Kapet i gjallë krokodili me peshë 1 ton dhe gjatësi 6.40 metra

Ai peshon 1 ton dhe është përgjegjës për ngrënien e së paku një peshkatari. Megjithatë, ky krokodil përbindësh më në fund është kapur nga 100 peshkatarë të kujdesshëm.Me një gjatësi prej 6 metrash, ai është krokodili më i madh që është kapur ndonjëherë i gjallë. Kjo bishë u kap në fshatrat e Filipines tre javë pasi ishin vënë në gjuetinë e tij, pasi fshatarët kishin 20 vjet që jetonin nën frikën e tij. Të friksuar por të detyruar për t’i ballë kësaj mostre, për të siguruar familjet e tyre njëherë e mirë, ata ja arritën me sukses duke mos e besuar as vetë!
“Kur e pamë më në fund të kapur, nuk u besonim syve tanë! Ishte aq i madh sa të gllabëronte tri burra njëherësh.”
Ata nuk mund ta linin këtë fitore të kalonte pa u fotografuar dhe memorizuar mirë; prandaj e lidhën mirë dhe ftuan të gjithë banorët e fshatit për ta gëzuar pamjen. Por kjo nuk do të thotë që 37 mijë banorët e atij rajoni të jetojnë të qetë, pasi përreth nëpër këneta mund të gjenden krokodilë të tjerë.
Gjithësesi, ky krokodil gjigand i kapur i gjallë është shndërruar në një objekt interesant për turistët. (LajmeShqip.com)
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top