Kanceri ne qafen e mitres!!!

ori_22

Antarë
Kanceri në qafën e mitrës, si mund ta kuptosh



• Kontaktet e pambrojtura, abortet e shumta traumatike, përdorimi i duhanit dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë disa nga shkaktarët e shfaqjes së kancerit në qafën e mitrës.

AIDA MALAJ

Kjo është një nga sëmundjet kanceroze më të shpeshta te gratë që prek moshën 30-60 vjeç. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja gjinekologe, Kozeta Mustafaraj shpjegon se si shfaqet dhe cilat janë “sinjalet e alarmit” të kancerit në qafën e mitrës:
Nga se shkaktohet kanceri i qafës së mitrës dhe sa e përhapur është kjo patologji?
Kanceri i qafës së mitrës apo siç njihet ai cervikal, lidhet me aktivitetin seksual të gruas. Për rrjedhojë shkaqet e shfaqjes së tij lidhen me karakteristika të jetës seksuale të gruas, ku përfshihen: fillimi i hershëm i aktivitetit seksual, pasja e shumë partnerëve seksualë, kontaktet e pambrojtura, lindjet e shumta, abortet e shumta traumatike, përdorimi i duhanit dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Sot kjo sëmundje konsiderohet e transmetueshme me rrugë seksuale, si rezultat i prezencës në përqindje më të madhe në të, të virusit HPV (human papiloma virus), i cili ka disa forma të tij mjaft kancerogjene. Për sa i përket përhapjes, ndryshimi i stilit të jetës, ka bërë që ky lloj kanceri të ketë një tendencë në rritje për t’u përhapur.
Kush preket më shpesh nga ky lloj kanceri?
Kanceri i qafës së mitrës është një nga sëmundjet kanceroze më të shpeshta te gratë që prek moshën 30-60 vjeç, dhe e lënë në ecurinë e natyrale të zhvillimit të saj është vdekjeprurëse.
Si zhvillohet kanceri i qafës së mitrës?
Ky lloj kanceri lind dhe zhvillohet mbi një qafë mitre, të inflamuar dhe të traumatizuar nga aktiviteti seksual. Kjo e bën çdo grua potencialisht të rrezikuar për shfaqjen e këtij kanceri.
A është i trashëgueshëm kanceri cervikal?
Kanceri i qafës së mitrës nuk ka lidhje gjenetike, pra nëse një grua ka kancer të qafës së mitrës, nuk është domosdoshmërisht e thënë që e bija të ketë kancer. Por nga studimet e bëra në botë është vënë re se në 15-20 % e rasteve me kancer, pacientët kishin të paktën 1 të afërm me këtë sëmundje.
A mund të parandalohet?
Masa e parë parandaluese është përdorimi i mjeteve mbrojtëse, prezervativëve, të cilët ulin rreziqet e infeksioneve të mundshme. Masë tjetër parandaluese është bërja e Pap Testit, sepse ndihmon në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes. Zbulimi në këtë fazë mund të ndikojë në trajtimin në kohë dhe shmangien e pasojave fatale për pacienten.
A është plotësisht i shërueshëm kanceri i qafës së mitrës?
Nëse arrin të diagnostikohet në fazat fillestare ky kancer është plotësisht i shërueshëm dhe gruaja mund të bëjë një jetë fare normale. Por nëse diagnostikohet në fazat e avancuara si ndodh gati në 60 % të rasteve, ky kancer është fatal për jetën e pacientes.

rreziku
Cilat gra janë të predispozuara
- Gratë me partnerë të shumtë seksualë
- Gratë që kanë filluar herët aktivitetin seksual
- Gratë me partnerë të cilët kanë pasur partnere me kancer
- Gratë me histori sëmundjesh seksualisht të transmetueshme
- Gratë duhanpirëse
- Gratë me kancer të gjirit
- Gratë që nuk vizitohen rregullisht tek gjinekologu

Shenjat e alarmit, si shfaqet kanceri i qafës së mitrës

Fillimisht gruaja nuk ka shenja të sëmundjes, sepse ky kancer lind dhe zhvillohet në heshtje për vite me radhë (6-7 vjet). Kur kanceri fillon të veprojë, si shenja dominante mund të jenë gjakderdhjet midis periodave, pas një vizite gjinekologjike, pas kontaktit seksual ose gjatë menopauzës. Cikli menstrual ndonjëherë zgjasin më shumë ose është i rënduar, po kështu gruaja ka dhe infeksion të zgjatur.





p.s. Doja te shtoja gjithashtu qe per virusin HPV(shkaktari kryesor per kancerin e qafes se mitres) ka dale dhe nje vaksin e cila behet para fillimit te jetes seksuale ( vajza12-14 vjec ) gjithashtu dhe vajza deri ne moshen 25-26 vjec qe kane mardhenie por nuk jane infektuar akoma me virusin.
VAJZA mos harroni te beni pap test menjehere pas fillimit te mardhenjeve seksuale dhe ta perserisni cdo vit, shpeton jete!!!!!!!
 
Doja te shtoja gjithashtu qe per virusin HPV(shkaktari kryesor per kancerin e qafes se mitres) ka dale dhe nje vaksin e cila behet para fillimit te jetes seksuale ( vajza12-14 vjec ) gjithashtu dhe vajza deri ne moshen 25-26 vjec qe kane mardhenie por nuk jane infektuar akoma me virusin.
VAJZA mos harroni te beni pap test menjehere pas fillimit te mardhenjeve seksuale dhe ta perserisni cdo vit, shpeton jete!!!!!!!

Me te vertet me sa eshte testuar tani ul shancet te besh kancer deri ne 95%
 
Virusi papilloma dhe kanceri; Kordoni umbilikal me vlera shëruese
Virusi_papilloma_dhe_kanceri_Kordoni_umbilikal_me_vlera_sheruese.jpg
Qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve rekomandon vaksinimin kundër kancerit në vezore për vajzat e gratë nga mosha 9 deri 26 vjeç. Por këto rekomandime mund të përfshijnë edhe mosha të tjera në të ardhmen ndërsa virusi që shkakton kancerin në vezore, virusi papilloma ose HVP, duket se ka lidhje me lloje të tjera kanceri si tek burrat edhe tek gratë.

Në studimin e botuar kohët në revistën mjekësore të Nju Englandit thuhet se pacientët që kishin përjetuar infeksione në gojë me virusin papilloma ishin 32 herë më në rrezik për t’u prekur nga kanceri i laringut.

Tek burrat, virusi papilloma lidhet me kancerin në organet gjenitale. Kjo i ka bërë eksertët të ngrenë pyetjen nëse vaksina kundër papillomes duhet të përfshijë edhe djemtë njësoj si vajzat.

Para pak ditësh, gjatë një konference mjekësore ndërkombëtare, shkencëtarët pranë universitetit të Kentakit shpallën rezultatet paraprake të një studimi që e lidhin virusin papilloma edhe me kancerin në mushkëri. Shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë se në çfarë mënyre virusi papilloma lidhet apo nxit gjithë këto lloj kanceresh, por ekziston mendimi se viruset ndërhyjnë apo prekin funksionimin e ADN-së duke shkaktuar rritjen jo normale të qelizave.

Gjaku i kordonit umbilikal me veti shëruese

Shkencëtarët thonë se gjaku i kordonit umbilikal që lidh nënën me fëmijën para lindjes, përmban qeliza embrionale që mund të përdoren për trajtimin e dhjetra sëmundjeve, përfshi leukeminë. Por kordonët e lindjes shpesh nuk trajtohen si organe me vlera transplantimi dhe prandaj gjaku i tyre nuk konservohet. Megjithatë, shumë amerikanë u paguajnë firmave private mijëra dollarë për konservimin e gjakut të kordonëve të fëmijëve të tyre të porsalindur, për transplantim të mundshëm nëse fëmija ka nevojë më vonë në jetë. Shkencëtarët thonë se gjaku i kordonit të lindjes së një personi përmban të njëjtat ndryshime gjenetike që lidhen me sëmundjen e tij.

Fosamaks mund të ndikojë ne ritmin e rrahjeve të zemrës

Fosamax është ilaçi më i përhapur kundër sëmundjes së osteoporosës. Vetëm vitin e kaluar nga shitja e fosamaksit u përftuan rreth 3 miliardë dollarë.

Fosamax ngadalëson dobësimin e kockave dhe është provuar si pakësues i rasteve të frakturave tek njerëzit që vuajnë nga osteoporosa.

Por një studim nga specialistë pranë universitetit Uashington lë të kuptohet se përdorimi i fosamaksit mund të ndikojë negativisht në rrahjet e zemrës, gjë që shihet si një efekt i rëndë anësor.
 
Shkencëtarët morrën në shqyrtim 700 gra që vuanin nga atrial fibrilation, apo shrregullim i rrahjeve të zemrës dhe i krahasuan të dhënat e tyre me të 900 grave të tjera që nuk kishin ndonjë problem në zemër. Rezultatet treguan se gratë që kishin marrë fosamax ishin thuajse dy herë më shumë në rrezik të prekeshin nga shrregullime të rrahjes së zemrës.

Ekspertët thonë studime të tjera nevojiten për të vërtetuar këto rezultate, por ata shtojnë se edhe në se provohen si të vërteta, përfitimet e pacientëve me osteoporozë nga fosamaxi janë më të shumta sesa rreziku i mundshëm për t’u prekur nga aritmia e zemrës. Por mjekët gjithashtu thonë se gratë që janë në rrezik të madh për t’u prekur nga aritmia dhe që kanë kocka të holla, ose ato me diabet ose probleme në zemër, ndoshta duhet të këshillohen me mjekun e tyre rreth trajtimeve alternative për osteoporosën.
 
Mbrohuni Nga Kanceri I Qafes Se mitres

Kjo teme behet per te sensibilizuar te gjithe femrat ne mbare boten,sepse Kanceri i qafes se mitres eshte vertet nje semundje e cila len shume paoja tek nje femer. Le ti shijome dal nga dale si me poshte duke pare disa pyetje dhe pergjigje qe kemi mare profesoreve te nderuar Shqiptar si dhe te huaj per sa i perket kesa semundjeje qe po behet shume shqetesuese per mbar popullaten boterore.

Pytjet me te shpeshta mbi kancerin e qafes se mitres.
Cfare eshte kanceri i qafes se mitres?
Kanceri i qafes se mitres eshte nje tumor qe formohet ne qafen e mitres. Qafa e mitres ndodhet ne fundin e mitres dhe lidh ate me vaginen. Kanceri i qafes se mitres ndodh kur qelizat e qafes se mitres fillojne te rriten ne menyre jo normale dhe te pakontrolluar.
Sa i shpeshte eshte kanceri i qafes se mitres?
Kanceri i qafes se mitres eshte nje nga kanceret me te shpeshta tek femrat dhe takohet sidomos tek femrat rreth moshes 40 vjec. Kanceri i qafes se mitres eshte i dyti pas kancerit te gjirit, por ka nje vdekshmeri me te larte. Ne pjesen me te madhe te rasteve, kanceri i qafes se mitres kapet ne faza shume te avancuara.

Cdo vit rreth 500000 gra ne bote preken nga kanceri i qafes se mitres dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo semundje.
Ne bote cdo 2 min nje grua vdes nga kanceri i qafes se mitres.
Ne europe cdo 18 min nje grua vdes nga kanceri i qafes se mitres.
Ne Shqiperi kanceri i qafes se mitres eshte kanceri qe haset me shpesh tek femrat pas kancerit te gjirit.
Ne shqiperi rastet me kancer te qafes se mitres kane ardhur duke u rritur, ndersa vdekshmeria prej tij eshte dyfishuar.

Cili eshte shkaktari kryesor i kancerit te qafes se mitres?
Shkaktari kryesor i kancerit te qafes se mitres eshte Virusi i papilomes njerezore ose HPV. Ka me shume se 100 tipe virusesh te HPV, por nje pjese prej tyre jane viruse me rrezikshmeri te larte dhe shkaktare te kancerit te qafes se mitres. HPV eshte nje virus qe mbetet i fshehur ne organizem pa dhene asnje shenje semundje. HPV perhapet nepermjet kontakteve seksuale. Infeksioni nga HPV eshte me i zakonshem ne grup moshat e reja te cilat jane seksualisht aktive.
Sa kohe do kanceri i qafes se mitres te zhvillohet?
Nga momenti i shfaqjes se qelizave jo normale ne qafen e mitres deri ne shfaqjen e plote te kancerit ne qafen e mitres duhen shume vjet, rreth 10 vjet deri ne 20 vjet. Fatmiresisht koha e gjate e zhvillimit te ketij kanceri i jep mundesi cdo femre ta kapi ne kohe ate, nese kontrollohet rregullisht.
Cilat femra rrezikohen prej kancerit te qafes se mitres?
Cdo grua mund te preket nga kanceri i qafes se mitres.
Por nje femer eshte me e rrezikuar per tu prekur nese:
*Ka filluar heret aktivitetin seksual.
*Ka partnere seksual te shumte.
*Ka partnere te cilet kane patur shume partnere seksuale.
*Ka nje infeksion nga virusi i papilomes njerezore-HPV.
*Nena, motra apo gjyshja e tyre ka patur kancer te qafes se mitres.
*Ka apo ka patur nje infeksion seksualisht te transmetueshem perfshi HIV/AIDS.
*Pi duhan.
*Ka patur shtatzani te shumta.
*Ka imunitet te ulet.
Si mund te mbrohem une nga kanceri i qafes se mitres?
Rreziku ne qafen e mitres zvogelohet nese ju:
*VAKSINOHENI me vaksinen under virusit HPV qe shkakton kancerin e mitres.
*Beni rregullisht PAP TESTIN.
Te dyja se bashku ju mbrojne nga kanceri i qafes se mitres.
Cfare eshte vaksina kunder HPV?
Fale arritjeve te shkences, sot eshte prodhuar nje vaksine e cila te mbron nga infektimi me virusin HPV. Vaksina siguron nje mbrojtje te larte per dy tipet e virusit qe jane shkaktaret me te shpeshte te kancerit te qafes se mitres.

