Kampe Refugjatesh ne Shqiperi...

Darius

DENY IGNORANCE
Prapaskenat e Brukselit/ Si po negocion Edi Rama për ngritjen e kampeve të refugjatëve

rama-refugjat-lapsi.jpg

Edi Rama që e ka shndërruar në një bast personal hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, po shfrytëzon kartën ekstreme që i ka ardhur në dorë në çastin e fundit: të negociojë me vendet Big të BE-së dhënien e dritës jeshile në këmbim të pranimit të kapeve të azilantëve që vijnë nga Siria dhe vendet e tjera ne luftë, drejt Europës.

Jo më kot zv/ ministri i brendëshëm, Julian Hodaj i tha televizionit gjerman ZDF se Shqipëria ka kapacitet të mirpresë deri në 600 mijë refugjatë (shkrimi poshtë). Idenë se vendi ynë mund ta bëjë këtë nuk e përjashtonte as një shkrim i gazetës Le monde që mbante datën e sotme dhe as burime autoritare nga Brukseli qe folën për Lapsi.al.

Plani sekret/ Le Monde zbulon projektin danezo austriak për kampe azilantësh në Shqipëri

Shtegu që po kërkon Rama

Pikërisht me këtë nevojë dëshpëruese për të zgjidhur këtë krizë të madhe europiane po mundohet të luajë Edi Rama. Ai është i ndërgjegjshëm se Merkeli do me patjetër një zgjidhje në samitin e Brukselit në 28 qershor, sepse përndryshe i rrezikohet pushteti. Ai e di se Makron nuk do më të përballet me probleme si ato që i hapi qeveria e populistëve italianë.

Prandaj ai po luan kartën ekstreme që i erdhi së fundi në dorë: “më hapni negociatat, tj’u heq nga supet barrën e azilantëve”.

Rama e di se po e fitoi këtë betejë, pra po arriti t’i bindë vendet e BE për ta bërë Shqipërinë koshin e gjithë mjerimit të botës, ai ka dy përfitime. Së pari ai merr bonusin politik të hapjes së negociatave të cilat deri më tani është vendosur t’i jepeshin pa datë të përcaktuar. Dhe së dyti, në afatgjatë, ai është i ndërgjegjshëm se kryeministri i një vendi që i zgjidh këtë hall Europës merr tjetër peshë karshi homologëve të tij. Ai e di mirë si ndryshoi qëndrimi ndaj despotizmit të Erdoganit, kur pranoi të strehonte valën e parë të refugjatëve sirianë dhe irakenë.

Prandaj për interestat e tij ekskluzive, Edi Rama po e luan me mish dhe me shpirt këtë shans të minutës së fundit duke i çuar edhe mesazhe mediatike Gjermanisë.

©Lapsi.al

600 mijë refugjatë në Shqipëri/ “Ose Europa vendos pa na pyetur, ose ka negociata të fshehta”​

35842430_2154705077877637_3902543770616332288_n.jpg

Në një kohë kur e mediat gjermane flasin për faktin se Shqipëria ka kapacitet për të pranuar 600 mijë refugjatë sirianë, duke iu referuar edhe deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj parashtroi dy teza: Ose Europa po vendos pa pyetur Shqipërinë, ose po mbahen negociata të fshehta me qeverinë.

“Jo vetëm këtu, pro dje dhe sot mediat gjermane dhe franceze, ‘Le Monde’ dhe ‘ZDF’, kanë folur për një punë të filluar tashmë. Për përgatitjet e qeverisë shqiptare për hapjen e kampeve. Ndërkaq, ne kemi një mohim nga ana e qeverisë për këtë projekt. Ose Europa po e merr përsipër këtë projekt pa pyetur qeverinë shqiptare, dhe kjo është e rëndë. Ose po bëhen negociata të fshehta, dhe kjo është shumë e rëndë.

Pashë një deklaratë të zv.ministrit të Brendshëm se kemi kapacitet për të marrë 600 mijë refugjatë. Kjo është e papranueshme. Shqipëria nuk ka kapacitete logjistike për këtë gjë. Unë besoj se është e palejueshme që të pranohet një gjë e tillë.

Kjo tregon se Europa është më e dobët se kurrë. Në Itali erdhën ekstremistët, Merkel, po vihet poshtë nga anti-rrymat, në Austri është në qeveri ekstremi i djathtë. Ky debat duhet të vijë në ri mishërimin që është parlamenti. Opozita duhet të thotë fjalën e saj. Qeveria duhet të bëjë transparencë. Shtypi serioz gjerman dhe francez, do të thotë se nuk është në periferinë e vendimmarrësve por në qendër të tyre”, – u shpreh Mustafaj në rubrikën “Opinion” në News 24.

Teksa komentoi qëndrimin e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, i cili u shpreh kundër ngritjes së kampit të refugjatëve në Shqipëri, Mustafaj tha se do ishte e rëndë nëse Rama nuk do të kishte informuar atë për vendimin.

“Majko ka qenë kryeministër në një moment të vështirë të vendit, kur ishte lufta e Kosovës. Por nuk kemi një deklaratë të vetë kryeministrit. Më e rënda do të ishte ose do të jetë nëse kryeministri bën premtime pa e ditur një ministër si Majko, ose qeveria. Nëse këto janë idetë e tij individuale, që kanë treguar se janë të papjekura”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.

