Kanos me armë zjarri bashkëshorten, arrestohet 44-vjeçari

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kanos me armë zjarri bashkëshorten, arrestohet 44-vjeçari

Arme-e1490609176422-768x432.jpg


Kanos me armë bashkëshorten, Policia e Krujës ndërhynë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar. Më të marrë njoftim uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët në kohë rekord kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin, konkretisht shtetasin Zek Prenga 44 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Prenga, dyshohet se më datë 26 MARS .2017, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri, automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen V.Prenga 47 vjeçe. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri automatik AK 47; 80 copë fishekë model 56; një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje.

I arrestuari është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
g.shqip
 
Back
Top