A ka vaksine ne Shqiperi?
Fatmiresisht vaksina sot gjendet edhe ne Shqiperi, ate mund ta gjeni edhe ne farmacine tone.
Ne cfare moshe rekomandohet vaksina?
Vaksina rekomandohet te behet para fillimit te aktivitetit seksual, pra para infektimit me virusin HPV. Mosha optimale e rekomanduar eshte ajo midis moshes 9-26 vjec. Ne kete grup popullate vaksina ka treguar efektivitet maksimal. Megjithate vaksina ka qene efektive edhe ne grup moshat mbi 26 vjec deri ne 55 vjec.
Te dhenat shkencore tregojne qe vaksina eshte e efektshme deri ne moshen 55 vjec. Per grup moshat mbi 26 vjec rekomandohet berja e HPV testit perpara vaksinimit.
Vaksinimi e ul rrezikun e kancerit te mitres por nuk e eliminon nevojen e berjes se PAP TESTIT.
Te dyja se bashku ju mbrojne nga kanceri i qafes se mitres.
Cfare eshte PAP TESTI?
PAP TESTI eshte nje test i shpejt dhe i thjesht qe behet per te pare qelizat e mitres. Ky test mund te tregoje nese ju keni nje infeksion ne qafen e mitres, qeliza jo normale apo kancer te qafes se mitres.
Si behet nje PAP TESTI?
Nderkohe qe gruaja shtrihet tek shtrati i vizites, mjeku merr nje sasi qelizash prej qafes se mitres me nje furce te vogel qe eshte posacerisht per kete. Materiali me pas dergohet ne laborator per tu pare. PAP TESTI eshte i padhimbshem prandaj nuk ka nevoje per asnje ilac qetesues. PAP testi mund te kryhet ne nje klinik apo spital.
Perse eshte kaq i rendesishem pap testi?
Berja e rregullt e PAP TESTIT zbulon qelizat jo normale ne fazat e hershme pa dhene akoma kancer ne qafen e mitres. Pjesa me e madhe e kancerit ne qafen e mitres mund te kapen ne kohe atehere kur trajtimi behet me i lehte dhe stance per kurimin e tij jane shume te medha.

Te gjitha grate duhet ta bejne Pap Testin?
Eshte e rendesishme qe te gjitha grate ta bejne rregullisht Pap Testin, si pjese e kujdesit te vazhdueshem per shendetin. Rekomandohet qe te gjitha femrat tre vjet pasi kane filluar aktivitetin seksual duhet te kryejne Pap testin rregullisht.
Grate te cilat kane hequr mitren duhet te konsultohen me mjekun nese mund te kryejne rreglullisht pap testin.
Sa shpesh rekomandohet Pap Testi?
Rekomadimet jane te ndryshme. Disa rekomandojne te kryhet cdo 1 deri tre vjet.
Sipas Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH) rekomandohet :
Te gjitha femrat e moshave nga 25-65 vjec duhet te kryejne Pap Testin.
* Femrat nga 25 deri 49 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo tre vjet.
* Femrat nga 50 deri 64 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo pese vjet.
* Femrat ne moshen 65 vjec e lart mund te ndalojne te bejne Pap Testin vetem nese e kane kryer rregullisht ate qe ne moshen 50 vjec dhe kane patur rezultate normale.
Kerkohet ndonje gje e vecante para se te shkosh te kryesh PAP Testin?
Rreth 2 dite para testit shmangni dushet vaginale, perdorimin e ovulave vaginale, kremrave spermicide, etj. Nuk duhet te kryeni marrdhenie seksuale 2 dite para PAP Testit. Nje grua e kryen PAP Testin larg periudhes se mestruacioneve.
Kur merret pergjigja e PAP Testit?
Pergjigja merret pas disa ditesh. Eshte e rendesishme per nje grua te diskutoje rezulatet e testit me mjekun e saj. Nese rezultati i PAP Testit eshte normal, ju duhet te vazhdoni rregullisht berjen e PAP Testit.
PAP TESTIT ESHTE TEST I THJESHTE, I SHPEJTE, I PADHIMBSHEM, QE ZGJAT VTEM PAK MINUTA DHE QE JU SHPETON JETEN!
Po nese rezultati i PAP Testit eshte jo normal?
Kjo do te thote qe disa qeliza jo normale jane gjetur ne qafen e mitres, por kjo nuk do te thote gjithmone qe jane qeliza kanceroze. Eshte e rendesishme te mbajme mend se qelizat jo normale duhen hequr qe te mos kthehen ne kancer. Kjo gje kerkon nje trajtim te thjeshte ne spitalin gjinekologjik dhe nuk kerkon qe ju te shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon ne jeten seksuale apo ne mundesine per te patur femije.
C’duhet bere nese rezultati i testit eshte jo normal?
Nese PAP Testi tregon nje dyshim apo nje gjendje jo normale mjeku do tu kerkoje te perserisni testin pas 6 muajsh apo do tu kerkoje te kryeni nje egzaminim te quajtur kolposkopi. Gjate saj shikohet nga afer qafa e mitres, nepermjet nje istrumenti qe vepron si mikroskop por qe quhet kolposkop.
Gjithashtu mjeku mund te marre nje material te vogel nga indet e qafes se mitres per ti ekzaminuar ne laborator. Kjo procedure quhet BIOPSI.
Biopsia eshte e vetmja menyre e sigurte per te percaktuar nese qelizat jo normale kane lidhje me kancerin.
VAKSINIMI DHE BERJA RREGULLISHT E PAP TESTIT JU MBRON NGA KANCERI I QAFES SE MITRES.
Albaniasite
 
Po de boll mire masi paskin haper kete teme ju Lutem bravo znj.Sweeztinna Bravo kofte ju jeni duke kryre detyre tuje me shume pergjifesi dhe Aktivet tjer Barvo.
Tung nga Qendrimi bossi..
 
Kafeja ul rezikun nga kanceri i mitres, por jo edhe caji i gjelbelerShkencetaret japoneze kane zbuluar nje arsye te mire se pse grate duhet te gjejne me shume ekenaqesie ne pirjen e kafese - kafeja eshte nje mbrojtes shtese per kancerin e mitres.
Ne studimin afatgjate jane perfshire 45 mije gra te moshes nga 40 deri ne 69 vjeeare, te cilat jane analizuar gjate 15 viteve. Grate ishin ndare ne kater grupe ne varesi te sasise se kafeines se konsumuar, respektivisht kafese.

Shkencetaret kane zbuluar se grate te cilat kane pire nga tri kafe ne dite, kane pasur 60% me pak rrezik per teu prekur nga kanceri i mitres, krahasuar me ata qe kane pire me pak se dy ne dite.

Arsyeja eshe sepse kafeja e ul nivelin e insulines, gje qe do te mund te ndikonte ne zvogelimin e kancerit. Ne te njejtin hulumtim eshte analizuar edhe eaji i gjelber, por kjo nuk e ka zvogeluar rezikun per kancer.
 
Kanceri i mitres, cdo vit preken 80 gra
Cdo vit, 70 deri ne 80 femra preken nga kanceri i qafes se mitres, cka sjell shpesh edhe vdekjen e menjehershme te tyre. Studimet me te fundit te kryera ne vendin tone, tregojne se shume femra kane frike te kryejne pab-testin nje analize qe mund te parandalonte kancerin ne qafen e mitres. Per vete faktin se kjo lloj semundjeje, mund te zhvillohet per 10 apo 20 vjet. "Kategorite e femrave qe jane me te rrezikuara nga kanceri i qafes se mitres, jane femrat qe kane filluar heret aktivitetin seksual. Femrat qe kane shume partnere seksuale, femrat qe kane partner seksual e qe keta te fundit, kane shume partnere seksuale" eshte shprehur Lumturi Merkuri, specialiste e Institutit te Shendetit Publik. Sipas saj, te tjera fenomene qe ndikojne ne zhvillimin e kancerit te mitres, jane edhe pirja e duhanit, lindjet e shumta dhe me te rrezikuara jane femrat te cilet jane te prekura nga virusi i Papilomes Njerezore ose HPV. Po sipas specialisteve rezulton se numri i femrave te prekura nga kanceri po rritet ndjeshem vitet e fundit, ndaj keshillohet qe te gjitha femrat te bejne pab-testin pasi vetem keshtu, mund te parandalohet kjo semundje. Nderkohe nga ana tjeter mjeket keshillojne edhe kryerjen e mamografise, e cila kap qe ne hapat e para kancerin e gjirit. Sipas specialisteve edhe ky lloj tumori, eshte i perhapur tek femrat. "Ajo qe do te keshilloja eshte kryerja e nje mamografie, per te gjitha grate mbi 35 vjec, pavaresisht se kane ose jo shqetesime" ka pohuar specialistja e ISHP-se.
 
Vaksina, mbrojtje për kancerin e mitrës


Kërkime të reja tregojnë se dy viruse HPV përgjegjës për shumë prej kancereve në qafën e mitres, gjenden më shpesh mes grave të reja. Por tani që vajzat mund të mbrojnë veten nga këto viruse të rrezikshme me vaksinën Gardasil, disa ekspertë thonë se ato mund të presin pak më gjatë, ndoshta deri në moshën 25 vjeçare, për të filluar të kontrollohen për këtë lloj kanceri.
Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 100 lloje virusesh HPV që shkaktojnë këtë kancerin ne qafen e mitres por dy prej tyre janë përgjegjës për 70 përqind të të gjitha rasteve.
Gjatë një studimi me pjesmarrjen e 2 mijë grave të diagnostikuar me kancer në uter, shkencëtarët pranë universitetit të shtetit Nju Meksiko, arritën në përfundimin se këto dy viruse HPV preknin pacientet në moshë të re.
Gratë me virusin HPV 16 ishin diagnostikuar me këtë kancer rreth një moshe mesatare 48 vjeç dhe ato me virusin HPV 18 ishin diagnostikuar më herët, rreth moshës 46 vjeç. Ndërsa gratë, tek të cilat kanceri ishte shkaktuar nga viruse të tjera HPV, kishin filluar të diagnostikoheshin jo përpara moshës 52 vjeç.
Shkencëtarët thonë vajzat që ishin imunizuar me Gardasil, vaksinë që i mbron ato ndaj viruseve HPV 16 dhe HPV 18, mund të jenë në gjendje të fillojnë të kontrollohen për kancer në uter në moshën 25 vjeç, dhe jo në moshën 18 e 21 vjeç siç është vepruar deri tani.
Megjithatë, mjekë të tjerë thonë se ndryshimi i moshës së kontrollit për kancer në miter është i parakohëshëm sepse më shumë se 75 përqind e vajzave nuk janë vaksinuar plotësisht me Gardsil, dhe se do të duhen vite derisa të vërtetohet sesa kohë zgjat mbrojtja që ofron kjo vaksinë.