Burimi:
Code:
https://gazetaimpakt.com/600-mije-refugjate-ne-shqiperi-ose-europa-vendos-pa-na-pyetur-ose-ka-negociata-te-fshehta/
 
Last edited by a moderator:
Berisha: Pranimi i ish-luftëtarëve të ISIS në Shqipëri është vetëvrasje

Sali Berisha e ka cilësuar vetëvrasje, në rast se Shqipëria do të pranonte 600 mijë emigrantë Sirianë, mes tyre ish-luftëtarë të Shtetit Islamik, ISIS.

Sipas ish-kryeministrit, Shqipëria nuk ka as mundësitë dhe as kapacitet për të menaxhuar këtë lloj fluksi refugjatësh, dhe sidomos ish luftëtarë të ISIS.

Ai tha se Rama e ka bërë këtë gjë vetëm për të marrë vetëm hapjen e negociatave pa kushte, por BE nuk duhet të gënjehet, pasi do të marrë të njëjtën përgjigje si me armët kimike 4 vite më parë.

“Absolutisht kundër! Nëse Shqipëria pranon të marrë ish-luftëtarët e ISIS, Shqipëria bën vetëvrasje. Shqipëria po eksporton krim në Europë. I vetmi vend në Europë që nuk mund të menaxhojë është Shqipëria. Si u mbajtën refugjatët e Kosovës? 700 mijë prej tyre u mbajtën nga familjet shqiptare. Por a mbajnë familjet shqiptare terroristë të ISIS? Asnjë, ua them unë. I bëj thirrje qeverisë italiane mos pranojë një nisëm të tillë sepse të gjithë ata do vërshojnë me thirrje drejt Italisë. U bëj thirrje vendeve të BE-së që mos i besojnë Edi Ramës, sepse aq sa realizoi armët kimike do të realizojë edhe këtë. Rama e bën të gjithë këtë për hapjen e negociatave pa kushte” – u shpreh Sali Berisha në një intervistë për Ora News.
 
Kampi i refugjatëve në Shqipëri, Mustafaj: Europa vendos pa pyetur Shqipërinë…

Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek lajmet e mediave gjermane, që flasin për faktin se Shqipëria ka kapacitet për të pranuar 600 mijë refugjatë sirianë, duke iu referuar edhe deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, vjen edhe reagimi nga ish-ministri Besnik Mustafaj.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ publicisti Mustafaj parashtroi dy teza; ose Europa po vendos pa pyetur Shqipërinë, ose po mbahen negociata të fshehta me qeverinë.

“Jo vetëm këtu, pro dje dhe sot mediat gjermane dhe franceze, ‘Le Mond’ dhe ‘ZDF’, kanë folur për një punë të filluar tashmë. Për përgatitjet e qeverisë shqiptare për hapjen e kampeve. Ndërkaq, ne kemi një mohim nga ana e qeverisë për këtë projekt. Ose Europa po e merr përsipër këtë projekt pa pyetur qeverinë shqiptare, dhe kjo është e rëndë. Ose po bëhen negociata të fshehta, dhe kjo është shumë e rëndë. Pash një deklaratë të zv.ministrit të Brendshëm se kemi kapacitet për të marrë 600 mijë refugjatë. Kjo është e papranueshme. Shqipëria nuk ka kapacitete logjistike për këtë gjë. Unë besoj se është e palejueshme që të pranohet një gjë e tillë. Kjo tregon se Europa është më e dobët se kurrë. Në Itali erdhën ekstremistët, Merkel, po vihet poshtë nga anti-rrymat, në Austri është në qeveri ekstremi i djathtë. Ky debat duhet të vijë në ri mishërimin që është parlamenti. Opozita duhet të thotë fjalën e saj. Qeveria duhet të bëjë transparencë. Shtypi serioz gjerman dhe francez, do të thotë se nuk është në periferinë e vendimmarrësve por në qendër të tyre”,– tha Mustafaj.

Teksa komentoi qëndrimin e ministrit të Diasporës, i cili u shpreh kundër ngritjes së kampit të refugjatëve në Shqipëri, Mustafaj tha se do ishte e rëndë nëse Rama nuk do të kishte informuar për vendimin.

“Majko ka qenë kryeministri në një moment të vështirë të vendit, kur ishte lufta e Kosovës. Por nuk kemi një deklaratë të vet kryeministrit. Më e rënda do të ishte ose do të jetë nëse kryeministri bën premtime pa e ditur një ministër si Majko, ose qeveria. Nëse këto janë idetë e tij individuale, që kanë treguar se janë të papjekura”,- pohoi Mustafaj.

BalkanWeb
 
Refugjatet ti pranojne ata qe i furnizojne me arme!
Sa per shqiperine; ku ka fuqi shqiperia te handle-i refugjatet.

Zoti ua lehtesofte atyre, por na shpetofte dhe ne nga ndonje krize apo vendim i gabuar!
 
