Kush është nën shënjestrën e federalëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të identifikohet më lehtë në aeroporte apo stacione trenash. Kjo falë një kamere speciale të shpikur kohët e fundit nga ekspetët amerikanë të gjurmimit.
Përmes kësaj pajisje, brenda pak sekondash dhe në një distance shume larg sporteleve të biletave, kamera ëshë në gjëndje të identifikojë të kërkuarin përmes rrezeve infra të kuqe, që “skanon” personin nga fytyra,duke nxjerrë në pah muskujt e nofullave që janë unike për çdo person.
Kjo kamer pritet të përhapet në të gjitha pikat hyrëse dhe ato strategjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/