Kanuni, gjykata italiane i garanton mbrojtje shqiptarit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kanuni, gjykata italiane i garanton mbrojtje shqiptarit

Dok.png


Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë i ka dhënë të drejtë një shtetasi shqiptar, i dënuar me 14 vite burg për vrasje, që pas përfundimit të dënimit t’i ofrohet mbrojtje ndërkombëtare për arsye humanitare.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit të Ankonës argumentohet se personit në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, i rrezikohet jeta në Shqipëri për shkak të Kanunit dhe për këtë arsye shteti italian duhet t’i ofrojë mbrojtje.

Ai është dënuar së bashku me 6 persona të tjerë, edhe ata shqiptarë, për vrasjen e një bashkatdhetari mbrëmjen e Krishtlindjes së vitit 2002. Por pas përfundimit të dënimit, shqiptari dhe avokati i tij Paolo Cognini, i njohur për mbrojtjen e të drejtave të azilkërkuesve, i janë drejtuar Gjykatës së shkallës së parë në Ankona, e cila e refuzoi kërkesën e tyre për mbrojtje ndërkombëtare.

Por Gjykata e Apelit, në vendimin e saj i referohet tekstualisht Kanunit dhe rreziqeve që sjell kthimi i tij në Shqipëri. Në këto kushte, tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Ankonës kanë vendosur që shtetasit shqiptar t’i ofrohet mbrojtja për çështje humanitare.


Top Channel
 
Nuk paskam degjuar ndonjehere raste te tilla humanitare .... loool
 
Nese vrasjen personi ne fjale e ka bere per motive kanunore ka nje fare sensi qe ta marrin ne mbrojtje dhe ti afrohet jsiguria e jetes andej pas kryrjes se denimit.
Pasi ne Shqiperi normal kthimi i ti do pritet me noj prit vrastare nga pale fisnore tek e cila ky mund te kete bere vrasjen.
Por prap ngjan absurde.
 
Back
Top