Shekulli
 
Vaksina kunder kancerit te qafes se mitres[te quajtur kanceri cervix uteri ose corpus uteri]eshte vaksine qe forcon imunitetin te organizmit te njeriut dhe e pajise ate me antitrupe kunder disa viruseve qe hyne ne grupin viral te quajtur grupi vira HPV[Human papilloma virus] te cilet keto viruse me ane te infeksionit qe peson organizmi[ semundjeve virale]jane shkaktare per kancerin qafen e mitres.Pra kjo vaksine lufton semundjet infektive virale dhe nuk lejon te formimin e ketije lloje kanceri.
Virusi HPV[human papiloma virus] [erben ne grupin e tije 130lloje. ky lloje virusi ka veti ye infektoje mukozat ose cipat vlenike te lekures se trupit te njeriut.Ai deperton me teper ne shendetin e femres sesa te mashkullit.nga 130 lloje te virusit HPV 40 prej tyre mund te shkaktojne kancer.VirusiHPV transmetohet gjithmone me ane te takimit te lekures,nepermjet mardhenjeve sexualete cilat infektojne zonen e sistemit gjenital[ ne zonen cervix uteri].Ky infeksion eshte i rrezikut te shkalles se larte,se se pari paraqet ose shkakton ca kiste ne forme gjendrrash qe quhen virrucat gjenitale me vone keto shnderrohen ne kancer ne qafen e mitre [ corpus uteri]infeksioni nga virusi HPV eshte nje nga shkaqet e kanerit te qafes se mitres.Zakonisht llojet e viruseve qe shkaktojne kete lloje kanceri percaktohen 16,18,33,35,39,45,51,52.Keto lloje virusesh mund te shkaktojne kancer ne qafe te mitres ose ne kokeshpullë ne meshkujt.Per zbulimin e ketyre kisteve te quajturaVICURRET ose per zbulimin e gjenderave me qeliza anomalike eshte e keshillueshme qe femrat te bejne ne analize c'do 6 muaj qe quhet PAP-TEST.Kjo perdoret per zbulimin e qelizave anomalike sidhe per ekzistencen e siptomave te infeksionit te virusit HPV.Ne baze te studimeve shkencore del se femrat fillojne te preken nga ky lloje virusi qe nga mosha14-60 vjece por masa me e madhe qe infektohen eshte ne moshen nga mosha 20-40 vjece.Ca lloje nga keta viruse te grupit HPV mund te shkaktojnethjeshte ca shenja ose tipe nishanash ne lekure.ATO SHENJA ZAKONISHT DIKTOHEN NE KEMBE I DUAR.Llojet i virusit 16,18,31 jane te rrezikshmerise me te larte se llojet e tjera.Ka tipe te tjera qe demtojne organet frymemarrese qe shkaktojne vecurre ose kiste ne mushkeri dhe demtojne organet e frymemarrjes por nuk shkaktojne kancer.mardhenja seksuale me prezetztive eshte nje menyre per tu mbrojtur nga ky lloje infeksioni por nuk eshte qind per qind e sigurte.Ne vitin 2006 u zbulua vaksina kunder infeksionit te virusit HPV e quajtur vaksina GARDASIL ME VONE DOLI NJE TJETER VAKSINE QE KRYEN TE NJEJTIN FUNKSION vaksina me emrin CERVARIX,qe krijon mbrojtje te larte kunder llojeve te virusit 16,18 etj te cilet jane te rrezikshem per kancer ne qafen e mitres.Keto lloje vaksinash tani per tani perdoren vetem per femrat ne te ardhmen behen prova te perdoren edhe per meshkujt,Keto te dy vaksina per te luftuar kete lloje kanceri perqendrohenne viruset si dhe ne gonogjenet qe shkaktojne ndryshimin qelizore dhe krijimin e qelizave kanceroze.
 
Vajzat 18-vjeçare të prekura nga kanceri i qafës së mitrës !

Kontaktet e hershme seksuale dhe ndërrimi i shpeshtë i
Virusi HPV është njësoj i rrezikshëm si HIV. Ky virus shkakton kancer në qafën e mitrës te femrat dhe, si pasojë, sjell vdekjen kur është në gjendje të rënduar. Nga vizitat e përditshme që bëhen në repartin e Onkologjisë te gjinekologia rezulton se femrat e reja, të moshës 19-25 vjeç, preken nga kjo sëmundje. ثshtë shtuar numri i kësaj grupmoshe, gjë që nuk ka ndodhur vite më parë, kur mosha më e prekur ka qenë ajo e femrave nga 40–60 vjeçe. Gjinekologia Silvana اeliku thotë për gazetën “GT” se është vënë re që sëmundja e kancerit në mitër prek përditë moshat e reja, ku përfshihen edhe adoleshente. “Një vajzë nga Kosova, e cila nuk i ka mbushur akoma 19 vjeç, nuk mund të jetojë më. Ajo është në gjendje të rëndë dhe kanceri në qafën e mitrës i ka avancuar shumë. Nuk ka më shpëtim për të. ثshtë për të ardhur keq që të preken adoleshente nga ky virus vdekjeprurës,” thotë gjinekologia اeliku. Sipas اelikut, shkaqet e kësaj sëmundjeje janë kontaktet seksuale të pambrojtura me shumë partnerë, higjiena e ulët intime, abortet e shumta. Por edhe kontaktet e hershme seksuale janë të dëmshme, kur femrat i ndërrojnë shpesh partnerët, të cilët janë bartësit kryesorë të sëmundjes. Ka shumë vajza të reja që vijnë për vizitë kur kanë shqetësime, gjë që përkthehet se sëmundja ka avancuar dhe shumë pak mund të bëhet për të mbijetuar. Virusi HPV duhet kapur në fillimet e saj që të mos avancojë. Ajo nuk duhet ta kalojë fazën e dytë, sepse nuk mund të operohet dhe është me rrezik për jetën. Femrat duhet të kenë kulturën që të vizitohen te gjinekologia, të paktën një herë në vit. Kjo bëhet për të parandaluar sëmundjen, si dhe të kapet në kohë, atëherë kur ajo ka gjasa të shërohet. Nëse sëmundja është në fazën e parë dhe të dytë femra duhet t’i nënshtrohet operacionit, që heq zonën kanceroze në mitër; pas operacionit duhet trajtuar me rreze. Por edhe këto nuk e kanë njëqind për qind të garantuar mbijetesën. Ndërsa faza e tretë dhe e katërt është shumë e rrezikshme për jetën e pacientes, pasi nuk ka më shpëtim. Jeta mund të zgjasë deri në pesë vjet. Gjatë këtyre viteve trajtohen me rreze, në mënyrë që ta reduktojnë sa të mundin avancimin e shpejtë të kancerit. Meshkujt, bartësit e virusit
Bartësit e virusit vdekjeprurës, që shkakton kancerin në qafën e mitrës te femrat, janë meshkujt. Ata nuk kanë rrezikshmëri për jetën, por vetëm shqetësime, të cilat fillojnë me kruajtje dhe djegie të organit seksual. Atyre u dalin puçrra, të cilat bëhen të bezdisshme. Por këto trajtohen tek urologu dhe duhet të digjen. Nëse nuk bëhet djegia e tyre, atëherë mashkulli do ta mbartë virusin te të gjitha femrat, me të cilat kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Gjinekologia Silvana اeliku sqaron se te femrat kjo sëmundje e ka zanafillën edhe te një infeksion. Nëse nuk trajtohet, mund të kalojë te sekrecionet që vijnë në erë të keqe. Shkaqet e kësaj sëmundjeje janë në mënyra të ndryshme, që mund të kenë dhimbje kur kryejnë aktin seksual, hemorragji etj. Para dy ditësh është zbuluar vaksina në Amerikë, e cila zhduk kancerin nga qafa e mitrës. اeliku thekson se është shumë i rëndësishëm ky zbulim, që do të shpëtojë miliona gra në botë, të cilat vuajnë nga kjo sëmundje. ”ثshtë një ngjarje që do të shpëtojë jetën e femrave të prekura nga virusi HPN. Le të shpresojmë që ky ilaç do të vijë edhe në Shqipëri,” tha gjinekologia. Elma Halili
 
Vaksinimi per kancerin e qafes se mitres, kush mund ta beje
Vitet e fundit, kanceri në qafën e mitrës ka arritur shifra alarmante. Nëse i referohemi shifrave, sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH), llogaritet se çdo vit afërsisht 500000 gra diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës dhe se mbi 50 për qind e tyre vdesin nga kjo sëmundje. Në botë, çdo dy minuta një femër vdes nga kanceri i qafës së mitrës. Ndërsa në Evropë, kjo ndodh në çdo 18 minuta. Në Shqipëri, përbën 51.2 për qind të rasteve me tumore malinje që prekin aparatin gjenital femëror. Kohët e fundit është miratuar dhe ka mbërritur dhe në vendin tonë vaksina që mbron nga kanceri në qafën e mitrës. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja gjinekologe, Kozeta Mustafaraj, shpjegon se sa ndikon vaksina në parandalim dhe çfarë duhet të dimë përpara se të vaksinohemi:
Doktoreshë, sa i përhapur është kanceri në qafën e mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës, që shkaktohet nga infeksioni HPV, renditet i dyti për shpeshtësinë e kancerit te gratë, duke shkaktuar mbi çerek milionë vdekje në vit në botë. HPV është sëmundja seksualisht e transmetueshme më e përhapur, duke kapur një numër prej 6.2 milionë rastesh të rinj në SHBA. Mbi 70 tipe janë të lidhura me lythet genital dhe kancerincervikal. Kryerja e pap testeve ka reduktuar incidencën dhe mortalitetin e kancerit cervikal në gratë që kanë kryer ekzaminime rutinë në mënyrë të rregullt, por dhe kjo është e pamjaftueshme për shkak të sensivitetit të ulët 50-74 % në varësi të metodologjisë, si dhe faktorëve social si: moshat e reja, niveli ekonomik i ulët, të pasiguruar dhe akoma më problematike është në vendet e pazhvilluara, për shkak të mungesës së burimeve teknologjike, laboratorike apo programesh depistuese.
Kohët e fundit ka dalë në qarkullim vaksina që parandalon shfaqjen e këtij kanceri…
Në fakt ekzistojnë dy vaksina: Gradasili dhe Cervarix, që ka ardhur dhe në vendin tonë. Vaksinat kanë potencialin të ulin sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga kanceri cervical.
Përdorimi i gardasil vaxinës 4 valente të aprovuar në vitin 2006, ka treguar efikasitet në mbrojtjen kundrejt 4 tipeve HPV (6,11,16,18) në rreth 70 % të kancerit cervikal, dhe 90 % të lytheve genital. Vaksina ka potencialin të reduktoj dukshëm mortalitetin dhe morbidteni shoqërues të kancerit cervikal. Megjithatë ka mjaft faktorë që ndikojnë në efikasitetin e vaksinës.
Cilët janë këta faktorë?
Faktorët janë të shumtë dhe përfshijnë ekspozimin e mëparshëm ndaj HPV, kohëzgjatjen e mbrojtjes që siguron vaksina, ndërveprimi in vivo ndërmjet serotipeve HPV, variacioni i serotipeve në vende të ndryshme. Duhet marrë në konsideratë nëse infektimi i njëkohshëm me shumë serotype do të rrisë apo do të ulë efektin e saj. Mund të ketë in vivo një ndërveprim midis serotipeve që mund të jenë të natyrës sinergjike (përforcues) apo kompetitiv. Një ndërveprim sinergjik mund të ndodh nëse dy serotype ndajnë cilësi gjenetike, duke lejuar kështu një serotip të lehtësojë infeksionin me një të dytë. Në këtë rast, një vaksinë specifike ndaj një tipi mund të induktojë formim antitrupash ndaj tjetrit, më serotip gjenetikisht të afërt, në këtë mënyrë redukton marrjen e infeksioneve të shtameve multiple. Megjithatë, megjithëse mund të ketë disa anti-trupa me veprim të kryqëzuar, midis tipeve HPV, imuniteti besohet të jetë më tepër tipspecifik, çka do të thotë se shumica e serotipeve veprojnë në mënyrë kompetitive. Nëse kjo është e vërtetë, duke ulur prevalencën e një serotipi mund të nxitet procesi i “çlirimit kompetitiv” dhe si rezultat proliferimi i serotipeve të tjerë. psh duke hequr serotipin A nga një pjesë e madhe e popullatës, kjo mund të nxitë proliferimin e serotipeve B, të cilat ishin të kufizuar më parë nga tipat A. Infeksioni me disa shtame duket se rrit rriskun për lezione të gradës së lartë, dhe është gjendur në 8 % të grave me kancer cervikal. Për më tepër është parë një rritje e riskut për infeksione sekuencial dhe të njëkohshëm të tipeve të ndryshme në disa gra, çka flet për një predispozit ndaj fitimit të infeksionit. Prandaj nëse vaksina nis çlirimin kompetitiv të shtameve, potencialisht më virulent, mbrojtja do të jetë jo e plotë dhe vaksina më pak efektive sesa pritej.
Për sa kohë zgjat efikasiteti i vaksinës?
Efikasiteti afat gjatë për vaksinën është i limituar. Në fakt në botë, janë kryer vetëm 2 studime rreth kohëzgjatjes së këtij efekti dhe kanë treguar se zgjat 3.5 dhe 5 vjet. Vaksina ka efikasitet më të mirë, sa më e vogël të jetë mosha e vajzave. Siguria e vaksinës përfshin dhe reaksionet në vendin e injektimit me dhimbje, skuqje, enjtje, e shumë rrallë pireni. Nuk janë parë të ketë efekte anësore në studime në kafshë për fertilitetin apo dhe dëmtime fetale. Kjo vaksinë klasifikohet nga FDA si e kategorisë B.
اfarë ndikon në pasjen sukses të vaksinës?
Variancioni në prevalencën e HPV midis vendeve të ndryshëm mund të ndikojë në efektin e vaksinës. Duhet që gruaja të mos ketë patur histori të infeksionit. Një studim i para ca kohëve, i zhvilluar në tre faza, përfshiu më tepër se 24 mijë pjesëmarrëse të moshave 16-26 vjeç, nga 22 vende të ndryshme. Duke parë se vaksina ka për qëllim të jetë profilaktike, efikasiteti u fokusua në gra që ishin HPV negative (seronegative dhe pcr neg). Pjesëmarrësit që kishin prani të infeksioneve të kaluar aktual, përbënin rreth 27 % të pjesëmarrësve. Rezultati i këtyre provave ishte një efikasitet i lartë në parandalimin e kancerit cervical, vulvar, vaginal. Në gratë që kishin HPV negative, efikasiteti pas marrjes së dozave të vaksinës arriti në 95 %, por ky efikasitet ishte i ulët, 36%, në popullatën e përgjithshme. Ky studim tregon që duhet bërë vaksinimi para fillimit të aktivitetit seksual.
A mbron përfundimisht vaksina nga kanceri, pra vaksinimi arrin të parandalojë përfundimisht shfaqjen e kancerit?
Duhet kuptuar se vaksina mbron vetëm ndaj 2 tipeve HPV, që janë shkaktar të kancerit dhe 2 tipeve lyth shkaktues, por gratë do të vazhdojnë të jenë nën rrezikun e shtameve të tjerë virulent. Në këtë mënyrë vaksinimi nuk mund të përdoret si zëvendësues i depistimit. Vaksina mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit vuvar dhe vaginal të shkaktuar nga të njëjtët viruse që ajo mbron në kancer cervikal. Por gratë e infektuara më parë me hpv 16, 18, nuk kanë përfitim, ndaj dhe rekomandohet vaksinimi para ekspozimit të mundshëm me virusin. Vaksina nuk ka efekt terapeutik në gratë me infeksione preekzistues, ndërkohë që është e zakontë një vetëpastrim i shtameve onkogjenik HPV. Meshkujt e rinj janë kandidatë potencial për këtë mbrojtje, pasi si gratë edhe burrat, janë mbartës të HPV, por për momentin nuk është aprovuar akoma vaksinimi i meshkujve. Vaksina mbron më tepër ndaj shtameve 6 e 11, të cilët janë përgjegjës për lythat genital, por jo nga shtamet e tjera. Ndaj është e rëndësishme që të vazhdojë depistimi dhe kontrollet periodike, pavarësisht bërjes së vaksinës.
A ka efekte anësore?
Si efekte anësore më të shpeshta janë parë sinkopa, dhimbje në vendin e infektimit, dhimbje koke, nauze e ethe. Prandaj këshillohet një periudhë 15 minuta observimi pas kryerjes së vaksinës. Vaksina merret me 3 injeksione intramuskulare në muajin 0, 2 dhe 6
 