Plani austriak për kampet në Shqipëri/ Kontrolle refugjatëve për simpatizantët e ISIS

Plani austriak për kampet në Shqipëri/ Kontrolle refugjatëve për simpatizantët e ISIS

Ideja e ngritjes së qendrave të refugjatëve në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit sa vjen e bëhet më e qartë. Për të kuptuar më shumë, ndihmon një intervistë që drejtori austriak kundër trafikimit, Gerald Tatzgern ka dhënë për Deutsche Welle. Ai ka pranuar se ideja është konkrete dhe se kampet e refugjatëve do të funksionojnë si pika kontrolli. Madje ndihma për policinë shqiptare nga Austria, tashmë ka nisur.

Propozimi i Austrisë duket se synon që në Shqipëri, refugjatët t’i nënshtrohen një kontrolli paraprak, nga ku do të përzgjidhen ata që mund të vazhdojnë rrugën për në vendet e Bashkimit Europian dhe kush jo. Zyrtari austriak shpjegon se me anë këtij kontrolli synohet të zbulohen elementë të ISIS që futen mes refugjatëve dhe kanë si destinacion BE dhe eleminimi i trafikantëve të paligjshëm.

“E kemi parë disa herë se në mesin e migrantëve gjenden edhe simpatizantë të IS-it. Ne punojmë me të gjitha autoritetet në Ballkan në mënyrë që të pengojmë që të krijohet një problem i tillë sigurie në të gjithë rajonin. Aktualisht mund të llogarisim se luftëtarë të caktuar kërkojnë të zbarkojnë këtu dhe përdorin për këtë trafikantët për t’i çuar në vende të tjera”

I pyetur nga Deutsche Welle se sa konkret është plani i Austrisë për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, Gerald Tatzgern përgjigjet se ky është një vendim që i përket politikës, por ajo që synohet është një pikë kontrolli: “Ne jemi të gatshëm që jashtë Bashkimit Europian të ngremë qendra të tilla të Bashkimit Europian, ku të verifikohet, nëse ekziston apo jo një e drejtë për të vazhduar udhëtimin drejt Europës. Pra ne duam të dërgojmë sinjalin e qartë, se nuk duam t’ua lëmë trafikantëve në dorë se kush ia del të hyjë në Europë dhe kush jo”.

Tatzgern thotë se ka një plan konkret nga Austria që të dërgohen në Shqipëri nëpunës (Zyra Federale e Austrisë për Kriminalistikën shën. red.), për aksione të përbashkëta në kufirin greko-shqiptar. Por sa dëmtohet Shqipëria, në rast të ngritjes së këtyre kampeve?

“E vështirë të japësh një përgjigje, – thotë Drejtori austriak kundër trafikimit,- sepse kur shumë njerëz i kushtohen kësaj pune, trafikimit, atëherë krijohen grupime gjithnjë e më të vogla. Pra nuk është se kemi një “kapo” që e ka në dorë të gjithë trafikimin në Ballkan. Por megjithatë kemi të dhëna se në disa vende, Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri ka njerëz aktivë që kanë rol drejtues në këto grupe trafikimi. Ka grupe trafikantësh me 20 vetë por edhe deri në 60 kriminelë” është shprehur Gerald Tatzgern, Drejtor i Zyrës Kundër Trafikimit të Njerëzve në Zyrën Federale të Kriminalistës në Austri.

©Lapsi.al
 
Shqipëria duhet të pranoj refugjatet.

P.s stafi që fshin postime për inate politike, nuk do duhej të ishte staf.
 
Last edited by a moderator:
Kampet e refugjatëve/ Fatmir Mediu: اmenduri e Ramës dhe maskarallëk

Kampet e refugjatëve/ Fatmir Mediu: اmenduri e Ramës dhe maskarallëk

Edhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar ndaj idesë së qeverisë shqiptarë për të pritur mjira refugjatë sirianë në vendin tonë. Në një shenim në rrjetet sociale ai shkruan se, “Nuk ka çmenduri më të madhe sesa të deklarosh se mund të pranojmë një numer të madh refugjatësh nga Siria”.

“Kjo është çmendurri dhe maskarallëk, shkruan kreu i republikanëve shqiptarë. Ja shenimi i tij i plotë në rrjetet sociale:

“Të dashur miq Deklarimi I Zv/Ministrit te Brendshem dhe njoftimet e medias nderkombetare nxjerrin zbuluar Ramen si genjeshtar

Nuk ka cmenduri me te madhe sesa te deklarosh se mund te pranojme nje numer te madh refugjatesh nga SIRIA

Se pari ne nuk kemi mundesi te riatdhesojme dhe riintegrojme shqiptaret qe shkuan ne Siri dhe familjet e tyre.

Se dyti ky eshte kercenim serioz afatgjate per sigurine e vendit tone

Se treti do te thote preznece aktive e terrorizmit ne Shqiperi

Se katerti fuqizim i krimit te organizuar trafikut te qenieve njerezore njesoj si trafiku i kanabisit dhe kokaines me mbeshtetje politike dhe qeveritare.

