën të
ditur se i dyshuari, i cili pas vrasjes ishte në arrati, është kapur në kufirin në mes të
Gjermanisë dhe Polonisë.

Opinioni publik dhe mediet zvicerane kanë vërshuar institucionet zyrtare me pyetje rreth
papërgjegjësisë së treguar me lëshimin e përdhunuesit vetëm me një grua të re.


Koha.net
 
Titulli: Kapet zvicerani i dyshuari për vrasjen e terapeutes shqiptare

he mor riki mir bere qe e prune kete shkrim se mu bo diqka ne kine mediat kqyrin me jav lon shqiptareve
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top