Cfare eshte PAP TESTI?
PAP TESTI eshte nje test i shpejt dhe i thjesht qe behet per te pare qelizat e mitres. Ky test mund te tregoje nese ju keni nje infeksion ne qafen e mitres, qeliza jo normale apo kancer te qafes se mitres.




Si behet nje PAP TESTI?
Nderkohe qe gruaja shtrihet tek shtrati i vizites, mjeku merr nje sasi qelizash prej qafes se mitres me nje furce te vogel qe eshte posacerisht per kete. Materiali me pas dergohet ne laborator per tu pare. PAP TESTI eshte i padhimbshem prandaj nuk ka nevoje per asnje ilac qetesues. PAP testi mund te kryhet ne nje klinik apo spital.

Perse eshte kaq i rendesishem pap testi?
Berja e rregullt e PAP TESTIT zbulon qelizat jo normale ne fazat e hershme pa dhene akoma kancer ne qafen e mitres. Pjesa me e madhe e kancerit ne qafen e mitres mund te kapen ne kohe atehere kur trajtimi behet me i lehte dhe stance per kurimin e tij jane shume te medha.

Te gjitha grate duhet ta bejne Pap Testin?
Eshte e rendesishme qe te gjitha grate ta bejne rregullisht Pap Testin, si pjese e kujdesit te vazhdueshem per shendetin. Rekomandohet qe te gjitha femrat tre vjet pasi kane filluar aktivitetin seksual duhet te kryejne Pap testin rregullisht.
Grate te cilat kane hequr mitren duhet te konsultohen me mjekun nese mund te kryejne rreglullisht pap testin.

Sa shpesh rekomandohet Pap Testi?
Rekomadimet jane te ndryshme. Disa rekomandojne te kryhet cdo 1 deri tre vjet.
Sipas Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH) rekomandohet :
Te gjitha femrat e moshave nga 25-65 vjec duhet te kryejne Pap Testin.
* Femrat nga 25 deri 49 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo tre vjet.
* Femrat nga 50 deri 64 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo pese vjet.
* Femrat ne moshen 65 vjec e lart mund te ndalojne te bejne Pap Testin vetem nese e kane kryer rregullisht ate qe ne moshen 50 vjec dhe kane patur rezultate normale.

Kerkohet ndonje gje e vecante para se te shkosh te kryesh PAP Testin?
Rreth 2 dite para testit shmangni dushet vaginale, perdorimin e ovulave vaginale, kremrave spermicide, etj. Nuk duhet te kryeni marrdhenie seksuale 2 dite para PAP Testit. Nje grua e kryen PAP Testin larg periudhes se mestruacioneve.

Kur merret pergjigja e PAP Testit?
Pergjigja merret pas disa ditesh. Eshte e rendesishme per nje grua te diskutoje rezulatet e testit me mjekun e saj. Nese rezultati i PAP Testit eshte normal, ju duhet te vazhdoni rregullisht berjen e PAP Testit.

Po nese rezultati i PAP Testit eshte jo normal?
Kjo do te thote qe disa qeliza jo normale jane gjetur ne qafen e mitres, por kjo nuk do te thote gjithmone qe jane qeliza kanceroze. Eshte e rendesishme te mbajme mend se qelizat jo normale duhen hequr qe te mos kthehen ne kancer. Kjo gje kerkon nje trajtim te thjeshte ne spitalin gjinekologjik dhe nuk kerkon qe ju te shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon ne jeten seksuale apo ne mundesine per te patur femije.

C’duhet bere nese rezultati i testit eshte jo normal?
Nese PAP Testi tregon nje dyshim apo nje gjendje jo normale mjeku do tu kerkoje te perserisni testin pas 6 muajsh apo do tu kerkoje te kryeni nje egzaminim te quajtur kolposkopi. Gjate saj shikohet nga afer qafa e mitres, nepermjet nje istrumenti qe vepron si mikroskop por qe quhet kolposkop.
Gjithashtu mjeku mund te marre nje material te vogel nga indet e qafes se mitres per ti ekzaminuar ne laborator. Kjo procedure quhet BIOPSI.
Biopsia eshte e vetmja menyre e sigurte per te percaktuar nese qelizat jo normale kane lidhje me kancerin.


PثR GJITHث KثTO ARSYE ثSHTث E RثNDثSISHME Qث Tث BثHET PAP TESTI EDHE KUR JE MIRث ME SHثNDET, I THJESHTث PثR TU BثRث DHE MUND Tث Tث SHPثTOJث JETثN
 
Titulli: Kanceri ne qafen e mitres!!!

Shenja që paralajmërojnë tumoret në mitër
Pap- testi duhet bërë çdo 3 vjet, tek çdo grua seksualisht aktive, ndërsa Mamografia, çdo 2 vjet

Trajtimi i menopauzës është në varësi të simptomave dhe në varësi nga dëshira e gruas për këtë trajtim.
Trajtimi më i përshtatshëm, siç mund të keni kuptuar edhe nga sa thuhet më sipër, është ai me bazë hormonale. Meqenëse trupi i gruas nuk prodhon më hormonet estrogjen, progesteron, gjë që bëhet shkak edhe për shumë prej shqetësimeve të përmendura më sipër, gruas i jepen këto hormone. Në këtë mënyrë, shumë prej ankesave të gruas përmirësohen. Po kështu, gruaja mbrohet edhe nga sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Terapia e zëvendësimit të hormoneve

Terapia e zëvendësimit të hormoneve (TZH) është një alternativë gjithmonë në rritje, përsa i përket simptomave të menopauzës. Estrogjenet merren me rrugë të ndryshme: nga goja , me injeksione ose me pulla që ngjiten në lëkurë . Mënyra e përdorimit oral (me tableta që merren nga goja) është estrogjen nga dita e parë e ardhjes së menstruacioneve deri 25 ditë pas saj dhe progesteron nga dita e 13-të deri në të 25-n dhe 4-7 ditë pushim, kohë kur vijnë edhe menstruacionet. Kur gratë nuk duan të kenë mensturacione, kjo skemë mund të përdoret pa periudhën e pushimit 4-7 ditë. Ndërsa mjekimi transdermal (me pulla që përmbajnë estrogjen dhe që ngjiten në parakrah ose në bark) bëhet çdo tri ditë dhe duke filluar nga dita e 13 –të e ciklit shtohet edhe progesteron me tableta ose ampula për 10 ditë. Gratë që kanë hequr mitrën, estrogjeni mund të përdoret vetëm, pa progesteronin, parandalon kancerin e mitrës. Progesteroni i përdorur 12 ditë është i mjaftueshëm për të parandaluar këtë mundësi.
Megjithatë, çdo gjë duhet ta bëni nën këshillën e mjekut.
Rreziqet e terapisë zëvendësuese, Estrogjenet, rrisin mundësinë e zhvillimit të gurëve në tëmth dhe në rrugët e tij. Ky rrezik është më i madh tek gratë obeze (të dhjamosura). Në kushtet e gjendjeve pre – kanceroze të gjirit, estrogjenet mund të favorizojnë zhvillimin e tyre drejt kancerit të gjirit. Për këtë arsye, para fillimit të mjekimit me estrogjene, është e këshillueshme të bëhet ekzaminimi i gjirit dhe një mamografi.
Ekzaminimet kryesore që duhet të bëjë gruaja
Eshtë e domosdoshme që çdo grua, që është duke hyrë në menopauzë, të bëjë një vizitë mjekësore si dhe ti nënshtrohet një programi ekzaminimesh si p.sh. ekzaminime për të matur nivelin e yndyrnave në gjak, të sheqernave, provat për funksionimin e mëlçisë, ekografi etj. Si dhe ato që janë më të rëndësishme si Pap – testi e Mamografia . Nëpërmjet këtyre dy ekzaminimeve të fundit zbulohet nëse gruaja është në rrezik për zhvillim të kancerit të mitrës dhe atij të gjirit. Pap– testi duhet të bëhet çdo 3 vjet, tek çdo grua me një jetë aktive seksuale, ndërsa Mamografia, tek çdo grua pas moshës 35 vjeç, çdo 2 vjet. Për diagnozën e parakohshme të tumoreve në gji, gruaja duhet gjithashtu të mësojë prej mjekut, sesi të bëjë periodikisht vetë ekzaminimin e gjirit si dhe të shkojë menjëherë të vizitohet tek mjeku, sa herë që ka ndonjë dyshim.
Ndërsa për diagnozën e parakohshme të tumoreve të mitrës, duhet patjetër që, në rast se gruaja vëren gjakderdhje të çrregullta vaginale pas periudhës së menopauzës, ankohet për dhimbje në fund të barkut, të shkoje menjëherë tek mjeku.


Shqetësime të tjera

Rënia e nivelit të estrogjeneve shton infeksionet e vezikës urinare

Urinimi i pavullnetshëm (humbja e aftësisë për të mbajtur urinën, urinim i pavetëdijshëm gjatë kollitjeve, lëvizjeve të papritura, etj) është një ankesë tjetër, që gratë mund të paraqesin në këtë kohë. Këto fenomene janë pasojë e plakjes së muskujve të fshikëzës së urinës në mungesë të estrogjeneve. Ulja e nivelit të estrogjeneve çon edhe në uljen e aftësisë mbrojtëse nga infeksionet e vezikës urinare. Kështu, ata bëhen shkak për shqetësimet e përmendura më sipër. Si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në muskulaturën mbajtëse të tyre, në këtë periudhë ndodh që fshikëza e urinës, muret e vaginës dhe mitra, të dalin jashtë.
Trajtimi hormonal ul rrezikun e infeksioneve të vezikës urinare, por ndikon edhe mbi urinimin e pavullnetshëm. Për të përmirësuar funksionin e muskulaturës së legenit, kështu edhe të vezikës urinare dhe për të parandaluar mosmbajtjen e urinës, është shumë e dobishme bërja e disa ushtrimeve gjimnastikore të quajtura “gjimnastika e vezikës”. Për këtë mund të këshilloheni me mjekun tuaj.
Pagjumesia, ankthi , paqëndrueshmëria emocionale, depresioni, çrregullimet e kujtesës, marrje mendsh , mpirja e duarve dhe e këmbëve ose ndjesi si miza- miza, nervozizmi, lodhja e shpejtë, rrahjet e shpeshta të zemrës, dhimbjet e kyçeve, etj janë shqetësime të tjera, nga të cilat gratë ankohen në periudhën e klimaksit. Por këto simptoma në këtë periudhë nuk janë shumë specifike, prandaj është e rëndësishme të përjashtohen shkaqe të tjera, që mund të shkaktojne këto simptoma. E rëndësishme është të kuptohet se bëhet fjalë për një periudhë kalimtare, që mund të sjellë shqetësime që nuk duhet të konsiderohen sëmundje ose patologji psikike, por që duhet të diskutohen me mjekun.

