sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Kanceri i lekures (skin cancer) Kanceri i lekures eshte nje rritje malinj (eng. malignant) ne lekure dhe mund te kete shkaqe te ndryshme. Kanceri i lekures zakonisht zhvillohet ne epiderme (eng. epidermis) e cila eshte shtresa me e jashtme e lekures dhe zakonisht tumori shihet qarte. Kjo i ben qe shumicen e kancereve te lekures te jene te kapshme ne fazat e zhvillimit te pare. Jane 3 lloje te zakonshme dhe secila merr emrin nga llojet e qelizave te lekures ne te cilat zhvillohet. Kanceret e shkaktuara nga rrezet UV mund te parandalohen nga evitimi i ekspozimit te tepert ne diell ose ne rrezet UV, dhe nga veshje mrojtese kundra diellit. Gjithashtu perdorimi i kremit kunder diellit eshte i rekomanduar shume nga organizatat mjekesore si nje mase per te ndihmuar per tu mbrojtur nga kanceri i lekures. Njerezit te semure me kancer te lekures ne shumicen e rasteve jetojne, shum perqindje e ulet vdesin. 3 llojet me te njohura jane: 1.basal cell carcinoma (BCC) 2. squamous cell carcinoma(SCC) 3.malignant melanoma Disa lloje te tjera me te rralla jane : dermatofibrosarcoma protuberans, merkel cell carcinoma, kaposi’s sarcoma. Faktoret e rrezikshem te kancerit te lekures: Ekspozimi i tepert ndaj rrezeve UV ( ultraviolet) shkakton demtimin e ADN-se (eng.DNA) e cila rezulton ne kancer. Mos ekspozoni vehten ne diell nga 10 e mengjesit deri ne 4 pasdite sepse ne kte kohe rrezet e diellit jane me te rrezikshme. Gjithashtu dhe sallonet e ndryshme qe perdorin rreze artificiale ose sic njihen ndryshe Tanning Beds, jane gjithashtu te rrezikshme dhe jane te lidhura me kancerin e lekures. Meqe tanning beds shkaktojne demtin indirekt te DNA, perdorimi i tyre eshte i lidhur me kancerin e lekures me vdekjeprures i cili eshte Malignant Melanoma. Gjithashtu duhet patur kujdes te shikoni plaget ne lekure qe nuk sherohen, sidomos djegiet. Kur nje plage nuk sherohet ato mund te zhvillohen ne llojin e kancerit te quajtur Squamous Cell carcinoma. Ne kancerin e lekures ka te beje dhe predispozicioni gjenetik duke perfshire dhe CMNS “congenital melanocytic nevi syndrome” e cila eshte e karakterizuar nga prania e “nevi” ose nishaneve te cilat jane madhesi te ndryshme dhe qe shfaqen ne ose brenda 6 muajve pas lindjes. Nishanet qe jane me te medhenj se 20mm jane ne rrezik me te madh per tu bere kanceroze. Kur shihni qe nje nishan tuaji ndryshon forme apo madhesi, duhet kontrrolluar menjehere tek dermatologu. Zakonisht nishanet qe behen kanceroze nuk jane ne forme te rrumbullaket sic jane nishanet e zakonshem. Meqenese faktori kryesor i kancerit te lekures eshte ekspozimi i tepert tek rrezet e demshme UV, keshillohet qe te lyeni me krem gjithmone para se te dilni jashte me SPF 50 dhe te lyeni cdo 2 ore pasi te keni bere not. Disa nga simptomat: Basal cell carcinoma zakonisht duket si kokerr e lemuar e rritur ne pjesen e lekures qe ekspozohet me shume ne diell ( koke, qafe ose supa) Ndonjehere mund te shihen dhe damare gjaku tek tumor-i. Ngaterrohet shume here me nje plage ne lekure qe nuk sherohet. Shpeshhere zhvillohet rrjedhje gjaku ne qender te tumor-it dhe lekura behet si me kore. Squamous cell carcinoma eshte zakonisht si nje pjese e kuqe, e trashe, si tip luspe ne lekure. Mund te kete rrjedhje gjaku apo shnderrim ne ulcer (eng. ulceration). Kur nuk kurohet zakonisht perhapet ne nje mase te madhe. Melanoma eshte kur ne lekure dallohet nje pjese qe eshte ngjyre kafe ose e zeze. Zakonisht zmadhohet, ndryshon forme, dhe ngjyre. GJithashtu nishanet qe jane ngjyre te erret kur zmadhohen, krruhen, rrjedhin gjak, shkaktojne dhimbje apo dhe kur shfaqet nje nishan i ri kur je i rritur, duhen te konsultohen menjehere tek mjeku. Kurimi Kurimi eshte zakonisht me operacjon qe perfshin heqjen e pjeses se infektuar dhe duke qene te sigurt qe anet te mos jene te infektuara me qelizat kanceroze. Kur kanceri ka leshuar metastaza dhe operacjoni nuk eshte i mjaftueshem perdoret dhe chemotherapy-ja
Shendeti Online
Shendeti Online