Kandidatja e parë femër për president Klinton, nominohet edhe nga shqiptarët

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Tashmë janë shpallur dy kandidatët për presidentin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), Donald Trump është kandidati i Partisë Republikane(PR) dhe Hillary Clinton do të jetë kandidatja e parë femër për presidente e SHBA nga radhët e Partisë Demokratike(PD). Ndryshe nga herët e kaluara, këto zgjedhje pritet të ngjallin interes në Kosovë dhe Shqipëri për arsyen se edhe politikanët e këtyre shteteve kanë deklaruar mbështetjen hapur ose pjesërisht për Hillary Clinton, shkruan Gazeta Express
I pari që doli hapur ishte Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili më 13 prill dha deklaratë të papritur në studion e CNN. "Trump është një kërcënim së pari për Shtetet e Bashkuara të Amerikës." tha Rama duke befasuar publikun dhe gazetarin e njohur të CNN, Richard Quest.

Ndërsa Edi Rama doli hapur pro Clinton, politikanët e Kosovës duken më të përmbajtur në deklarata. Edhe pse u njoftua zyrtarisht se Kryeministri Mustafa do të marrë pjesë edhe në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, e cila do të zhvillohet në Filadelfia, ku u bë nominimi zyrtar i kandidates demokrate për Presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, Mustafa nuk publikoi ndonjë informacion nga kjo konventë.

Mustafa nga vizita në SHBA informoi publikun vetëm për pjesëmarrjen në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve.

"Në Filadelfia të SHBA-së, po marr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Liderëve, të ftuar nga NDI. Një rast i jashtëzakonshëm për të takuar njerëzit që përkrahën Kosovën në ditët më të vështira; për të këmbyer opinionet për shumë fusha aktuale. SHBA, vend i demokracisë në vepër!" shkruan Mustafa në Facebook.

LEXO EDHE
Presidenti Thaçi para debatit për Demarkacionin zhvillon vizitë surprizë në Malin e Zi
Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli edhe pse postoi një fotografi të familjes Klinton u tregua i kujdesshëm në shkrim duke vlerësuar miqësinë me Amerikën dhe ritheksuar që Kosova do të jetë krenare për miqësinë me SHBA. Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e kandidates Hilari Klinton për arsyen që është kandidatja e parë femër në historinë e Amerikës por nuk deklaroi së mbështet kandidaten për presidente Hillary Clinton.

"Pjesëmarrja në Konventën e Partisë Demokratike të SHBA-së ishte një përvojë e jashtëzakonshme, pasi mikja e madhe e Kosovës, zonja Hillary Clinton bëri historinë, duke u bërë kandidatja e parë femër për presidente të Shteteve të Bashkuara. Zonja Clinton, por edhe tërë kombi amerikan, në etapa të ndryshme të historisë kanë treguar se janë miq dhe aleat të shqiptarëve gjithandej ku jetojnë." shkruan Kadri Veseli në Facebook, raporton Gazeta Express.

Megjithëse është hera e parë që politikanët tanë janë më aktiv në zgjedhjet amerikane, kjo mund të vijë për faktin se Clinton është një emër i njohur për Shqipërinë dhe Kosovën. Bashkëshorti i Hilari Klinton është një nga aktorët kryesorë që luftoi për pavarësinë e Kosovës. Por duhet ta pranojmë që për pavarësinë e Kosovës ishte pro edhe Partia Republikane e SHBA.

Kështu deklaronte për mediat amerikane para disa muajsh 45 vjeçari Agron Zejnullahu, “Dua të jem i sinqertë sepse jam nga Kosova. Do të votoj për shkak të Bill Klintonit. Kam ardhur si refugjat këtu, kështu që kontributi im është si një lloj falënderimi për të, gjithashtu jam mbështetës i saj sepse është shume zgjuar dhe e dashur për popullin”.

Në Konventën Kombëtare të demokratëve amerikanë, ku u bë zyrtarizmi i kandidaturës për president e Hillay Clinton morën pjesë edhe kreu i opozitës së Shqipërisë Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dhe ish-kryeministri i Shqiptar Pandeli Majko./GazetaExpress/
7922544c-f455-4727-9d0f-466e5c57ce8d-w987-r1-s_1469787119-8663118.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top