Kapele...

*deliza*

VIP
V.I.P
Kapelat-sheshiret

Nje nga detajet me te rendesishme gjate kesaj vere jane dhe kapelat ( sheshire ju themi ne ketej nga Maedonia :) ) Edhe pse nje nga koleksionet me terheqese te kapelave kete vere kane qene ato te Dior, edhe ato te dizajnereve te tjere nuk kane ngelur mprapa.

shesh.jpg

Ndoshta deri tani nuk i keni pas pjese te gardarobes tuaj dhe nese po mos vazhdoni te beheni skeptik dhe paragjykues ndaj ketij detali. Nuk duhet te thote se jane vetem ato qe mbahen neper gala mbremje nga zonjat/damat, kapelat jane aksesore te atille qe e bejne femren te jete me terheqese dhe misterioze, andaj dhe mos e mohoni. Nje fustan klasik me nje kapele – sheshir do t’ju bente dhe me ekstravagante.



women_c_big1.jpg

shesh3.jpg


women_small21.jpg

Dizajne te sheshirave :)


shehs4.gif

Pa mar parasysh se si ju do e perdorni ate, kete vere, si aksesore shtese apo per mbrojtje nga dielli, ai do ju pershtatet ne menyre te perkryer.


sheshr.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Kapele!

Me sezonin e bukur jane te shumte aksesoret qe pas dimrit te gjate nxjerrin jashte garderobes ato qe i duhen per te kompletuar look-un veror dhe per ta bere me trendi. Jane aksesoret si rripa, foulard, cantat e plazhit dhe kapelet. Jane pikerisht kapelet aksesoret me "in" per te mbajtur gjate dites dhe per aperitivet ne buze te detit qe na lejojne te mbrohemi nga rrezet e diellit, por ne menyre trendi dhe ne mode. Ja se cilat jane kepelet me shik per te mbajtur kete vere./Ikubinfo*/
Images.jpg
Images.jpg
Images.jpg

Images.jpg
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    58.7 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    80.5 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    43.4 KB · Shikime: 0
  • Images.jpg
    Images.jpg
    80.3 KB · Shikime: 0
Pe: Kapele ne tendence per veren 2011

sigurisht qe smund te ngelesha pa nje aksesor te tille...e kam nje kapele si te figura e dyte....del e tepron ajo per gjithe veren...:):p
 
Pe: Kapele ne tendence per veren 2011

Sa tmira ata poshte kapeleve
 
Pe: Kapele ne tendence per veren 2011

Po ndo nje kapele me gazet a ka ktej verdall se ashtu i kemi mbajt nje her e me nje koh gazeten zeri popullit e beni kapale :D
 
Pe: Kapele ne tendence per veren 2011

Te bukura modelet e kapeleve ......
 
Pe: Kapele ne tendence per veren 2011

e me e bukura e ke4saj mode esht se nuk jan vec kapele per plazh,por mund te kombinohen shum bukur dhe kur del,me veshje te ndryshme
 
Pe: Kapele ne tendence per veren 2011

Mua e para dhe e dyta me pelqejne me shume :D
 
Kapelet e kësaj vere? Ato të kashtës

grua-me-kapele-ne-plazh-300x271.jpg


E kërkuar…e kërkuar…e kërkuar për vite me radhë. Një herë e një kohë një aksesor i aristokratëve, sot e mbajnë të gjithë, me ndonjë ndryshim të vogël tek lloji.

Kapelet e kashtës. Me ngjyra të njëtrajtshme, apo me shumë ngjyra. “Të stolisura” me lule, shirita, qëndisje, gurë, temina e çdo element zbukurues. ثshtë gjithnjë në modë dhe nuk ka për të ‘perënduar” kurrë kapelja e kashtës, kjo veçanërisht gjatë stinës së verës. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe këtë vit, ajo që mbizotëron është kapelja e kashtës. Për këtë mjafton tu hedhësh një sy vitrinave të dyqaneve që shesin këto aksesorë dhe e kupton që kapelja e kashtës, ende mban vendin e parë në klafisikimin e kapeleve të verës.

Nga sheshet e Portofinos, nga ato të Kaprit, nga Sant Tropez, deri në Sardenja dhe nga Sardenja, në bregun tjetër të Adriatikut kapelet e kashtës kanë bërë tashmë xhiron e botës.

E kërkuar këtë vit, dhe sipas tendencave do kërkohet edhe vitin tjetër, një herë e një kohë aksesor i aristokratëve, sot kapelja është ‘demokratizuar”.

Nga mbron nga dielli, është “chic”, elegante, një aksesor që përdoret nga të gjithë.



Por kapelja e kashtës, që të jetë e përshtatshme duhet të ketë disa cilësi, pasi jo të gjithëve mund tu rrijë mirë:

- kapelja duhet të jetë në harmoni me trupin

- në diell të nxehtë preferohen ato që kanë strehë sa më të gjerë

- nëse keni mundësi kombinojeni kapelen me aksesorët e tjerë të plazhit

- përshtateni kapelen me moshën tuaj, kapele të rafinuara për të rriturit, të “çmendura” nëse jeni të rinj dhe më modeste nëse i përkisni moshës së tretë.



3 sekretet që duhet të dimë para se të zgjedhim një kapele

Zakonisht të gjithë shkojmë në supërmarket, në dyqan, apo kudo që mund të blejmë kapelen dhe thjesht vendosim një kapele në kokë. Shohim si dukemi në pasqyrë, dhe kaq. Por duhet të kuptojmë:


1. اfarë lloj fytyre është fytyra jonë?

