Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka referuar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, ish-nëndrejtorit, Rasim Borishit, si edhe 8 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në drejtorinë e policisë.
Ish-drejtuesit e policisë dhe 8 zyrtarët e tjerë akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, si edhe për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.
Shkeljet dhe akuzat janë të përmbledhura në një material prej 11 faqesh, i cili është drejtuar Prokurorisë. Ato kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit me objekt spotet publicitare televizive, në kuadër të informimit të qytetarëve për liberalizimin e vizave.
Bëhet fjalë për pesë tendera në shkelje të ligjit për prokurimet publike, i cili kap shifrën e 3 milionë dollarëve. Sipas hetimeve të kryera nga policia gjyqësore e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, rezulton se në tre tendera, Komisioni i Vlerësimit ka shpallur fituesit dy apo tre ditë para konkursit në të gjitha rastet e tenderave të sipërpërmendur.
Vetëm një kompani, “Promo”, ka marrë të gjithë shumën prej 3 mln dollarësh. Nga hetimet rezulton se veprimet janë kryer nga ish/zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Rasim Borishi, në kundërshtim me vendimet e nxjerra nga Këshilli i Ministrave. Vendimi thotë se këto veprime duhet të kryheshin nga drejtori i policisë, pra nga Hysni Burgaj.
Një tjetër shkelje është ajo e shpalljes së fituesit nga Komisioni i Prokurimit, në bazë të çmimit dhe jo pikëve, siç parashikon VKM-ja në fuqi. Në dy procedura prokurimi mundon data e raportit përfundimtar nga ky komision, si edhe ftesat në ofertë, drejtuar operatorëve, janë bërë bazuar ligjeve të shfuqizuara.
Në kundërshtim me ligjin nuk është bërë asnjë njoftim në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në komision mungonin specialistët e fushës.
Po kështu, në kundërshtim me ligjin, janë përcaktuar që në procedurë prokurimi edhe televizionet që do të transmetonin spotet publicitare.
Veç Hysni Burgajt dhe Rasim Borishit, është bërë kallëzim për Kole Kukajn, kryetar i Komisionit të Vlerësimit, dhe për anëtarët e komisionit: Adelina Marashi, Agim Hysko, Besjana Martini, Liza Tafili, Meri Papakonstandini, Klejda Plangarica, Islam Cenga.
/Shekulli