Kjo eshte cmendurri dhe maskarrallek”
 
Personalisht pavarasisht kapaciteti tone si Shtet,duhet ti mirepresim.
Epo kaq kohe po na pret ne Evropa e mbare bota.
Ajt te tregojme pak fisnikerine tone si Komb dhe ne.
E ku me mire se me keta njerez qe mjerisht e padrejtesisht ,po i bejne te marrin rruget e botes,duke lene pas ne vendet e tyre,pellgje te tera gjaku.
E sa per perballimin,Evropa jep mbeshtetje ekonomike,e nese nga digasteret perkatse nuk abuzohet me shumat,jane te llogaritura te mbulojne komplet jetesen e tyre.
 
Shpërthen Pandeli Majko: Ftesë për hapje negociatash, me kampe refugjatësh… më mirë të mos vijë!

download-10.jpg

Në një mesazh në rrjetet sociale, Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka dalë kundër idesë për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, si një kusht për hapjen e negociatave. Majko shkon më tej kur thotë se, nëse “ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane”.

Ministri për Diasporën shprehet i irrituar me lajmet për “600 mijë sirianë”, me të cilën kanë spekulluar mediat. Në fakt kjo shifër u përmend nga zv.Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, gjatë intervistës për ZDF, kur ai iu referua kapaciteteve për të strehuar refugjatë nga Shqipëria, siç ndodhi gjatë luftës së Kosovës.

Majko thotë se lajme si këto përhapin panik, por nëse vërtet Brukseli ka ndërmend të strehojë në Shqipëri refugjatë në nivele të tilla, atëherë ministri i qeverisë Rama paralajmëron situata shpërthyese.

“Grumbullimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë” thotë Majko.

“Jam i bindur, që Brukseli nuk mund t’i kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë.

Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri.

Shqipëria do të ishte e gatëshme të ndajë peshën e cdo krize me familjen e vet europiane por shqiptarët nuk janë njerëz naivë. Ata dyshimin e tyre do ta fillonin me pyetje të thjeshta… “Pse dicka që nuk është e mirë për Europën është e mirë për Shqipërinë?” Dhe më ironikja vjen më pas “Në se na kërkoni dicka që nuk e bëni vet, a na bën kjo më europianë apo e kundërta?”… Janë 600 mijë pyetje për një të vërtetë. Natyrisht!” shkruan Majko.

Postimi i plotë i Ministrit për Diasporën

600 MIJE…PYETJE

Lajmet se në Shqipëri do të hapen kampe për 600 mijë refugjatë sirianë janë përtej cdo gadishmërie e imagjinate për një prej kombeve më të vjetër të Europës sic janë shqiptarët.

Mediat mund të japin lajme por jo të nxisin panik në një popull që është një shembull në atë cfarë ofron për të huajt.

Në se dikush, nuk di të merret me diktatorin e Sirisë, padyshim që nuk kupton se ky individ dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani, po përdorin refugjatët sirianë si “bombë njerëzore”. Qëllimi është për të shkatërruar strukturën europiane si ngrehinën kryesore ndërkombëtare e cila mbart vlerat që ata nuk i kanë. Eshtë një krim cinik dhe antinjerëzor që si teknologji ka filluar me Luftën e Jugosllavisë. Arma synon panikun. Qëllimi është që të ngjalli pasionin e ADN-së për “ruajtjen e territorit” i cili nuk është njerëzor. Krijimi i “antinjeriut” vjen si ftesë nga kjo aleancë e pashpallur lindore e cila po troket në Europën me politikanë që masin cdo gjë me vota…

Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Kështu shkruhet në rregullat e lashta të trajtimit të të huajve që trokasin në derën e shtëpisë së shqiptarit.
Shqiptarët janë populli më miqësor me të huajt dhe që i mbron ata me vullnet e pa kërkesë nga të tjerët.

Askush, dhe për asnjë arsye nuk mund të fyejë kombin shqiptar duke luajtur me këtë ndjenjë kaq pozitive karshi të huajve. Shqipëria është një rast i rrallë në një botë refuzuese për të huajt. Cdo familje shqiptare ka emigrantë jashtë vendit, në Perëndim, dhe kjo është një arsye më shumë për të qenë dashamirës me ata që janë larguar nga vendi i tyre për arsye të mbijetesës.

Si njohës modest i krizave të tilla humanitare e vlerësoj të pavend përhapjen e lajmeve të tilla, të cilat mund të shkaktojnë panik në vendin më miqësor me të huajt sic është Shqipëria. Ajo nuk është një “epruvetë” ku interesat politike dhe paaftësitë menaxhuese të të tjerëve të gjejnë justifikim me “eksperimente” të tilla.

Grumbullimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë.

Shqipëria ka gatishmëri për të huajt por askush nuk mund të bëjë “humor” nisur nga nevojat e saj. Në se ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane.

Jam i bindur, që Brukseli nuk mund t’i kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë.

Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri.

Shqipëria do të ishte e gatëshme të ndajë peshën e cdo krize me familjen e vet europiane por shqiptarët nuk janë njerëz naivë. Ata dyshimin e tyre do ta fillonin me pyetje të thjeshta… “Pse dicka që nuk është e mirë për Europën është e mirë për Shqipërinë?” Dhe më ironikja vjen më pas “Në se na kërkoni dicka që nuk e bëni vet, a na bën kjo më europianë apo e kundërta?”… Janë 600 mijë pyetje për një të vërtetë. Natyrisht!
 