Kërkimet dhe bota e modës kanë treguar se kjo gjë është e rëndësishme. Disa kapele nuk shkojnë me forma të caktuara fytyrash. Përdor mendjen tënde për të vlerësuar nëse të shkon apo jo kapelja, ose kërko ndonjë këshillë miqsh.




2. Zgjidhe kapelen në bazë të stilit tënd të të veshurit

Kur hyni në një dyqan mund të jenë të pafundme ngjyrat dhe modelet. Kushedi sa herë na ndodh që të blejmë diçka vetëm e vetëm se na pëlqën ngjyra apo modeli, por në fakt ai nuk është stili ynë i të veshurit. Nëse blini diçka shumë të “guximshme”, mendoni nëse keni mundësi ta vishni, apo jo. Mos e ekzagjeroni, edhe kapelja duhet të jetë me stilin tuaj të të veshurit.




3. Përshtateni me ‘dimensionet” e trupit

Kjo do të thotë që dhe kapelja duhet përshtatur me dimensionet e trupit tuaj. Nëse jeni e shkurtër dhe e pakët në trup, nuk mund të vishni një kapele gjigande. Do rrezikonit të dukeshit sikur kishit humbur aty brenda.

Kujdes: Ju lutemi ti lexoni mirë këto 3 këshilla para se të blini kapelen e verës. Mund ti shpëtoni ndonjë lek portofolit tuajJ

Mos harroni që vera është stinë që ka shumë shpenzime.





Kapele meksikane

Edhe kapele të stërmëdha meksikane prej kashte në Tiranë, aq të ekzagjeruara në përmasa, saqë duken si të pamundura për t’u përdorur gjëkund tjetër, përveç pasarelave. Por për t’u mbrojtur nga dielli më të mira nuk ka, pasi me hijen e madhe që krijojnë mbrojnë nga koka te këmbët.

‘I marrin, i marrin! Adoleshentët. اunat e vegjël. I kam shitur nja tre copë”, thotë shitësja Irma اullahi.

Kapele meksikane – 1.800 lekë.

Kapele kashte të zakonshme – 800-1000 lekë

Dhe nëse këtyre kapelve të kashtës ju shtonim dhe ndonjë ‘firmë” të stilistëve të njohur, atëherë 0 pas shifrave do të rriteshin në mënyrë marramendëse. Në dyqanet ku shiten aksesorë plazhi që mbajnë firmën e stilistëve të njohur, largohesh sapo pyet. اmimet kapin vlera mjaft të mëdha për portofolin e ne, shqiptarëve.

Një kapele që mban firmën “Roberto Cavalli”, kushton deri në 200 euro dhe kjo, edhe nëse ke mundësinë ta blesh, e ble gjithnjë me frikën nëse do jetë, apo jo origjinale.



Shekulli.
 
Pe: Kapelet e kësaj vere? Ato të kashtës

Un i pelqej shum ne fakt.........kapelet sportive vetem tek meshkujt i kam dashur tek femrat jo dhe aq.

 
Pe: Kapelet e kësaj vere? Ato të kashtës

Une i kam bler nje pal syze per ver nice :D
 
Pe: Kapelet e kësaj vere? Ato të kashtës

Une i kam bler nje pal syze per ver nice :D

Me fal e kjo nga te erdhi me kete teme LOL LOL :p
 
Pe: Kapelet e kësaj vere? Ato të kashtës

Me fal e kjo nga te erdhi me kete teme LOL LOL :p

Syzet e veres :p :p apo se shef

Pastaj une do bej nje cik rekalm loooooooooool Mistrece LOL LOL
 
Pe: Kapele ne tendence per veren 2011

Kam 1 si ai modeli i pare por eshte ngjyre e bardhe me fije floriri. S'para mbaj kapele por thashe po e ble 1 meqe kan dal ne mode :p
 
Në trend kapelat must have

Kapelja nuk të mbron vetëm nga i ftohti, por personalizon lëkurën dhe vlerëson fytyrën. Por duhet të jetë ajo e duhura.

Blerje të zgjuar, do ta cilësonin stilistët, blerjen e një kapeleje, pasi edhe këtë vit do të jetë tejet në modë. Mjafton vënia e një kapeleje fine dhe me ngjyrat e duruara për t’u bërë të dukeni tejet trendi dhe të veçantë njëkohësisht.

Edhe në propozimet e fundit që bëjnë stilistët më në zë, që nga “Gucci”, “Channel” dhe “Versace”, modelet e tyre kanë mbajtur në pasarela kapele. Për këtë stilistët deklarojnë se edhe këtë vit kapelet janë produkti që çdo vajzë duhet të ketë “must have”.
Por kujdes! Pasi vendosja e një kapeleje të tillë zhvendos vëmendjen tonë nga pjesa tjetër e trupit duke e fokusuar kryesisht tek koka. Për këtë duhet që vajzat të bëjnë edhe një truk të veçantë, duke i kushtuar rëndësi buzëkuqit, t’i përshtatet ngjyrës së kapeles, trukut dhe veshjes në përgjithësi.

Pak para se të blini një kapele, e cila edhe këtë vit do të përbëjë një trend dhe do ju bëjë të dukeni më në modë, do ishte e këshillueshme t’i blini një në ngjyrë të zezë, gjithmonë është në modë dhe lehtësisht e kombinueshme me çdo lloj veshje. Po kështu edhe tonalitete e tjera të ngjyrave si bezha, bluja, kafja dhe e kuqja e errët.tele


1kapela.jpg
 

Attachments

  • 1kapela.jpg
    1kapela.jpg
    121.3 KB · Shikime: 0
Pe: Në trend kapelat must have

Te bukura, por nuk te mbajne ngrohte kto :p :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top