Kapen pedofilët shqiptarë në Greqi. Foto me minorene

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kapen pedofilët shqiptarë në Greqi. Foto me minorene


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Pasi janë marrë në pyetje nga Hetuesia të gjithë paraditen e së enjtes, dy shtetas shqiptarë, 40 dhe 32 vjeç, do të çohen në orët në vijim te prokurori, me akuzat për pornografi fëmijësh, joshje fëmijësh për qëllime pornografike dhe posedim të fotografive të të miturve me përmbajtje të pamoralshme.

Arrestimi i tyre është bërë një ditë më parë, në Ilia të Peloponezit, pas denoncimit të një nëne në Kretë, që ka zbuluar se vajzës së saj të mitur i ka kërkuar fotografi intime të trupit të saj një person i panjohur në “Facebook”.

Menjëherë është vënë në veprim policia e Krimit Elektronik, që ka gjurmuar në internet personat në fjalë dhe ka gjetur vendndodhjen e tyre.

Sipas policisë, 40-vjeçari kishte krijuar më shumë se 10 profile të ndryshme në rrjetet sociale, me anë të të cilave lidhej me vajza të mitura në të gjithë Greqinë, komunikonte me to dhe më pas i detyronte të dërgonin fotografi të tyre me përmbajtje pornografike.

Vetëm në celularin e tij janë gjetur mbi 500 fotografi me material pornografik, ndërsa edhe bashkëpunëtori i tij akuzohet se ishte në dijeni të veprimeve të tij dhe e ndihmonte.

Të dy shtetasit shqiptarë, emrat e të cilëve ende nuk publikohen, kanë rezultuar se ndodheshin në Greqi pa leje të rregullt qëndrimi.

/ Top Channel
 
Parimisht jam kunder denimit me vdekje por per keta lloj njerezish e per ca te tjere do doja te kishte denim me vdekje.
 
JO per te spekuluar por kshu u tha edhe per rastin e anglezit David Brown dhe ka 11 vjet ne burg e tani del qe femijet kane genjyer...

imagjino ta kishin denuar me vdekje....pffff
 
Back
Top