Ndryshimet metabolike

Në periudhën e menopauzës pakësohet metabolizmi bazal (dmth trupi konsumon më pak kalori), kështu që gratë shtojnë në peshë. Në disa raste, bashkë me shtimin në peshë, kur ekziston dhe predispozicioni familjar, tek gratë mund të shfaqet edhe diabeti (rritja e sheqernave në gjak). Edhe prodhimi i yndyrnave pëson ndryshime, gjë që shoqërohet me rritje të nivelit të kolesterolit në gjak.

Disa këshilla për ushqyerjen

Gratë në menopauzë duhet të ndjekin një regjim ushqimor të ekuilibruar dhe të larmishëm dhe, në të njëjtën kohë, të kryejnë ushtrime fizike të paktën tri herë në ditë. Afrimi i periudhës së menopauzës mund të jetë në këtë mënyrë edhe një mundësi për të ndryshuar disa zakone të të ushqyerit jo korrekt. Rregullat e reja të të ushqyerit mund të ndihmojnë gruan për të ndjekur një regjim ushqimor të mirë, si për vete, ashtu edhe për të gjithë familjen .

1 . Përdorni larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta
2 . Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate
3 . Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate (perime)
4 . Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 4 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me perime
5 . Ulni përdorimin e yndyrnave gjatë përgatitjes së ushqimeve
6 . Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur, përdorimin e ëmbëlsirave
7 . Hani fruta , por jo menjëherë pas ngrënies së vaktit
 
Titulli: Kanceri ne qafen e mitres!!!

Seksi në moshë të re shton rrezikun për kancer

Sipas shkencëtarëve britanikë, aktiviteti seksual në moshë të re dyfishon rrezikun për zhvillimin e kancerit në qafen e mitrës.Të dhënat e botuara në British Journal of Cancer, sugjerojnë se rreziku është më i madh nëse marrëdhëniet seksuale fillojnë në moshë më të re pasi që HPV- virusi përgjegjës për këtë sëmundje ka në dispozicion kohë më të madhe për të shkaktuar dëme në rast se ndodh infeksioni.

Rezultatet e studimit të realizuar te më shumë se 20.000 femra, pohojnë se madje rreziku për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës është më i madh te femrat që kanë pasur marrëdhënien e parë seksuale në moshën 20-vjeçare në krahasim me ato që kanë përjetuar seksin më vonë. /tch
 
Titulli: Kanceri ne qafen e mitres!!!

Vaksina e kancerit të qafës së mitrës kushton 600 €
0.gif
0.gif
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës do të aplikohet falas, por vetëm pas pesë vitesh. Kjo pasi momentalisht vendi ynë nuk ka mundësi ekonomike për rimbursimin e kësaj vaksine, e cila kushton jo pak, por 600 euro (tri doza vaksine). Lajmi për futjen e vaksinës së kancerit të qafës së mitrës në kalendarin kombëtar të vaksinimit u bë i ditur nga drejtori i Shëndetit Publik pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Gazmend Bejtja. “Vaksina është në treg. Ndodhet në depot farmaceutike. ثshtë paksa e shtrenjtë. ثshtë në planin tonë që kjo vaksinë të futet në kalendarin e vaksinimit, pra të mbulohet nga fondet e shtetit. Kjo të bëhet në harkun e 3-5 vjetëve të ardhshme, sepse ka një plan të caktuar për futjen e vaksinave të reja”, - tha Bejtja. Specialistët e shëndetësisë gjatë kësaj jave, e cila është quajtur dhe “Java Evropiane e Kancerit të Qafës së Mitrës”, u bëjnë apel qytetareve të depistohen në moshë të hershme, ndërkohë që tregojnë dhe disa nga faktorët që çojnë drejt kësaj patologjie. “Fillimi i jetës seksuale në moshë të re presupozon që të kemi një prekje më të lartë nga ky virus. Pirja e duhanit, gjithashtu akuzohet si një shkaktar i këtij kanceri. Gjithashtu, stili i jetës, mënyra e të ushqyerit me shumë yndyrna, kur në fakt duhen ngrënë më shumë fruta dhe perime”, - tha Bejtja. Për fat të keq, vendi ynë vazhdon të renditet në listën e shteteve që kanë një numër të lartë të rasteve të shfaqura në vit, 25 raste të reja për 100 mijë femra dhe rreth 140 vdekje në vit.




Tare: Sa i mundshëm është shërimi
-A ka medikamente efikase që të zhdukin këtë lloj virusi nga trupi i gruas? Pra, sa efektivë janë antiviralët?
Nuk ka medikament tërësisht efikas, por ka masa efikase për të ndaluar shkatërrimin e qelizave. Ndërkohë, gratë me këtë virus duhet të mjekohen edhe për infeksione të tjera, sepse duke pasur infeksione të tjera, ndërhyn më kollaj veprimi i virusit në qelizë.
-A ka shërim gruaja nga ky lloj infeksioni kaq problematik?
Varet nga tipi i virusit. Janë disa papilloma që shërohen vetë nga organizmi ose kalojnë vetëm duke u mjekuar. Kurse për më të rrezikshmet bëhen djegie në shkallë të ndryshme, bëhen rrezatime, deri në heqjen e mitrës.



Vaksina duhet të fillojë tek vajzat 10-12 vjeçe


OBSH rekomandon që vaksina që mbron nga kanceri i qafës së mitrës të bëhet tek vajzat e vogla pa hyrë në pubertet. Që një prind shqiptar të marrë vajzën e tij minorene për dore dhe ta çojë për vaksinim, kjo duket e jashtëzakonshme sot për sot. Mjekët nuk heqin dorë nga mendimi se është një gjë shumë e mirë për ata që i kanë mundësitë ekonomike, pasi vaksina kushton 600 euro. Mjekja Vjollca Tare thotë: “Na kanë ardhur shumë gra, që interesohen për këtë vaksinë, sepse kanë dëgjuar për të. Por duhet tju bëj të qartë, që vaksina bëhet tek ato vajza që nuk kanë filluar ende jetën seksuale. Nëse kanë pasur qoftë edhe një herë të vetme kontakt seksual, mund ta kenë marrë me këtë herë virusin, e nuk ka asnjë vlerë ta bësh vaksinën. Vaksina rekomandohet të bëhet në vajzat 10-12 vjeçe, duke menduar se vajzat mund ta nisin jetën seksuale edhe 14-15 vjeçe”. E pyetur se a mendon ajo si mjeke, që kjo të përfshihet në vaksinat e detyrueshme të fëmijëve nga mosha 0-15 vjeç, doktoresha thotë: “Të detyrueshme ndoshta jo, sepse kjo është shumë e kushtueshme, por mund të vijë koha që të bëhet si vaksinat e tjera. Vetëm se duhet pasur parasysh që vaksina mbron vetëm nga dy tipe të virusit Papilloma, që janë të rrezikshëm. Kjo nuk do të thotë, se gruaja që ka bërë vaksinën, nuk do të infektohet nga tipet e tjera të Papillomës. Pra, duhet të them se vaksina nuk është për të dhënë mbrojtje nga çdo virus”.


اfarë tregon Pap-testi?

Pap-testi diagnostikon sëmundjet e qafës së mitrës, por që janë seksualisht të transmetueshme mikrobiale, me sekrecione dhe sidomos për një virus që vendoset në organizmin e gruas. Virusi është disa tipesh, disa prej tyre nuk janë shumë të rrezikshëm dhe organizmi i gruas i zhduk vetë. Sidomos lindjet veprojnë shumë mirë, sepse pastrojnë rrugët vaginale, heqin gjithë qelizat e çrregullta të vendosura sipër tyre. Por ka edhe disa lloje nga këto viruse, dy tipe të tyre që vendosen, mbeten dhe japin ndryshime qelizore në qafën e mitrës. Sigurisht, masat nuk merren që vitin e parë ose të dytë, sepse këto mbahen disa vjet në observacion për të parë nëse organizmi po e përballon dot, a mund ti eliminojë apo po avancon dhe duhen marrë masa të tjera. Mjekimi fillon me djegie të shkallës së lehtë, me operacione më të vogla e më pas me më të mëdha. Por këto ndërhyrje në rastin e grave të infektuara dhe që pësojnë prej virusit ndryshime qelizore, nuk kryhen në vitet e para pas infektimit, por më pas.
 
Titulli: Kanceri ne qafen e mitres!!!

Kanceri i qafës së mitrës, 140 të vdekura në vit

Ministri Vasili dha dje për herë të parë shifra alarmante për kancerin e cerviksit. Gjinekologët: Rimbursoni vaksinën se femrat nuk munden ta blejnë


Kanceri i qafës së mitrës merr çdo vit 140 jetë femrash në vendin tonë. Jo pak, por çdo vit në vendin tonë zbulohen 25 raste të reja në 100 mijë femra me kancerin e qafës së mitrës. Të dhënat tronditëse i referoi dje vetë kreu i Shëndetësisë, z. Petrit Vasili, në konferencën e dytë "Për parandalimin e kancerit të cerviksit (qafës së mitrës)", e cila u mbajt në praninë e drejtuesve të institucioneve shëndetësore dhe gjinekologëve. Por, nga ana tjetër gjinekologët gjatë konferencës theksuan se vaksina për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës nuk është e rimbursueshme dhe se popullata nuk mundet ta përballojë çmimin e saj. Ndërsa drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, theksoi se ndonëse shumë vende të Evropës këtë vaksinë e rimbursojnë, për vendin tonë është ende një luks.

Kanceri

Në Shqipëri çdo vit nga ky kancer preken disa qindra gra (një vlerësim i incidencës vjetore është 25 raste të reja për 100 000) dhe rreth 140 (8.9 për 100 000) prej tyre humbin jetën si pasojë e këtij kanceri. Sipas ministrit Vasili, tek femrat shqiptare ky ngelet kanceri i dytë më i shpeshtë pas atij të gjirit. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, vihet re një prirje për rritje gjatë dekadës së fundit. Kanceri i qafës së mitrës është i dyti për incidencë tek femrat pas atij të gjirit dhe i treti për mortalitet. Ndërkohë që, sipas studimeve të ISHP-së, zona e Shkodrës, Lezhës dhe Tropojës regjistrojnë një numër të madh rastesh.

Vaksina

Një ndër format për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës është vaksinimi, por për fat të keq shumica e grave shqiptare nuk munden ta përballojnë atë. Këtë e pohuan vetë gjinekologët në konferencë, të cilët theksuan se vaksina është shumë e shtrenjtë. "Duhet të dimë se shumica e femrave me kancer në qafën e mitrës janë të varfra dhe përballimi i vaksinës është i pamundur. Vaksina duhet të bëhet në 3 doza dhe secila nga këto doza kushton 170 mijë lekë të vjetra. Pra, kjo është pothuajse e pamundur për ta përballuar", pohon onkologia-gjinekologe pranë shërbimit të Onkologjisë në QSUT, Mira Papa. Ndërsa drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, theksoi se shqetësimi i gjinekologëve është i drejtë, por rimbursimi i kësaj vaksine është i pamundur. "ثshtë e vërtetë se në disa vende të Evropës vaksina rimbursohet, ndërsa për vendin tonë duhet të pranojmë se kjo është e pamundur për shkak të kostos së lartë që ka. Pra, do të ishte një luks për vendin tonë, sikur kjo vaksinë të rimbursohej", theksoi Alban Ylli.SHEKULLI
 
Titulli: Kanceri ne qafen e mitres!!!

Kanceri i qafës së mitrës, vdekshmëria më e larta në rajon


Sipas specialistes së ISHP-së, Mërkuri çdo vit në vendin tonë ka 70 raste të reja me kancerin qafës së mitrës. Ja shkaktarët dhe kategoritë e femrave që preken

ثshtë cilësuar si ndër shkaktarët më të mëdhenj të vdekjes së femrave.
Në vendin tonë ka rreth 70 raste të reja me kancer të qafës së mitrës. Janë mesatarisht rreth 70 raste në vit dhe jemi renditur ndër vendet më të prekura në rajon nga kjo sëmundje.

Pikërisht në lidhje me këtë sëmundje specialistja e Institutit të Shëndetit Publik në një intervistë për "Shekullin", Lumturi Mërkuri shpjegon shkaktarët e sëmundjes, kategoritë që preken më shumë dhe si duhet të parandalohet ky kanceri i qafës së mitrës.

اfarë mund të na thoni në lidhje me kancerin e qafës së mitrës dhe si është situata në vendin tonë?

اdo vit në Evropë 60.000 gra preken nga Kanceri i Qafës së Mitrës dhe gjysma e tyre vdesin prej tij çdo vit. Kanceri i Qafës së Mitrës është kanceri i dytë tek gratë e moshës 15-44 vjeç. Në Shqipëri raste të reja me Kancer të qafës së mitrës janë mesatarisht rreth 70 raste në vit. Preken të gjitha moshat me një kulm në moshën 40 vjeç.

