Kanabisi merr rrugët (foto ekskluzive)

IMG_2684.jpg

Kanabisi në Shqipëri ka marrë rrugët. Në këtë foto të bërë në autostradën Fier - Lushnje shihet fare qartë një Mercedes i mbushur plot e përplot me bimë narkotike. Drejtuesi udhëton i qetë në mes të ditës në një kohë kur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki اako, deklarojnë se në vend s'ka më plantacione me kanabis. Kjo foto, e denjë Guinness-in e çudirave, dëshmon realisht se në ç'situatë gjendet Shqipëria.

Revista prestigjoze The Economist, referuar një burimi të rëndësishëm diplomatik, shkruante një ditë më parë se "situata me kanabisin po përkeqësohet". Fotoja dhe alarmi i The Economist vijnë pak orë pasi kryeministri Edi Rama sfioi deputetët e opozitës që të tregonin se si e kishin parë ata që vendi ishte i mbushur me kanabis. Lapsi.al uron që kryeministri ta shohë këtë foto, që dëshmon se për të parë që kanabisi ka mbuluar vendin, nuk është e nevojshme as të futesh nëpër monopatet që ruhen me njerëz të armatosur. Tani kanabisi del lirshëm rrugëve, madje edhe nëpër studiot televizive.

/Lapsi.al
 
Titulli: Kanabisi merr rrugët (foto ekskluzive)

Europa ka nevoje per cannabis dhe Shqiperia mund ta prodhoje me lehtesi kete lloj bari :)
Kur ka treg Pse Mos te shitet ?!
 
Titulli: Kanabisi merr rrugët (foto ekskluzive)

Korrupsioni, Armet Kimike, Tritoli, Plehrat dhe shnderrimi i vendit ne Kolumbine e Europes, nuk e priste njeri (te pakten keta te 1milion shuplakave), as opozita!

... do te kthehet ne nje drame per familjet dhe gjithe shoqerine shqiptare.

hajduti
 
Titulli: Kanabisi merr rrugët (foto ekskluzive)

Korrupsioni, Armet Kimike, Tritoli, Plehrat dhe shnderrimi i vendit ne Kolumbine e Europes, nuk e priste njeri (te pakten keta te 1milion shuplakave), as opozita!

... do te kthehet ne nje drame per familjet dhe gjithe shoqerine shqiptare.

hajduti

Nuk ka lidhje me pritshmerite, por me ate cka nuk meritojme....
Askush nga ne nuk e meriton kete , dhe asnje perqasje kaq te ulet nga cdo pushtetar i majte apo i djathte.
Prirja per te ndare majtas -djathtas me duket absurde ne kete pike ku ndodhemi....
Ne fund te dites , te gjithe ne (te majte edhe te djathte) kemi nje interes, rend ,siguri, shendet, etj etj ....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top