Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën

Nga: Ola Mitre

Një lajm i mirë vjen për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të avancuar të gjirit. Së fundmi, në vendin tonë kanë hyrë preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë e pacientes në faza të avancuara.

35098_4.jpg


Lajmin e jep specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri.
“Me mjekimet e reja në dispozicion, tani ka shpresë edhe për gratë me kancer të avancuar të gjirit. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme, disa prej të cilave përdoren për trajtimin e grave pas dështimit të trajtimit me terapi të tjera. Këto preparate ripërcaktojnë ecurinë e zhvillimit të kancerit të avancuar të gjirit, duke ofruar një mundësi të re si për pacientët ashtu edhe për mjekët”, - shpjegon Mërkuri.

Për marrjen e këtij medikamenti specialistja e ISHP-së sqaron se një grua, e cila vuan nga kanceri i gjirit duhet të drejtohet tek mjeku specialist për të përfituar nga arritjet e reja të shkencës. “Të marrësh sot diagnozën e kancerit të avancuar të gjirit mund të jetë shumë e vështirë dhe e frikshme, por këto gra nuk janë vetëm dhe për to ka gjithmonë shpresë nëpërmjet trajtimeve të reja”, - thotë specialistja.

Zbulimi i hershëm
Megjithatë, sipas Mërkurit zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit mbetet shumë i rëndësishëm. “Diagnoza e hershme mbetet një strategji e rëndësishme e zbulimit të hershëm, veçanërisht në vendet në zhvillim siç është edhe vendi ynë, ku sëmundja diagnostikohet në faza të vona”, - thotë Mërkuri. Strategjitë e rekomanduara për zbulimin e hershëm janë rritja e ndërgjegjësimit për kapjen e hershme të shenjave nëpërmjet vetekzaminimit të gjirit, ekzaminimit klinik të gjirit dhe mamografisë për të identifikuar individët me një anomali që sugjeron për kancer.

Rastet
Rritja e jetëgjatësisë, urbanizimi dhe adaptimi në rritje i një stili jetese perëndimor janë ndër përcaktuesit e rëndësishëm në rritjen e incidencës së kancerit të gjirit në vendet në zhvillim. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh dhe zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve tek femrat mbi 50 vjeç.
Prej kancerit të gjirit vitet e fundit janë prekur rreth 450-500 gra çdo vit. “Për t’u shënuar mbetet fakti që rastet me kancer të gjirit, tek ne paraqiten në faza shumë të avancuara, ndërkohë që vihet re një tendencë e prekjes edhe të moshave më të reja”, - thotë Mërkuri.

Mamografia
Mamografia është një lloj radiografie e gjirit, e cila e kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Të gjitha femrat 40-50 vjeç e lart e në veçanti ato që kanë faktorë brisku, duhet të bëjnë një mamografi çdo 1-3 vjet. Ajo mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Nuk duhet ndonjë përgatitje e veçantë përpara mamografisë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back