Kapen kontrabandë 20 tonë këpucë të përdorura

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Dyshimi, u deklaruan në llogari të OJF-së "Bujaria Shqiptare"

Ka mjaftuar një dyshim i autoriteteve doganore të Tiranës, për të arritur në zbulimin se deklarata e një OJF-je ishte e rreme. Për pasojë, rezultoi se OJF-ja, që në fakt nuk ekzistonte si e tillë, u kap në tentativë për të futur në treg në formë kontrabande rreth 20 tonë këpucë të përdorura. Drejtoria e Përgjithshme e Doganës deklaroi dje se shoqata "Bujaria Shqiptare" kishte nisur procedurat për të përfituar autorizimin për përjashtim nga taksat dhe ka paraqitur një kërkesë të kryetarit të Bashkisë Kamzë, i cili kërkonte lejimin e kësaj ngarkese të pretenduar si ndihmë humanitare për banorët e bashkisë së tij.

Drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Doganës Tiranë dyshuan për vërtetësinë e këtij dokumenti (një fotokopje me ngjyra që të dukej si origjinale), i cili mbante datën 5 qershor 2009. Specialistët e informacionit (strukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës), pas verifikimeve në Bashkinë Kamzë dhe kontakteve me autoritetet lokale, sqaruan se dokumenti ishte i falsifikuar dhe asnjë kërkesë e tillë nuk ishte bërë nga kjo bashki.

Strukturat e Anti-kontrabandës kanë kryer bllokimin e kamionit dhe bazuar në dispozitat e Kodit Doganor, kanë njoftuar strukturat e krimit ekonomik, ndërsa të gjitha materialet i kanë kaluar për hetim prokurorisë.

*shqip*
 
Back
Top