Por karakteristike për Shqipërinë është fakti që rastet paraqiten në faza shumë të avancuara dhe vdekshmëria nga kanceri i qafës së mitrës është e lartë. Renditemi midis vendeve të para në rajon lidhur me vdekshmërinë prej tij.

Java Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës, 24-30 Janar 2010, pikërisht ka për qëllim të rritë njohuritë rreth faktit se tani pothuaj çdo rast me Kancer të Qafës së Mitrës mund të parandalohet, të informojë gratë se çfarë duhet të bëjnë për të shmangur këtë sëmundje dhe që të përdorin shërbimet që janë në dispozicion për këtë qëllim.

Cilat femra janë në rrezik prej kancerit të qafës së mitrës?


اdo grua mund të preket nga kanceri i qafës së mitrës. Por shanset për të pasur një kancer të qafës së mitrës janë më të mëdha nëse një femër: Ka aktivitet të hershëm seksual,

ka partnerë seksual të shumtë, të cilët kanë partnerë seksualë të shumtë, është e infektuar me virusin e papilomës njerëzore (HPV).

Gjithashtu faktor potencial janë edhe nëse nëna, motra apo gjyshja e tyre ka pasur kancer të qafës së mitrës apo nëse ka ose ka pasur një infeksion seksualisht të transmetueshëm përfshi HIV/AIDS
dhe shtatzëni të shumta.

Cili është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës?

Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është një virus i quajtur virusi i papilomës njerëzore (HPV),i cili transmetohet në rrugë seksuale.

Infeksioni nga HPV është më i zakonshëm në grup moshat e reja, veçanërisht tek femrat në moshën e vonë të adoleshencës apo rreth të njëzetave. Kjo sepse HPV, përhapet kryesisht nëpërmjet kontakteve seksuale, dhe rreziku rritet me rritjen e numrit të partnerëve seksualë.

Gratë që bëhen seksualisht aktive në një moshë të re, që kanë shumë partnerë seksualë, dhe partnerët e të cilave kanë të tjerë partnerë, janë në risk akoma më të madh. Transmetimi jo seksual i HPV është i rrallë.

Si mund të mbrohesh nga kanceri i qafës së mitrës?


Rreziku për kancerin e qafës së mitrës zvogëlohet nëse femrat:
Vaksinohen me vaksinën kundër HPV- kancerit të qafës së mitrës
Bëjeni rregullisht PAP TESTIN Të dyja së bashku vaksinimi dhe bërja e Pap Testit rregullisht mbrojnë nga kanceri i qafës së mitrës.

ا'farë është Pap Testi?

Pap Testi është një mënyrë e thjeshtë për të parë qelizat e qafës së mitrës. Pap Testi është një test i shpejtë dhe i thjeshtë. Ky test mund të tregojë nëse ju keni një infeksion në qafën e mitrës, qeliza jo normale apo kancer të qafës së mitrës. Pap Testi është pjesë e rëndësishme e kujdesit për shëndetin e një gruaje.

Nga momenti i shfaqjes së qelizave jo normale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen shumë vjet, rreth 10 deri në 20 vjet.

Fatmirësisht, koha e gjatë e zhvillimit të këtij lloj kanceri jep mundësinë që ky kancer të kapet në kohë nëse një grua bën Pap Testin. Pjesa më e madhe e kacereve të qafës së mitrës mund të shmangen nëse gratë bëjnë Pap Testin rregullisht. Pap Testi mund të ruaj jetën e një femre.

Ai mund të dallojë shumë herët kancerin e qafës së mitrës, përpara se ai të preki pjesë të tjera të trupit të një femre. Nëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët, trajtimi mund të bëhet më i lehtë dhe shanset për kurimin e tij janë shumë më të mëdha.
Të gjitha femrat duhet ta bëjnë Pap testin?

ثshtë e rëndësishme që të gjitha gratë ta bëjnë rregullisht Pap Testin, si pjesë e kujdesit të zakonshëm për shëndetin. Rekomandohet që të gjitha femrat tre vjet pasi janë bërë seksualisht aktive, apo kanë arritur moshën 18, duhet të kryejnë Pap testin rregullisht.

Duhet konsultuar me mjekun për shpeshtësinë e kryerjes së Pap Testit. Gratë që kanë pasur operacion për heqjen e mitrës, duhet të konsultohen me mjekun nëse mund të kryejnë rregullisht Pap Testin. Rekomandohet një Pap Test çdo 1 deri 3 vjet nëse 3 Pap Teste rresht kanë dalë normal. Ka sugjerime të ndryshme për kohën e fillimit të bërjes së Pap Testit.

Një grua duhet të bëjë Pap Teste rregullisht, sepse kontrollet e rregullta ndihmojnë në kapjen e hershme të kancerit të qafës së mitrës. Bërja rregullisht e Pap Testit i jep shansin një gruaje që problemet e shfaqura në qafën e mitrës të kapet në kohë.
SHEKULLI
 
Papiloma virus, e pranishme edhe te meshkujt

Pas një studimi është vërtetuar se shkakton abortin e parakohshëm te femrat
HPV-ja prek edhe meshkujt: 4 për qind të personave të shëndetshëm dhe 11 për qind të atyre që janë sterilë. Tashmë një studim shkencor thekson se spermatozoidet që transportojnë ADN-në virale në vezë modifikojnë fertilizimin dhe zhvillimin e embrionit, duke u bërë shkaku kryesor i një aborti të parakohshëm

Edhe një herë, papiloma virus tregoi se është armiku i shëndetit seksual, si te meshkujt ashtu dhe te femrat. Në fakt jo vetëm që është përgjegjës për kancerin e qafës së mitrës, por edhe për ndonjë incident që ka lidhje me abortin. Gjithçka varet nga spermatozoidet që transportojnë HPV-në në vezë. Pasi ka hyrë, ADN-ja virale modifikon fertilizimin dhe zhvillimin e embrionit. Ai që ka identifikuar lidhjen mes papilomës dhe abortit është profesori Carlo Foresta, nga Universiteti i Padovas, së bashku me ekipin e tij të punës. “Shumë njerëz mendojnë se papiloma virus prek vetëm femrat, por në të vërtetë është një virus që infekton edhe meshkujt. Zakonisht, në popullsinë e zakonshme, papiloma virus gjendet në spermën e 4 për qind të meshkujve, ndërsa ata që janë sterilë, përqindja rritet duke arritur 10 deri në 12%, ndërkohë që përqindja e personave të cilët shkojnë me femra të infektuara me HPV është dhe më e lartë, 40%. Në këto raste HPV-ja, kur është e pranishme në spermë, lidhet me spermatozoidet, redukton lëvizshmërinë dhe mund të shkaktojë një modifikim të pjellorisë dhe abortit”, shpjegon profesori.

Rezultatet paraprake të studimit do të bëhen të ditura në edicionin e njëzeteshtatë të Konferencës për Mjekësinë e Riprodhimit, më 26 dhe 27 shkurt 2010 në Universitetin e Padovas. Por sipas ekspertit, studimi do t’i dorëzohet komunitetit ndërkombëtar shkencor. Duhet theksuar se aftësia e spermatozoideve të infektuar në laborator me grimca virale, të afta që të fekondojnë vezët, janë testuar falë një analize laboratori. ADN-ja virale brenda vezës replikohet dhe modifikon sintezën e proteinave virale, duke bllokuar procesin e riprodhimit.

“Këto rezultate janë shqetësuese, sidomos nëse spermatozoidet me HPV përdoren për teknikat e fekondimit artificial”, thotë profesori. “Në fakt, kalimi i ADN-së virale në vezë është i mundur dhe shoqërohet me mungesë të zhvillimit të embrionit ose abort të parakohshëm”. Problemi bëhet edhe më i rëndësishëm në momentin kur HPV-ja gjendet në mostrat e spermatozoideve që ruhen në laborator, qeliza që domosdoshmërisht janë kundër proceseve të fekondimit artificial. Ekipi vuri re se 7 për qind e pacientëve që kishin “ngrirë” spermën e tyre rezultuan pozitivë ndaj HPV-së, dhe në këto raste mikroinjektimi i spermatozoidit të sëmurë, mund të sjellë mungesë fertilizimi ose abort të parakohshëm.

“Duke arritur në këtë pikë, nevojitet kujdes maksimal nga ana e specialistëve për të analizuar papiloma virus në spermën e subjekteve që janë sterilë, para çdo ruajtje në laborator. Gjithashtu specialistët duhet të kenë parasysh edhe meshkujt, të vaksinohen, sepse edhe ata janë të prekshëm nga HPV-ja (mund ta marrin nga partneret). Tashmë është vërtetuar edhe lidhja mes virusit dhe tumorit të qafës së mitrës. Tek meshkujt, HPV-ja mund të jetë shkaku i shqetësimeve që lidhen me riprodhimin.

“Sot, mund të tregojmë se 20 për qind e tumoreve shkaktohet nga një infeksion, madje e dimë që është një përqindje që rrezikon të rritet edhe më shumë. Unë shpresoj që shumë shpejt, sepse ashtu siç na mëson rasti i virusit të Hepatitit B apo i papilomës, se nëse njohim lidhjen mund të krijojmë mjete efikase për t’i parandaluar. Njohja e këtyre agjentëve mund të çojë në një revolucion total të diagnozës, në parandalimin dhe kurimin e tumoreve. Jam i bindur se do të dalin në dritë shumë më tepër lidhje mes viruseve dhe kancerit. Madje edhe lidhje indirekte si në rastin e HIV-it që lejon zhvillimin e tumorit të Kaposit. HIV-i nuk është shkaku kryesor, por pa të, ky lloj kanceri nuk do ishte zhvilluar. Sipas kësaj rruge, mund të gjejmë shumë lidhje të tjera. Falë vaksinës, gratë janë të mbrojtura 70-80 për qind kundër kondilomave, por duhet të bëjnë edhe "Pap testin" për të qenë 100 për qind të sigurta. Po ashtu më duhet të theksoj se është e vërtetë se çmimi i vaksinës është shumë i lartë, sidomos në vendet në zhvillim dhe për këtë, më vjen me të vërtetë keq. Për mua duhet të ishte falas”, përfundon profesori.
Zbulimi i papiloma virus

Gjatë studimeve universitare, profesori Harald zur Hausen zbuloi këtë fenomen që lejon gjenomën e një bakteriofagu specifik të hyjë në ADN-në e qelizave bakteriologjike dhe të modifikojë kështu karakteristikat. Atëherë ai mendoi se edhe kanceri mund të kishte një zhvillim analog, d.m.th që gjenoma e një virusi mund të hynte në qelizat kancerogjene ose në qelizat e shëndetshme dhe mund t’i modifikonte ato. Për këtë arsye, studioi këtë fenomen. Pas analizimit të virusin “herpes simplex” nga analizat gjenetike mbi qindra qeliza tumorale, nuk rezultoi që ky virus të përfshihej në gjenezën tumorale. Ky zbulim i dha atij mundësinë që të thellohej më shumë te shenjat dhe kondilomat që papiloma virus mund të shkaktonte në qafën e mitrës. Megjithatë vetëm në vitet 1983-10884 arritëm të gjenim Hpv16, që ishte më i pranishmi në qelizat kancerogjene.
•shqip•
 
Pe: Kanceri ne qafen e mitres!!!

[h=2]Kanceri i qafës së mitrës[/h]
[h=3]اfarë është kanceri i qafës më mitrës?[/h]Shiko fotografinë 1803211
Organet e njeriut jo rrallë mund të preken nga deformime qelizore, të cilat shpesh bëhen shkak për pasoja të rënda për jetën. Edhe kanceri i qafës së mitrës, është një deformin qelizor që mund të formohet në qafën e mitrës të çdo gruaje. Me kancer, kuptohet rritja në mënyrë jo normale dhe të pakontrolluar të qelizave.


[h=3]Sa i shpeshtë paraqitet kanceri i qafës së mitrës?[/h]Fatkeqësisht, kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të shpeshta tek gratë. Me rritjen e moshës, është konstatuar se rritet edhe rreziku për kancer të qafës së mitrës.
اdo vit rreth 500 mijë gra në botë, preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo sëmundje.
Në botë, çdo 2 minuta vdes një grua nga kanceri i qafës së mitrës.
Në Europë, çdo 18 minuta vdes një grua nga kanceri i qafës së mitrës.
Në Shqipëri, kanceri i qafës së mitrës është kanceri me raste më të shpeshta tek gratë mbas kancerit të gjirit.
Në Shqipëri, rastet me kancer të qafës së mitrës kanë ardhur duke u shtuar, ndërsa vdekshmëria prej tij është dyfishuar.


