Kanadaja, interesa ne Shqiperi

Lauri

Anunnak
Kanadaja, interesa ne Shqiperi
12/10/2009 20:20

Kryetari i Senatit kanadez, Noel Kinsella, i mberritur ne Tirane per nje vizite zyrtare zbulon ne nje interviste ekskluzive per Top Channel disa nga pikat kryesore te axhendes se tij, te cilat pertej takimeve formale kane ne fokus ceshtje te rendesishme ekonomike qe kane te bejne me interesat strategjike te Kandase ne Shqiperi.
“Ndryshimi me i madh demografik qe po ndodh sot ne bote eshte zhvendosja e klases se mesme nga Europa dhe Amerika drejt Azise. Klasa e mesme eshte ajo qe formon kerkesen per mallra dhe sherbime. Por ne boten e sotme me shume se 92 per qind e mallrave transportohen ne rruge detare. Ne kete pike porti i Durresit eshte nje pike kyce, jo vetem per Shqiperine por per gjithe Europen juglindore. Ndertimi i Korridorit 8 e shnderron kete porte ne nje mundesi shume te madhe per rajonin”, ka deklaruar Kinsella.
Zyrtari kanadez ka theksuar se Kanadaja dhe Shqiperia mund te behen partnere shume te mire per te lidhur kontinentin e vjeter me Ameriken veriore.
“Nga ana jone, ne po ndertojme ne Kanada, ne bregdetin tone atlantik, ate qe quhet porta hyrese e Atlantikut me nje sere portesh, ku ai i Halifaksit eshte pika me e afert mes Europes dhe gjithe Amerikes veriore. Se bashku me zonjen Topalli si parlamentar do te donim te nxisnim Ministrite tona te Transporteve te benin kerkime ne kete drejtim dhe per te pare mundesi te tjera bashkepunimi. Ne nuk do te ishim rivale, por partnere. E theksoj serish, une e shoh si nje mundesi shume te madhe per Shqiperine dhe Kanadane per shkak te ketyre ndryshime qe po ndodhin ne rruget detare boterore”, ka nenvizuar Kinsella.
Pavaresisht distances se larget, biznesi kanadez eshte sakaq prezent ne Shqiperi ne disa sektore kyc. Sipas te dhenave zyrtare, investimet kanadeze ne Shqiperi llogariten ne rreth 1 miliarde dollare.
“Reputacioni i Shqiperise si nje vend per te bere biznes ne Amerike eshte rritur. Shume kompani kanadeze jane te interesuara per te qene prezente ne Shqiperi, kryesisht ne fushen e burimeve natyrore. Detyra jone si parlamentare eshte qe te krijojme bazen dhe lehtesirat e nevojshme ligjore per nxitjen e ketij bashkepunimi. Per shembull taksimi i dyfishte eshte nje pengese per rritjen e bashkepunimit ekonomik mes dy vende”, eshte shprehur Kinsella.
Ne Kanada jetojne aktualisht, sipas te dhenave, rreth 30 mije familje shqiptare. Zoti Kinsella thote se situata imponon te tjera marreveshje mes dy vendeve.
“Sot tregu i punes eshte mjaft dinamik. Punetoret nuk jane me si dikur, statike, por levizin nga njeri vend ne tjetrin. Nga keto levizje lindin dhe disa te drejta. Kanadaja ka marreveshje sociale me nje sere vendesh per njohjen e kontributeve te pensioneve dhe mendoj se nje dite kjo do te behet edhe me Shqiperine. Pra ne kete kontekst do te thoja qe si ligjivenes kemi shume per te bere se bashku”, ka shtuar Kinsella.
Kanadaja, interesa ne Shqiperi / top-channel.tv
 
Back
Top