Sqarimi i Ministrisë së Brendshme për refugjatët e Hodajt/ Kush spekulloi?

Capttgyoiure-1024x519.jpg

Rikthimi pas në kohë i zv.Ministrit të Brendshëm Julian Hodaj i cili kujtoi qindra mijëra shqiptarët e Kosovës që erdhën në Shqipëri gjatë luftës, në një intervistë për ZDF, është shoqëruar me një sqarim nga Ministria e Brendshme. Në këtë sqarim, Ministria e Brendshme tenton të evitojë ato që i quan “spekulime dhe keqpërdorime” të përmbajtjes së kronikës dhe sqaroi se përgjigjia e Hodajt “lidhet me një situatë hipotetike emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri”.

Sipas Ministrisë së Brendshme “Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë.

“Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjia e një pyetje konkrete:

“اfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca” thuhet në sqarimin e ministrisë.

Por deklarata e Hodajt për 600 mijë refugjatë nuk mund të jetë një rastësi. Nuk mund të jetë rastësi as ekzagjerimi që ka bërë zv.ministri kapaciteteve të Shqipërisë për të mbajtur refugjatë në një media të huaj, në një kohë kur flitet për shndërrimin e Shqipërisë në një pikë për strehimin e refugjatëve që kanë krijuar konfuzion në BE.

Ekzistenca e idesë për të ngritur një kamp refugjatësh në Shqipëri është konfirmuar në disa prej zyrtarëve të lartë të vendeve të Bashkimit Europian, si kryeministri i Austrisë, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Komisioneri për Emigracionin në BE Avramopulos dhe nga disa prej mediave më të besueshme europiane.

Ndaj keqpërdorimi dhe spekullimi në këtë rast, qëndron në vetë deklaratën e Hodajt, në pjesën që Ministria e Brendshme nuk e përmend, por që vetë Hodaj e thotë në intervistën për ZDF. Përmendja e shifrës prej 600 mijë refugjatësh dhe shembulli i pritjes që shqiptarët i bënë bashkëkombasve në vitet e luftës në Kosovë është një spekullim i pastër, që jo rastësisht bëhet pak ditë para vendimit për hapjen e negociatave me BE.

©Lapsi.al
 
Kampet për refugjatët, Donald Tusk: Shqipëria, një nga vendet në diskutim

Krijimi i kampeve pritëse për refugjatët në BE, është një nga pikat kryesore që pritet të diskutohen në samitin e radhës të Bashkimit Europian. “Politico. eu” citon deklaratën e Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, i cili propozon që krerët e BE-së të krijojnë “platforma rajonale të zbarkimit” jashtë Bashkimit Evropian. Propozimi është një përpjekje për të thyer krizën akute politike mbi migracionin dhe azilin, çështje shume shqetësuese e liderëve te BE që nga viti 2015, që madje ditet e fundit kërcënoi deri të rrëzonte qeverinë gjermane për shkak të përlasjes brenda koalicionit qeverisës.

“Mes vendeve të mundshme partnere janë Tunizia dhe Shqipëria, por zyrtarët thonë se është shumë shpejt që të spekulohet për këtë”– thuhet në artikull.
 
Kamp refugjatësh në Shqipëri, Avramopoulos: Ekziston ideja, por…

1529441648-dimitrisavramopoulos_1529441908-7596141.jpg

Komisioneri për Migracionin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos zhvilloi një takim me ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor për krizën e emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore.

Dimitris Avramopoulos u shpreh se kemi vërejtur një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugëkalim të ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Ne nuk u mblodhëm që të diskutojmë një situatë krize. Nuk jemi aspak në situatën ku ndodheshim 3 vjet më parë. Por megjithatë ne kemi vërejtur një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugëkalim të ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Edhe pse numrat nuk janë ende alarmante, qëllimi ynë sot ishte që të përforcojmë bashkëpunimin dhe përpjekjet tona për të evituar në mënyrë kolektive që situata të përkeqësohet”, – tha Avramopoulos.

A është diskutuar plani i ngritjes së një kampi refugjatësh në Shqipëri. Komisioneri Avramopoulos e ka mohuar diskutimin e kësaj çështjeje në Bruksel, por nuk e ka përjashtuar për një moment të dytë.

“Ne nuk e kemi diskutuar një iniciativë të tillë në Bruksel as me Shqipërinë dhe as me vend tjetër. Nëse kjo çështje do të paraqitet një ditë, ne do t’a shqyrtojmë”, – theksoi ai.

Komisioneri Avramopoulos ka pranuar që ideja ekziston por nuk bëhet fjalë ende për një propozim konkret.

“A dini një vend që ka shprehur gatishmërinë që të ndërtojë një kamp të tillë dhe nëse dini një të tillë ju lutem cilësojeni? Nëse propozimi arrin, ne do ta diskutojmë. Nuk kemi rrëzuar asnjë propozim, por as nuk jemi në favor të një opsioni të tillë. Pra, ideja ekziston, por nuk përbën ende një propozim konkret deri tani”, – u shpreh Avramopulos.

Sipas komisionerit Avramopolos, vendet e Ballkanit janë angazhuar për të monitoruar më mirë situatën e kufijve dhe për të shkëmbyer informacion rregullisht me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Vendet pritëse të përforcojnë masa operacionale për të adresuar emigracionin e paligjshëm si një shqetësim jo vetëm kombëtar edhe për shtete anëtare të BE-së.

