Kresha
A pretty face can never trick me
Kërkimet shkencore për kancerin ka vite që kanë nxjerrë në dritë një të vërtetë: ka raste, edhe pse jo të shpeshta, që disa lloje tumoresh e kanceresh zhduken vetiu.
Për shembull, ka pasur raste kanceresh në veshka që thjesht janë zhbërë në organizëm, duke e nxjerrë këtë të fundit fitimtar.
Ndërkohë që neuroblastoma, një tumor shumë i rrallë që prek fëmijët e moshës së njomë, mund të kalojë pa pasur nevojën e medikamenteve. Megjithatë, bëhet fjalë për raste ende të rralla, pasi dihet mirë që kanceri është vdekjeprurës në më të shumtën e pacientëve. Duke qenë se çdo rast që diagnostikohet trajtohet menjëherë, duket si e pamundur që të pyesësh se çfarë do të ndodhte sikur sëmundja të lihej në mëshirë të fatit. Megjithatë, sado e çuditshme, një gjë e tillë ndodh.
Shkencëtarët thonë se kanë konstatuar një rast në Norvegji, që i ka bërë të mendohen gjatë në lidhje me kancerin e gjirit. Ky rast ndodhet në qendër të një studimi, në të cilin del në pah një fakt, që edhe kur kemi të bëjmë me kancere sulmues, pra shpërthyes, qëllon që gjithçka zhduket befas vetiu. Por ajo çka është me të vërtetë interesante, është fakti që raste të tilla shërimesh të befta dhe të plota po konstatohen gjithnjë e më shpesh. Për momentin nuk bëhet fjalë për ndonjë aplikim praktik, pasi askush nuk e di nëse një kancer ka nevojë për mjekim, apo do të zhduket vetë, vetëm se tashmë kjo e fundit është një mundësi që ekziston dhe njerëzit duhet të kenë më shumë shpresë.
Ka ekspertë të fushës që bëjnë shumë pyetje në lidhje me raste të tilla. Sipas tyre, mbetet ende një enigmë fakti që një diagnozë e komplikuar dhe e ndërlikuar e mbi të gjitha me një perspektivë fatale, befas shndërrohet në një hiç. Të tjerë, ndërkohë, janë shumë entuziastë e optimistë dhe mbi të gjitha me shumë shpresë për ndryshime pozitive në të ardhmen. Ata po merren me analizimin e një fenomeni të tillë për të kuptuar e identifikuar se cilët janë ata faktorë që ndikojnë në asgjësimin e qelizave kanceroze, të cilave deri më sot
nuk i ka bërë ballë asnjë medikament, apo terapi, sado e sofistikuar, apo e fortë që mund të ketë qenë. Ky fenomen ka sjellë risi edhe në mënyrat e trajtimit të kancereve, veçanërisht atyre të gjirit.
Në Norvegji, ku është evidentuar edhe numri më i madh i grave me kancere të gjirit të zhdukura, kur një grua konstatohet më së pari me një sëmundje të tillë, lihet në pritje për disa kohë, pa mjekime, por nën një monitorim të rreptë, për të parë se si është ecuria e sëmundjes. Në rast se brenda një afati kohor ajo është e qetësuar, atëherë merren mjekime të qeta, ndërsa nëse përparon dhe metastazat shtrihen edhe në organe të tjera, atëherë nis mjekimi i
zakonshëm.
Fillimisht ishte shumë e vështirë që t'i bindje femrat t'i nënshtroheshin kësaj metode të re, pra pritjes, ndërsa tani, duke parë raste të kancerit të gjirit që janë shëruar pa problem, ato gjithnjë e më tepër po përpiqen që të kenë durim dhe të monitorojnë nga afër fazat fillestare të sëmundjes. Por, nëse rastet e shërimit të beftë do të shtohen edhe më, atëherë shkencëtarët mendojnë se do të kemi të bëjmë me një evoluim pozitiv të sëmundjes dhe në njëfarë mënyre me një fitore të pjesshme e të vogël të organizmit ndaj kancerit.