[h=3]Cili është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës?[/h]Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës, është virusi human papiloma (HPV). Në fakt, janë konstatuar mbi 100 tipe të këtij virusi por, vetëm disa prej tyre klasifikohen si shkaktar me rrezik të lartë për kancer të qafës së mitrës.
HPV-ja përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale dhe transmetimi jo seksual është i rrallë. Në organizmin e infektuar, virusi mund të mbetet i fshehur për vite pa dhënë asnjë shenjë.
Infeksioni nga HPV-ja, është më i zakonshëm në grup moshat e reja të cilat janë seksualisht aktive dhe rreziku rritet me shtimin e numrit të partnerëve seksual.


[h=3]Cilët janë faktorët rrezikues për kancer të qafës së mitrës ?[/h]Faktorët rrezikues të klasifikuar si faktor favorizues të mundshëm të deformimeve qelizore të qafës së mitrës, janë ato të cilët shfaqen me shpeshtësi të konsiderueshme në rastet e evidentimit të sëmundjeve parakanceroze dhe kanceroze. Megjithatë, për asnjë prej tyre nuk mund të thuhet se është me kryesori apo është faktori absolut. Ky realitet, deri diku e vështirëson klasifikimin e faktorëve të rrezikut për kancer të qafës së mitrës. Por, në rrethet mjeksore është bërë e mundur që faktorët e rrezikut të klasifikohen në dy grupe;
*Faktor të lartë rrezikues, dhe Faktor të ulët rrezikues.

Në grupin e faktorëve të lartë rrezikues, klasifikohen femrat:
o me aktivitet seksual mbi një vit nga kontakti i parë, pa marrë vlerësimin e analizës së Pap–testit,
o me moshë nën 18 vjeç, që kanë kryer marrëdhënie seksuale,
o me partnerë të shumtë seksual, ose me partner të cilët kanë patur shumë partnere seksuale,
o me prani të infeksionit HPV, ose me infeksione seksualisht të transmetueshme përfshi HIV/AIDS,
o me nënë, motër apo gjyshe që kanë patur kancer të qafës së mitrës,
o që pijnë duhan,
o me shtatzëni të shumta,
o me imunitet të ulët.
Këto femra, duhet të jenë edhe më të kujdeshme duke u kontrolluar rregullisht.

Në grupin e faktorëve të ulët rrezikues, janë klasifikuar femrat:
o që kryejnë kontrolle dhe analiza sipas këshillave mjesore,
o që kanë normale rezultatet e tre analizave të fundit të Pap–testeve.


[h=3]A ekziston mundësia e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës?[/h]Po, ekziston mundësia e vlerësimit të një deformimi fillestar të qelizave të qafës së mitrës. Vlerësimi i nivelit të deformimit të qelizave, mund të realizohet me një test të thjeshtë dhe të shpejtë që quhet Pap-test. Ky ekzaminim e merr fillesën nga mjeku Papanicoulau, i cili qe ai që e propozoj përdorimin e këtij testi.
Testi mbështetet në sjelljen e deformimeve qelizore, gjatë fazave të ndryshme të deformimit të tyre. Nga momenti i shfaqes së qelizave jo normale në qafën e mitrës, deri në shfaqen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen afro nga 10 deri në 20 vjet. Kjo është ajo kohë fatlume, që i jep mundësinë një gruaje të kapi në kohë deformimin e qelizave, nëse kontrollohet rregullisht tek mjekët specialistë.
Gjatë deformimeve qelizore, konstatohen dy momente të rëndësishme.
Së pari; klasifikohen disa faktorë që mund të jenë të pranishëm ose mund të jenë favorizues ose mund të jenë kryesor në zhvillimin e sëmundjeve kanceroze në qafën e mitrës.
Së dyti; kanceri i qafës së mitrës zhvillohet nëpërmjet një faze paraagresive (preinvazive).
Momenti i dytë, ka rëndësi dhe duhet kuptuar e vlerësuar nga ana e gruas. Kanceri i qafës së mitrës përpara se të shfaqë agresivitetin e tij, paraqitet me një fazë paraagresive. Kjo do të thotë se përpara shfaqes së agresivitetit të kancerit, ekziston periudha e transformimit. Kur kjo periudhë zbulohet në kohë sa më të herëshme, atëherë rriten mundësitë për shërim nga sëmundja. Për t’ja arritur kësaj, kërkohet në rradhë të parë që gruaja të kuptojë dhe të vlerësojë që në mënyrë periodike të kryejë analizën citologjike cervikale. Më thjeshtë dhe qartë, duhet të kryejë atë analizë që quhet Pap–testi. E thënë në kuptimin e tërheqjes së vëmëndjes, shëndeti dhe jetëgjatësia e gruas varet edhe nga një analizë e thjeshtë e vlerësimit të qelizave, që quhet Pap-test.


[h=3]Si realizohet Pap-testi?[/h]Pap–testi ose testi i Papanikolaut, konsiston në marrjen e materialit qelizor në disa pika të qafës së mitrës (colum uteri). Eshtë një veprim që realizohet me një teknikë të thjeshtë, pa dhimbje dhe pa efekte anësore. Shumë pak i bezdishëm, për shkak të përdorimit të spekulumit. Materiali qelizor i marrë në qafën e mitrës, shtrihet në fletë xhami (lama) dhe shikohet në mikroskop në një laborator të specializuar.
Duhet të kihet parasysh, që rreth 2 ditë përpara se të shkohet për të bërë Pap-testin, duhet shmangur dushi vaginal, përdorimi i medikamenteve, suposteve apo kremrave vaginal. Gjithashtu nuk duhet të kryhet marrëdhënie seksuale, së paku 24 orë përpara marrjes së materialit qelizor.
Pap-testi nuk këshillohet të bëhet në periudhën menstruale. Koha më e mirë është ndërmjet ditës së 12 deri 18 pas ditës së parë të menstruacioneve.
Pas marrjes së përgjigjes së testit, është e rëndësishme që rezultati të diskutohet midis gruas dhe mjekut.
Nëse rezultati i Pap-testit është normal, rreziku për kancer të qafës së mitrës është i ulët, por gruaja duhet të vazhdojë rregullisht bërjen e Pap-testit çdo 1-3 vjet, sipas rekomandimit të mjekut.
Nëse rezultati i Pap-testit del jo normal, do të thotë që disa qeliza jo normale janë gjetur në qafën e mitrës. Trajtimi medikamentoz apo heqja e tyre, bën të mundur që ato apo qelizat e tjera të mos bëhen kanceroze. Trajtimi mjeksor i qelizave jo normale, realizohet në klinika të specializuara pa ju kërkuar shtrim hospitalor. Trajtimi, nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë.
Nëse rezultati i Pap-testit del i dyshimtë, kërkohet që përsëritja e tij të bëhet mbas 6-të muaj ose kërkohet të kryen ekzaminime të tjera shtesë siç është kolpskopia apo biopsia.


[h=3]Sa shpesh duhet bërë Pap-testi?[/h]Rekomandimet për kryerjen e Pap-testit, janë specifike për klinika të ndryshme. ثshtë e rëndësishme, që gjitha gratë të bëjnë Pap-testin sipas rekomandimeve të mjekut që i kanë besuar shëndetin riprodhues të tyre. Për femrat që kanë filluar aktivitetin seksual, apo kanë arritur moshën 18 vjeç, Pap-testi duhet të kryhet rregullisht.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandohet:
- Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç, duhet të kryejnë Pap-testin.

- Femrat e moshave 21 deri në 49 vjeç, duhet të kryejnë Pap-testin çdo vit. Nëse 3 Pap-teste rrjesht dalin normal, atëherë vazhdohet kryerja e Pap-testeve çdo 3 vjet.

- Femrat e moshave 50 deri në 64 vjeç, duhet të kryejnë Pap-testin çdo 3 deri në 5 vjet.

- Në moshën 65 vjeç, nuk ka nevojë të vazhdohet me kryerjen e Pap-testit nëse ai është kryer rregullisht nga mosha 50 vjeç dhe ka dalë me rezultate normale.


Obst-Gyn Mimoza Keta
 
kanceri i qafes se mitres dhe shkaktaret

Kanceri i qafës së mitrës është një ndër tumoret e shpeshta që po rrezikon shëndetin e gruas edhe në vendin tonë. Bluzat e bardha vënë në dukje faktin se shpesh herë neglizhenca në kryerjen e diagnostikimeve të hershme e rëndon edhe më shumë bilancin e përhapjes së kësaj sëmundje. Në një intervistë për gazetën “Dita”, onkologu Shahin Kadare tregon faktorët që nxisin përhapjen e kësaj sëmundje, kategoritë më të rriskuara, si dhe kujdesin që duhet të kemi për parandalimin e kësaj sëmundje.



ا’është kanceri i qafës së mitrës dhe ku zhvillohet?

Kanceri i qafës së mitrës është një nga format më të shpeshta të kancerit tek gratë dhe quhet kështu sepse zhvillohet në atë pjesë të organeve gjenitale femërore që njihet në mjekësi si ”qafa e mitrës ”. Qafa e Mitrës është një strukturë anatomike në formën e një kanali me mure të trashë dhe të fortë që lidh pjesën fundore të vaginës me hapësirën e mitrës, apo vendin ku zhvillohet fëmija. Nëpërmjet këtij kanali realizohet dalja periodike e menstruacioneve, si dhe kalimi i fëmijës gjatë procesit të lindjes.



Sa i shpeshtë është dhe në cilat mosha takohet më tepër ?

Në shumicën e vendeve të botës, kjo sëmundje zë vendin e dytë tek gratë për nga shpeshtësia, pas kancerit të gjirit. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Studimeve për Kancerin (IARC), rreth 500,000 gra sëmuren dhe rreth 280,000 të tjera vdesin çdo vit në botë nga ky lloj kanceri. Shumica dërrmuese, apo më shumë se 80-85 % e rasteve, takohen në vendet e varfra, me nivel socio-ekonomik të ulët, ku kujdesi dhe kultura shëndetësore lënë mjaft për të dëshiruar. Në vendet e përparuara, ku gratë kryejnë rregullisht kontrollin e organeve të tyre gjenitale me anë të Pap-testeve të përsëritura ose ekzaminimeve të tjera, numri i vdekjeve nga ky lloj kanceri në 20-30 vjetët e fundit, është ulur më shumë se 70-75 %. Edhe në vendin tonë, ky lloj kanceri është relativisht i shpeshtë dhe përbën më shumë se 6 % të gjitha rasteve të kancerit tek gratë, duke u renditur në vendin e dytë, pas kancerit të gjirit. Si rregull, takohet duke filluar nga mosha 20 vjeç dhe mund të prekë çdo moshë deri në pleqërinë e thellë, por është më i shpeshtë në gratë e moshës 35-55 vjeçare. Përpara moshës 20 vjeç takohet vetëm në raste tepër të rralla.



Cilat janë shenjat e para me të cilat shfaqet kanceri i qafës së mitrës?

Si rregull, në shumicën dërrmuese të rasteve, (në stadet e hershme të zhvillimit), nuk shoqërohet me shenja apo shqetësime serioze për gruan. Kjo është dhe arsyeja se përse shumica e grave që nuk tregojnë kujdesin e duhur për shëndetin e tyre dhe nuk kryejnë rregullisht Pap-teste periodike, zakonisht diagnostikohen në faza të avancuara të sëmundjes, kur mjekimi është më i vështirë, më agresiv, dhe rezultatet e tij më pak të kënaqshme. Shenja kryesore me të cilat shfaqet, zakonisht janë rrjedhjet hemorragjike nga vagina që mund të ndodhin: ”pas raporteve seksuale, në periudhën ndërmjet rrjedhjeve të zakonshme menstruale, pas menopauzës (ndërprerjes fiziologjike të menstruacioneve)”. Shenja të tjera, mund të jenë dhimbja dhe një ndjenjë parehatie, veçanërisht gjatë aktit seksual të cilat shfaqen zakonisht në faza më të avancuara të sëmundjes.



A dihet se cili është shkaktari i kancerit të qafës së mitrës ?

Po. Zbulimi i shkaktarit të kancerit të qafës së mitrës është një nga sukseset më të rëndësishme të arritura deri më sot në fushën e studimeve mbi kancerin. Studimet e viteve të fundit kanë provuar, se pothuaj të gjitha rastet shkaktohen nga një virus i veçantë, që njihet me emrin “Virusi i Papillomës Humane” ose shkurt “HPV”. Në të vërtetë, HPV nuk është një virus i vetëm, por një grup apo familje e gjerë, përbërë nga një numër i madh virusesh të tipave të ndryshme që, edhe pse janë të ngjashëm midis tyre, ndryshojnë përsa i përket agresivitetit të tyre biologjik, si dhe llojit të dëmtimeve që shkaktojnë në organizëm. Deri tani janë zbuluar më shumë se 100 lloje HPV, dhe secili prej tyre njihet me një numër të veçantë, sipas radhës së zbulimit të tyre (HPV1, HPV2, HPV3 etj.).



A janë të gjithë tipat e HPV njëlloj të rrezikshëm për zhvillimin e Kancerit të Qafës së Mitrës ?