Abc News
 
Citim;Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri.


Pikerisht ky eshte mentaliteti i gabuar.
Sepse e gjithe Evropa po i pret,pasi deshi sdeshi kjo e fundit,ata hyne.

Dhe si perfundim ka shume mundesi qe duhet bere vertet,pasi mund ndikoj pozitivisht per hapjen e negociatave.
 
Me mire mbetje toksike sesa te marrim emigratet Dritan Hila

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ora News
 
e pasket bombarduar me artikuj q3 skemi kohe ti lexojme. Mjafton 1 mo darius dhe leri njerezit te diskutojne mbi kete gje.
 
Strategjia e radhes per te terhekur vemendjen nga Llalla-Xhafa-Tahiri &co.

Te qeverisur nga nje bande pa piken e morfosit ne tre dekada,nga klika llafollogesh pa piken e moralit,nga hiena qe shqyhen mes veti per te ndare e vjedhur nje cope Shqiperie.
 
“Mësoje, s’na ka kërkuar kush të marrim 600 mijë sirianë”, Rama sqarohet një herë e mirë për refugjatët

TIRANث- Kryeministri Edi Rama nuk ka folur sot në parlament për çështjen e refugjatëve edhe pse është një nga çështjet më të diskutuara por ka gjetur një vend tjetër për të bërë sqarime.

Ndërkohë që flitet se ngritja e kampeve për refugjatët e lindjes në Shqipëri është një kusht nga Europa, Rama mohon kategorikisht që kjo gjë i është kërkuar nga ndonjë vend.
Ndërsa një komentues e ka ngacmuar për refugjatët në “Facebook”, Rama i është përgjigjur me shprehjen se i vjen keq për 100 të mençurit që hidhen në lumë të gjejnë gurin e hedhur nga një budalla.

REPLIKA
Komentues: Rrofsh zoti kryeministër shume vepër e madhe jam krenar për ty edhe Shqipërinë, por mua një gjë nuk më pëlqen, njerëzit që e shkelin!! Do ishte më mirë ta shijonin 600 mijë sirianët, pakistanezët, iranianët etj. Atje do ishte kryevepër fare. Dikur kemi qenë edhe ne në vendin e tyre dhe vazhdojmë, por nuk tha njeri JE SUIS ALBANAISE, as nuk na ndërtuan nga një camp as nuk na falen gjë, por çdo gjë e fituam! Budalla je ti që kujton se njerëzit janë budallenj… mbrapa.!!!

Edi Rama: Domethënë ti që je i mençuri në këtë mes mendon se vërtetë ekziston mundësia që Shqipërisë t’ia kërkojë kush në botë të marrë 600 mijë sirianë këtu eee?! Epo mësoje se nuk na ka kërkuar kush të marrim as 600 mijë, as 60 mijë dhe as 6 mijë! Domethënë ti që di ku e ka bishtin dardha mendon vërtetë që të ketë në këtë botë qeveri e shtete, që të imagjinojnë ngritjen e një kampi për 600 mijë refugjatë në një vend të vetëm eee?! Epo mësoje se nuk ekziston asnjë shtet apo qeveri në botë që të ketë këtë nivel budallallëku!

Faleminderit që më quan budalla, po një gabim të madh e ke kur mendon se unë i kujtoj njerëzit budallenj, prandaj edhe më vjen keq për 100 të mençurit që siç thotë populli, hidhen në lumë të gjejnë gurin e hedhur nga një budalla?Sepse, mësoje edhe këtë, qëndrimi i Shqipërisë ka qenë e mbetet shumë i qartë: Ne jemi gati të kontribuojmë në një plan europian, ku secili shtet merr përgjegjësinë që i takon, për aq sa i takon, sipas madhësisë e mundësisë? Ja kjo është e vërteta e thjeshtë dhe guri që budallai hodhi në lumë, nuk është dardhë or mik, prandaj mos e kafsho fort se të dëmton dhëmbët?

Balkanweb
 
uroj mos te behen ne rradhe te pare per emigrantet pasi skemi kushte as ti mbajme as ti integrojme dhe as nuk mund tju hapim nje vizion per me mire!!
uroj gjithashtu mos te pranojne keto lloj kushtesh nga shtetet e tjera qe "jua sugjerojne" pasi duhet te njohin realitetin e shqiperise e te jetes mesatare aty...
 
E si ardhkan refugjatet te refugjatet. Ti bejme hallet bashke thuni ju?
 
Sa shume shtrenjt po i kushton Shqiperise hapja negociatave..bobo 600 mije emigrante,Populli ne kete rast duhet te reagoje,pa Opoziten nga pas.
Me mire jashte BE-se,sesa me pranuar Refugjate.
 
Sa shume shtrenjt po i kushton Shqiperise hapja negociatave..bobo 600 mije emigrante,Populli ne kete rast duhet te reagoje,pa Opoziten nga pas.
Me mire jashte BE-se,sesa me pranuar Refugjate.