Për studimin në fjalë janë marrë parasysh dy grupmosha grash: 50 dhe 64 vjeçe. Ato janë ndjekur gjatë një periudhe 6-vjeçare. Njëri grup prej 109 784 grash u ndoq nga viti 1992 deri në vitin 1997. Në Norvegji testet e mamografisë nisën në vitin 1996. Në këtë vit dhe në vitin pasues, të gjitha grave u ofrohej falas mamografia dhe çdo grua e bënte me shumë dëshirë një test të tillë, që të ofron mundësinë e ekzaminimit të hershëm në kohën e duhur të një tumori. Grupi i dytë prej 119 472 grash u ndoq që nga viti 1996 deri në vitin 2001. Të gjitha iu nënshtruan mamografive. Do të ishte normale që në të dyja grupet e grave numri i të konstatuarave me kancer të ishte i shpërbërë, pra i ndryshëm dhe i rastësishëm. Ndërkohë doli në pah se gratë të cilat ishin kontrolluar rregullisht te mjeku gjatë këtyre viteve kishin 22% më shumë sëmundje se gratë që nuk e kishin bërë këtë kontroll në mënyrë të rregullt. Për çdo 100 000 gra që ishin kontrolluar në mënyrë të rregullt, 1 909 ishin diagnostikuar me një kancer invaziv në gji, gjatë një periudhe 6-vjeçare, krahasuar me 1564 gra që nuk i ishin nënshtruar diagnostikimit në mënyrë të rregullt.
Mes grave të diagnostikuara, një pjesë pas një periudhe shumë agresive, u përball me një ulje të aktivitetit të sëmundjes, derisa më në fund gjithçka erdhi duke u qetësuar dhe u normalizuar. Madje kishte raste kur kanceri zhdukej tërësisht nga gjiri, pa lënë asnjë lloj gjurme dhe mjekët mbeteshin të habitur që një situatë e komplikuar, befas ishte zhbërë. Duke u nisur nga grupet e survejuara ndaj grave, del se ato që kishin bërë mamografinë ishin më shumë të prirura për kancer. Kjo sigurisht nuk do të thotë që mamografia ishte fajtore, por gjithsesi ky ishte një tregues, që nuk mund të lihet në indiferencë për ata që po merren me studimin e zhdukjes së kancerit. Mamografitë, nga ana tjetër, kanë shpëtuar jetë njerëzish, edhe pse dhe ato kanë efekte anësore, por bilanci përfitim - pasojë negative anon tek anët pozitive. Por ajo që është e rëndësishme është që si gratë, ashtu edhe mjekët të shohin sa më gjerësisht të gjithë sëmundjen dhe gjetjet e reja janë pjesë e gjithë zhvillimit të sëmundjes në tërësi.
Sipas mjekëve, një punë e madhe mbetet për t'u bërë për sa i përket diagnostikimit të tumoreve. Ka raste që trajtohen si tumore malinje, pa qenë të tillë dhe kjo sjell komplikacione të padëshirueshme. Disa biopsi bëhen për gjëndra që nuk janë kanceroze dhe ky lloj diagnostikimi është shumë i dëmshëm, sepse çon në thellim e përkeqësim të sëmundjes. Trajtimi i zakonshëm i kancereve të gjirit bëhet ose me operacion, kur gjëndrat e tumorit hiqen tërësisht, ose me kimioterapi. Një pjesë e kancereve shërohen, ndërsa një pjesë tjetër jo. Për të gjetur se cilët janë faktorët që ndikojnë në zhdukjen e kancereve duhet që të bëhen studime afatgjata dhe është shumë e vështirë që të identifikohen gra me ndryshime të befta në situatën tumorale. Por nëse do të arrihej një sukses në këtë aspekt, atëherë do të ishte shumë më i lehtë si kurimi, ashtu edhe parandalimi i sëmundjes. Megjithatë, fenomeni në vetvete është gati një mrekulli. "Njerëzit kanë dëgjuar herë pas here lajme për shërime të befta, por ajo çka është me të vërtetë shumë e çuditshme dhe pozitive është shpeshtësia e gjetjeve të tilla. Në një spital të Norvegjisë, mjekët që merren me konstatimin dhe trajtimin e kancerit kanë vënë re se pasi u thonë pacientëve se janë me kancer, por rastet e shërimit të tyre janë gjithnjë e më të shpeshta, atëherë gjithçka nis me më shumë optimizëm e shpresë.