Tipat e ndryshëm të HPV nuk janë njëlloj të rrezikshëm lidhur me rolin që ata luajnë në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës. Disa prej tyre janë shumë më të rrezikshëm, ndërsa të tjerë kanë një rrezikshmëri më të ulët ose nuk përbëjnë asnjë rrezik real si shkaktarë të kancerit. Në varësi të shkallës së rrezikshmërisë që tipat e ndryshëm të HPV paraqesin si shkaktarë të mundshëm. Tek njeriu ata ndahen në dy nëngrupe të veçanta. Në nëngrupin e parë futen “viruset HPV me rrezik të lartë”, nga të cilët më të rrezikshmit janë HPV16 dhe HPV18, që shkaktojnë më shumë se 70% të gjitha rasteve të kancerit të qafës së mitrës, si dhe disa tipa të tjerë (HPV 31, 33, 35, 39, 45 dhe 51) me rrezikshmëri të një shkallë më të ulët se tipat 16 dhe 18. Në nëngrupin e dytë bëjnë pjesë “viruset HPV me rrezik të ulët”, ku futen një numër tipash të tjerë të HPV, roli i të cilëve në zhvillimin e kancerit është shumë më i vogël.



Sa të shpeshta janë infeksionet me tipat e ndryshëm të HPV dhe a janë njëlloj të rrezikuar nga ky lloj infeksioni si burrat ashtu dhe gratë.

Infeksionet me virusin HPV janë jashtëzakonisht të shpeshta si në gratë ashtu dhe në burrat që kanë filluar jetën aktive seksuale. Rreth 70-75 % të femrave, pas fillimit të aktivitetit seksual, infektohen nga një apo më shumë tipa të HPV dhe normalisht prania e virusit në organet gjenitale tek femrat e moshës së re, është shumë e shpeshtë. Por, në kushte normale, HPV luftohet nga sistemi imunitar i organizmit dhe brenda 1-2 vitesh, në më shumë se në 90 % të rasteve, HPV zhduket vetiu, pa asnjë lloj mjekimi dhe pa asnjë pasojë serioze për shëndetin e gruas. Në raste më të rralla, për arsye që ende nuk janë plotësisht të qarta, virusi nuk zhduket, por vazhdon të mbetet në organizëm duke shkaktuar dëmtime qelizore të shkallëve të ndryshme që me kohë mund të çojë në zhvillimin e kancerit.



Në ç’mënyrë ndodh infektimi i grave me viruset HPV ?

“Virusi i Papillomës Humane” kalon nga një person tek tjetri me anë të kontaktit të drejtpërdrejtë. Në shumicën dërrmuese të rasteve infeksioni transmetohet gjatë raporteve seksuale, por mund të ndodhi gjatë çdo lloj kontakti tjetër me zonat e infektuara të lëkurës ose mukozave të ndryshme. Tipat e ndryshëm të HPV vendosen dhe janë të aftë të mbijetojnë vetëm në qelizat sipërfaqësore të lëkurës dhe të mukozave të qafës së mitrës, të vaginës, të anusit, të vulvës, të penisit, të gojës dhe të grykës. Ata nuk rriten në pjesët e tjera të trupit dhe nuk mund të infektojnë apo të përhapen me anë të gjakut ose lëngjeve të tjera të organizmit. Kjo është arsyeja se përse organet e tjera të brendshme të njeriut, si p.sh zemra ose mushkëritë, nuk infektohen nga viruset e papillomës humane.



Cilat gra janë më të rrezikuara nga ky lloj infeksioni ?

Infeksionet me viruset HPV mund të prekin çdo grua, por një pjesë e tyre janë më të rrezikuara se të tjerat dhe kjo gjë lidhet në radhë të parë me praktikat e jetës së tyre seksuale. Ndër faktorët më të rëndësishëm, të cilët favorizojnë mundësinë e përhapjes së HPV mund të përmendim: “seksi i pambrojtur veçanërisht me persona të rastit ose të panjohur, fillimi i raporteve seksuale përpara moshës 18 vjeç, raporte seksuale më shumë partnerë, raporte me partnerë të cilët nga ana e tyre kanë pasur më parë ose vazhdojnë të kenë marrëdhënie me partnere seksuale të shumta. Transmetimi infeksionit nga nëna e infektuar tek fëmija i porsalindur ndodh vetëm në raste të rralla.



Me çfarë shenja shoqërohet infeksioni me HPV dhe si mund ta kuptojë gruaja që është e infektuar ?

Si rregull, infeksioni me HPV nuk shoqërohet me shenja të veçanta dhe mund të jetë i pranishëm me vite pa dhënë asnjë lloj shqetësimi për gruan, me përjashtim të rritjeve vegjetative (papillomave) në zonat anogjenitale apo në pjesë të tjera të lëkurës ose mukozave, që siç thamë, shkaktohen nga tipat e viruseve me rrezik të ulët (kryesisht tipat 6 dhe 11). Shumica e grave të infektuara nuk e dinë, madje as nuk e dyshojnë, se janë të infektuara me këtë lloj virusi, dhe në këtë mënyrë, pa e ditur as vetë, mund të bëhen burim infeksioni për personat e tjerë.



A ka një test apo ekzaminim për të provuar nëse një grua është e infektuar me HPV ? Nëse po, kur dhe si bëhet ky lloj ekzaminimi?

Për të provuar praninë e HPV në qafën e mitrës ose në lokalizimet e tjera shërben një ekzaminim i veçantë, që quhet testi i HPV. Në ndryshim nga Pap-testi, që zbulon vetëm ndryshimet qelizore të shkaktuara nga HPV, pra zbulon vetëm pasojat e infeksionit, testi i HPV ka për qëllim të zbulojë nëse gruaja është apo jo e infektuar nga HPV. Si rregull, testi i HPV bëhet pas moshës 30 vjeçare sepse në moshat më të reja prania e HPV është mjaft e shpeshtë. Ky test ndihmon mjekun për të vendosur se në ç’mënyrë duhet ndjekur një grua që paraqet ndryshime të lehta ose fillestare në qafën e mitrës. Në qoftë se testi i HPV vë në dukje praninë e një HPV me rrezik të lartë, si tipi 16 ose 18, gruaja duhet të vazhdojë me disa ekzaminime më të thelluara për të vlerësuar nëse prania e viruseve të tillë kanë dhënë apo jo dëmtime patologjike në qafën e mitrës. Të tilla ekzaminime janë kolposkopia që do të thotë kqyrja e qafës së mitrës me një aparat të posaçëm ose biopsia që do të thotë marrja dhe ekzaminimi mikroskopik i një fragmenti të vogël indor nga qafa e mitrës. Sot, në disa vende, përdorimi i testit të HPV, rekomandohet edhe si një metode e mundshme e depistimit masiv të grave, por kjo mundësi vazhdon të mbetet e diskutueshme.



A është i mjaftueshëm vetëm infeksioni me HPV për të shkaktuar kancer të qafës së mitrës apo në zhvillimin e tij ndikojnë dhe faktorë të tjerë?

Nuk ka asnjë dyshim se HPV është shkaktari kryesor, përgjegjës për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës. Por, vetëm prania apo infeksioni me HPV, në shumicën dërrmuese të rasteve, nuk është i mjaftueshëm për zhvillimin e kancerit. Kjo provohet nga fakti i thjeshtë që ka një numër shumë të madh grash të infektuara me HPV, por vetëm një pjesë e vogël e tyre sëmuren nga kanceri, çka tregon se, krahas HPV, ekzistojnë dhe faktorë të tjerë që fuqizojnë ose dobësojnë aftësinë e virusit për të shkaktuar kancer dhe në këtë mënyrë nxitin ose frenojnë zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës.



Cilët janë faktorët e tjerë më të rëndësishëm që mund të favorizojnë zhvillimin e Kancerit të Qafës së Mitrës krahas infeksionit me HPV ?

Faktorët e ndryshëm, që në një mënyrë ose një tjetër favorizojnë zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës, duke ndihmuar apo fuqizuar veprimin e HPV, quhen ndryshe dhe “faktorë rreziku”. Duhet kuptuar se gratë tek të cilat këta faktorë janë të pranishëm nuk do të thotë aspak se do të sëmurën pa tjetër nga kanceri. Prania e “faktorëve të rrezikut” do të thotë vetëm se këto gra kanë një predispozicion disi më të lartë se të tjerat dhe duhet të tregojnë kujdes më të madh për t’u mbrojtur nga ky lloj kanceri. Së pari, duke u përpjekur të mënjanojnë dhe të mbrohen nga ato faktorë që janë të mënjanueshëm. Së dyti, duke kryer Pap-teste të përsëritura në periudha kohe më të shpeshta, se gratë e tjera.



Ndër faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e Kancerit të Qafës së Mitrës

►Gjendjet patologjike që dëmtojnë sistemin e mbrojtjes imunitare të organizmit, veçanërisht të sëmurët me AIDS ose personat e infektuar nga virusi që shkakton këtë sëmundje (HIV). Kur sistemi imunitar i organizmit vuan, ai nuk arrin dot as të luftojë me sukses praninë e HPV në organizmin e gruas dhe as të shkatërrojë qelizat e dëmtuara nën veprimin kancerogjen të virusit.

►Pirja e duhanit

Gratë që pinë duhan janë dy herë më të rrezikuara për të zhvilluar kancer të qafës së mitrës, krahasuar me gratë e tjera.

►Përdorimi për një kohë të gjatë i kontraceptivëve (tabletat që merren për mënjanimin e barrës së padëshirueshme) nga goja. Përdorimi për një kohë të gjatë i kontraceptivëve që merren nga goja për mënjanimin e barrës së padëshirueshme e ekspozon gruan ndaj një rreziku më të madh të zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës. Rreziku nga përdorimi i kontraceptivëve bëhet më i madh sa më e gjatë të jetë koha e përdorimit të tyre, por me ndërprerjen e përdorimit, rreziku fillon të ulet gradualisht deri sa zhduket plotësisht.

►Lindjet e shumta

Gratë që kanë kryer 3 ose më shumë lindje janë më të rrezikuara për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës.

►Fillimi i raporteve seksuale përpara moshës 18 vjeç

Qelizat që veshin mukozën e qafës së mitrës në moshën e adoleshencës, janë akoma të papjekura plotësisht dhe për rrjedhojë, janë më delikate dhe më të ndjeshme ndaj veprimit dëmtues të agjentëve të ndryshëm duke përfshirë dhe HPV.

► Prania e sëmundjeve apo infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST);

Infeksionet e ndryshme që transmetohen me rrugë seksuale, veçanërisht kur kombinohen dhe me faktorë të tjerë, mund të veprojnë si një faktor favorizues në zhvillimin e Kancerit të qafës së mitrës.

►Dieta dhe mënyra e ushqyerjes

Ashtu si për një shumicë formash të kancerit, dieta hiperkalorike dhe mbipesha, si dhe dieta e varfër në fruta dhe perime rrit mundësinë e zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës.

►Trashëgimia

Në përgjithësi, trashëgimia, nuk mendohet se luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kancerit të qafës së mitrës. Megjithatë, tek gratë të cilat kanë pasur të afërm (nënë, motra ose gjyshe) që kanë vuajtur nga kanceri i qafës së mitrës është vënë re një rrezik relativ më i lartë krahasuar me gratë e tjera.



ا’është Pap-testi dhe përse është kaq i rëndësishëm për tu mbrojtur nga zhvillimi i kancerit të qafës së mitrës ?

Pap-testi është një ekzaminimi i thjeshtë, i padhembshëm dhe krejtësisht i parrezikshëm për gruan, me anë të cilit mund të zbulohet çdo lloj ndryshimi patologjik prekanceroz në qafën e mitrës, përpara se të bëhet i rrezikshëm për gruan. Ndryshimet e para qelizore që i paraprinë kësaj sëmundje dhe që me kohë mund të përparojnë në kancer, në një shumicë rastesh, fillojnë shumë kohë përpara se të fillojë kanceri i qafës së mitrës. Në fillim, këto ndryshime janë pak të shprehura dhe quhen dëmtime ”prekanceroze” (që i paraprinë kancerit). Shumica e dëmtimeve prekanceroze zhduken vetiu, pa pasur nevojë për mjekime të posaçme. Në raste të rralla, në qoftë se nuk diagnostikohen dhe nuk mjekohen siç duhet, këto dëmtime bëhen gjithnjë e më të thella dhe mund të çojnë gradualisht në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës. Për fat të mirë, duhet një kohë shumë e gjatë, rreth 10-20 vjet e më tepër, përpara se dëmtimet qelizore prekanceroze të arrijnë të transformohen në kancer. Gjatë gjithë kësaj kohe këto ndryshime fillestare mund të zbulohen me anë të një ekzaminimi apo testi të thjeshtë mjekësor që quhet testi i “Papanikolaut” ose thjesht ”Pap testi”. Pap-testi bën të mundur që të zbulohen edhe ndryshimet më fillestare me të cilat qeliza normale nis rrugën e gjatë shumëvjeçare të transformimit kanceroz në një fazë kur këto ndryshime nuk paraqesin asnjë rrezik për jetën e gruas dhe mund të mjekohen me sukses të plotë.
 
Back
Top