Abis, do te duhen te pakten 3 dekada ne menyre qe te dekompozojme mentalitetin e mbjelle komunist per 50 vjet, dhe mbi plehun e krijuar te riten filizat e reja te nje shoqerie ne riperteritje.

Shqiperia tani me shume se kurre ka nevoje per reforme te plote institucionale, pasi vetem kur te pastrohen institucionet nga inkopetentet dhe te korruptuarit, atehere do te respektohet ligji dhe rikthehet besimi i shqiptareve. Rikthimi i besimit te shqiptareve tek autoriteti i ligjit dhe institucioneve do te thote qe ata do te shpenzojne me shume kohe te punojne, dhe me pak kohe te presin cekun e bardhe nga Europa, qe Kryeministri qe ti e ke votuar, pa timon, qe dikur kerkonte me doemos qe armet kimike ti groposte ne Shqiperi, tani kerkon e perseris eshte ai qe po e kerkon hapjen e kampeve, qe te dale para TV e te krekoset qe fale strategjise te tij, u hapen negociatat me BE.


Darius
 
Ahhhh ahhhh,duke lexuar kete teme,dhe bashkeatdhetaret e mi.
Kuptoj mesemiri diskriminimin qe na kane bere ne neper EVrope e me gjere.
Bilessss,sna kane bere asgje,nese krahasojme se cmund tiu bejme ne tjerve.
Ajt me te mira Shqipja ime.
Afer te kam aty ku je.
 
Politikisht nuk duhet ti pranoje ( perderisa po ja imponojne ) ... duhet te kerkoje me domosdo plotesimet e kushteve dhe te siguroje fondet nga Europa si fillim ( si tere vendet e tjera ) ... gjithashtu te kerkoje e te siguroje dyer te hapura e pa kushte per popullin Shqiptar , persa i perket neper Europe. Pastaj ti hapi perse jo.
 
Citim;Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri.


Pikerisht ky eshte mentaliteti i gabuar.
Sepse e gjithe Evropa po i pret,pasi deshi sdeshi kjo e fundit,ata hyne.

Dhe si perfundim ka shume mundesi qe duhet bere vertet,pasi mund ndikoj pozitivisht per hapjen e negociatave.

Po ti ne nje teme ne lidhje me Italine ... ishe dakort qe Italia ti pastroje refugjatet .. tani thuan ti pranoje Shqiperia ?

Kontradiktore pa lidhje ... vjen e na flet edhe per mentalitetin. :hmm:
 
Zana mjes i here si fillim!

Ajo cfare kam dasht te them po ta ricikloj ne disa rrjeshta,e sigurt eshte qe sdo kuptosh.
( se ti ke mendjen te besh sherr me mua,jo tek debati)

Ajo qe dua te cilsoj eshte se pavarsisht qe skemi nje rrafsh ekonomik stabel per pritjet.
Ne shqipet kemi "shar e mallkuar Evrepen" se sa keq na trajton neper binaret e saj politik e prites.
PRa e shikon qe erdhi dita te na trokasin edhe ne,e tere nje zeri themi JO!
Nje komb qe ka 30 vjet qe jep derdhje rrefugjatesh ne Evrope duhet te jete me luajal ndaj ketyre te fundit kur i bie rradha per noj pritje.

Dhe fundit tjeter ana strategjike e politikes ndaj emigranteve,qofshin keta lufte apo ekonomik.(Se une sjam Evropa apo shqiperia diplloamtike)
E tjeter Zana mendimi im personal,qe prape ngelet ti perzeme nga EVropa,por tu sjellin paqen ne vendet e tyre.
Me te mira!
 
Riciklosh ? Kshu eshte kur filozofia merr tatepjeten.

E para Shqiperia nuk ju ka asnje borxh e hile k’tyre shteteve ne fjale ... qe te luaje rolin e paqes, sepse xhepat i kane mbushur te tjeret.

Pastaj ideja dhe synimi i kampeve te perqendrimit nuk eshte qe kap e mblidh refugjate e mbaji mbyllur pa asnje lloj prespektive dhe te ardhme. Ideja dhe synimi i tyre eshte qe ti strehoje per nje fare kohe dhe k’to njerez te ndihmohen e te normalizohen /integrihohen me nje jete te re. Pra te ju jepet mundesia dhe ndihma per shkolle e pune ne te ardhmen.

Shqiperia nuk i ploteson k’to kushte... se ka popullin e vet ne pike te hallit.

Por ajo qe me cuditi tek ti eshte mos qendrimi personal ne vije te drejte ... te jep pershtypjen qe vuan nga semundja e delirimit. Zakonisht mendimi personal vihet perkrah llogjikes se shendoshe dhe realitetit ..qe te jesh ne gjendje e te kuptosh veten tende si fillim pastaj te tjeret.
 
Kjo sduhet te kete lidhje me hapje e negociatave, fillimisht ata (Europa) duhet te na ktheje trojet tona shqiptare....me pas le te ngreje pretendimet per kampe refugjatesh ne shqiperi. Po perderisa na kane bere perhere padrejtesi si shtet, nuk kane te drejte te vendosin per nje kamp ne Shqiperi.
 
