Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kamera 1 mld piksel për matjen e ‘Rrugës së Qumështit’

teleskopiiii.jpg


Cfarë duhet për të ndërtuar hartën e 1 miliard yjeve? Sigurisht një kamera me 1 miliard piksel ndihmon në këtë proces.

Shkencëtarët shpresojnë që të mësojnë më shumë rreth origjinës dhe evolucionit të universit, në vecanti të galaksisë tonë me anë të kameras prej 1 miliard piksel e cila pritet të lëshohet të enjten si pjesë e teleskopit Gaia.

Lëshimi pritet të kryhet në Guajanan Franceze me objektiv matjen dhe vëzhgimin e 'Rrugës së Qumështit' si asnjëherë më parë.

Kamera e jashtëzakonshme, e para e këtij lloji është ndërtuar nga “Astrium” për llogari të Agjencisë Europiane të Hapësirës. Ndërtuesit thonë se teleskopi me të tillë kamera është në gjendje që të dallojë njeriun në sipërfaqen e Hënës, ose e thënë ndryshe, të kapë qimen e një floku nga 1 mijë kilometra largësi.

Misioni synon fotografimin 3 dimensional të galaksisë tonë, duke matur me saktësi distancat mes 1 miliard yjeve, megjithëse kjo është një pjesëz e vogël e Rrugës së Qumështit, e cila besohet nga astronomët se është strehë e të paktën 100 miliard yjeve.

“Astrium” thotë se “Gaia” do të shfrytëzohet edhe për kapjen e imazheve përtej galaksisë tonë dhe të qindra-mijëra objekteve të tjera në vetë sistemin tonë diellor, si kometa apo asteroide.

“Gaia mund ta bëjë këtë me një saktësi të pakrahasueshme më parë. ثshtë kamera më e madhe e hedhur ndonjëherë në hapësirë”, deklaroi Ralf Cordey, kreu i shkencës dhe eksplorimit të “Astrium”.

Vetëm ndërtimi i këtij teleskopi ka kushtuar rreth 400 milion euro dhe pritet që kostoja totale e misionit, përfshirë këtu lëshimin dhe mirëmbajtjen në hapësirë përgjatë periudhës 5-vjeçare sa është parashikuar zgjatja e tij, të shkojë në 740 milion euro.
Top Channel
 
Titulli: Kamera 1 mld piksel për matjen e ‘Rrugës së Qumështit’

Kush e di se cfare foto te bukura mund te behen me kete kamere...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back