Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kalorësit e islamit

Nga Gani Mehmetaj

Nuk e kuptoj pse një kategori shqiptarësh dalin në mbrojtje të myslimanëve pa ua bërë zoti me borxh. Pse e marrin kambanën e ogiçit, ndërsa sillen si dele. Nuk e arsyetoj mllefin e zemërimin e tyre, sikur të ishin bijtë e sheikëve të Arabisë, që u rrezikohet nafta, ndërsa janë katundarë të Llapit, Gollakut a të Rrafshit të Dukagjinit.

Nuk e shkruan asnjë kritik kundër serbëve që na bënë të këqija me thes, nuk shprehen asnjë mllef sa për sy e faqe kundër turqve që gati na shfarosën. Serbin e turkun nuk e zënë në gojë.
Armiqësinë e mllefin e kanë më bashkëkombësit. Si ta përmendesh islamin e devijuar, nisin e të akuzojnë. Një situatë absurdi.
Pse ia varin vetes në qafë barrën që nuk u takon? Janë një miliardë myslimanë të të gjitha racave, janë treqind milion arab myslimanë, që e përhapën islamin me gjak e më zjarr.

Atyre u bie barra ta mbrojnë islamin, nëse e vlerësojnë që është i rrezikuar. Por të dalin shqiptarët e shkretë në mbrojtje të islamit, përderisa hallet e vështirësitë ua kanë mbuluar veshët, është marrëzi. Kombit të ndarë në pesë shtete asnjëri nga kalorësit donkishot të islamit nuk ia qajnë hallin. Luftojnë kundër mullinjve të erës.


Sa më të shtypur që janë shqiptarët aq më shumë luftojnë për fe, duke e shpërfillur kombin, të drejtat kombëtare . Sllavët i nxijnë muret e qyteteve me parulla ogurzezë “Vdekje shqiptarëve”, shqiptarët e mjerë çirren poshtë islamofobët.

Shovinistët sllavë ua rrezikojnë kombin, shqiptarët lëshojnë kushtrimin për fenë, megjithëse e dinë që fenë islame nuk ua rrezikon, nuk ua merr dhe nuk ua lakmon askush.

I kuptoj, por nuk i arsyetoj armatën e shqiptarëve të shitur që e mbrojnë islamin. Por prapë skandalizohem: si është e mundur që për një grusht parash e rrezikojnë të ardhmen e kombit, të ardhmen e fëmijëve të tyre? Zot ruana nga ta, se nga Serbia na mbrojnë amerikanët.

Botapress.info
 
C"te thuash,kur jemi bere dhe dishpeuj te islamizmit te induktuar.
 
Hiç s'jam kah kuptoj këtij dhëmbi apo lukthi po i dhemb?
Nuk e kuptoj me të vërtetë, çysh dikujt buka s'u shkon te poshtë pa u marr Islamin?!?!
Mbroje more atdheun!
Mbroje edhe fenë, nëse është nevoja!
Po lirinë, kuptohet vetvetiu!

Si ka mundësi të na tregojë lloj budallai për kalorës të Islamit? - Apo zotëriu në fjalë i ka shitur drunjtë???
- Ose, s'ka me çka të merret?!?!?!
 
Ah bre Gani, pagen e madhe e ke :p

Cfare nuk ben paraja sot. Shesin edhe fene edhe kombin per para :D

Nderroje edhe emrin se e ke arab hahahahaha :p
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back