Media gjermane: Rama mund të pranojë hapjen e negociatave në këmbim të marrjes së refugjatëve

Në pasqyrën e mediave gjermane, Shqipëria shihet si një vend i mundshëm për të zgjidhur konfliktet e brendshme politike në Gjermani lidhur me çështjen e azilkërkuesve.

Pas shkrimi të “Deutsche Welle”, ku i mëshohet arsyetimit se Shqipëria mund të shndërrohet në një vend për kampe refugjatësh, një tjetër media, “Focus.de”, e hap ditën sot me titull “Pse Shqipëria mund të zgjidhë konfliktin e azilit”.

Shkrimi i Fokus.de:

Ngritja e një kapi për pritjen e refugjatëve në Shqipëri, mund të ndihmojë në mbajtjen e pushtetit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të qetësojë ministrin e brendshëm Horst Seehofer. Me këtë lëvizje, Merkel do të plotësonte kërkesën e ministrit të brendshëm që kërkesat për azil të mund të parashtroheshin jashtë BE, por të mbeteshin nën mbikëqyrjen e BE. Kështu, partia e tij konservatore mund të përfitojë nga një marrëveshje e tillë në zgjedhjet e ardhshme, ku po përpiqet të shmangë alternativën ekstremiste të Gjermanisë (AfD). Dhe qeveria e koalicionit do të rimarrë stabilitetin.

Arsyet pse Shqipëria është e përshtatshme për pritjen e azilkërkuesve

Më tej, në artikull shpjegohen disa arsye pse Shqipëria mund të jetë një vend i përshtatshëm për ndërtimin e kampeve të refugjatëve:

Vendndodhja – Vendi i Ballkanit Perëndimor shtrihet në Mesdhe në buzë të rrugës “klasike” të Ballkanit (rruga që ndiqnin refugjatët nga Lindja për në BE), e cila tani konsiderohet e mbyllur. Për shkak të vendndodhjes së saj me dalje në det, Shqipëria do të ishte e përshtatshme si një pikë kontakti për ‘njerëzit e anijes’.

Stabiliteti – Në dallim nga vendet e Afrikës së Veriut, si Libia, ekzistojnë struktura të qëndrueshme demokratike në Ballkanin Perëndimor. Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas (SPD) vlerësoi kohët e fundit reformat gjyqësore në Shqipëri.

Negociatat e pranimit si një levë e mundshme për BE – Megjithëse Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, BE ende ka leva politike: Komisioni i BE, kohët e fundit ka rekomanduar që negociatat për hapjen e bisedimeve për integrimin në BE të hapen me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo i jep Brukselit një mundësi për të ushtruar presion politik për të drejtuar vendosjen e mundshme të qendrave të azilit për përmbushjen e standardeve humanitare.

Rregullat e azilit të BE-së nuk zbatohen për Shqipërinë – Një avantazh tjetër nga pikëpamja e BE-së: Meqenëse Shqipëria aktualisht nuk është anëtare e BE-së, nuk zbatohen rregulla të tilla si marrëveshja e Shengenit ose sistemi i Dublinit. Kjo do të thotë, për shembull, se kontrollet kufitare në Shqipëri janë mjaft normale. Rregullat e Dublinit nuk funksionojnë atje: nëse një azilkërkues është regjistruar në Shqipëri, nuk ndikon që një vend i BE-së mund të jetë përgjegjës për procedurën e azilit.

Ekziston tashmë bashkëpunimi për emigracionin – Shqipëria po punon tashmë me BE në disa nivele në fushën e migracionit: vendi kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje me agjencinë e menaxhimit të kufirit të BE-së Frontex për të mbrojtur më mirë kufijtë e jashtëm shqiptarë. Policia Federale është duke punuar edhe në nivel lokal me Shqipërinë. Ka gjithashtu bisedime dypalëshe me Austrinë, sepse këtë vit, më shumë emigrantë po përpiqeshin të udhëtonin në Europën Perëndimore nëpërmjet Shqipërisë. Qeveria shqiptare duket se ka frikë të bëhet rrugë e re e tranzit kalimi për emigrantët dhe se refugjatët mund të vazhdojnë të rriten. Kjo tregon dy gjëra: Së pari, vetë Shqipëria ka një interes për të kontrolluar imigracionin. Së dyti, qeveria tashmë ka dëshmuar se është e gatshme të punojë me BE.

Kushtet humane për emigrantët – Agjencia e OKB-së për Refugjatët ka konfirmuar se emigrantët janë trajtuar mirë në Shqipëri deri tani. Kjo sugjeron që vendi gjithashtu do të jetë i gatshëm të garantojë standardet humanitare në qendrat e mundshme të azilit.

Pse Rama mund të thotë po ndërtimit të kampeve të refugjatëve

Më tej në artikull, “Focus” raporton se qeveria shqiptare ende nuk e ka premtuar një gjë te tille dhe se popullsia në Shqipëri është skeptike. Më tej prek akuzat dhe kundër-akuzat politike lidhur me një kamp të mundshëm refugjatësh në Shqipëri, apo pritjen e rreth 600.000 ish anëtarë të ISIS.

Në fund, “Focus.de”, raporton se kërkesat e Brukselit mund të sjellin që Kryeministri Rama të pranojë ngritjen e qendrave të azilit në Shqipëri.

Lapsi
 
Back
Top