Kakaoja dhe çokollata

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
A e dinit se kakaoja ka veti antioksidante shumë të fuqishme?! Falë kokrrave të kakaos, të cilat kanë veti ushqyese shumë të dobishme, ky ushqim me bazë bimore ka veti antioksidante, të cilat e rendisin në ushqimet më të dobishme krahas zarzavateve, fasuleve, drithërave dhe frutave të thatë, por gjithmonë kur konsumohet në sasi të moderuar.
Kokrrat e kakaos janë të pasura në një antioksidant specifik të quajtur flavonol. Flavonolet gjenden në sasi të konsiderueshme te mollët, manaferrat, fasulet, frutat e thatë, rrushin e kuq, verën e kuqe dhe çajrat bimore.
Në anglisht, kokrrat e kakaos quhen “cocoa beans” pra fasulja e kakaos, por në fakt ato nuk janë fasule. Ato janë fara të pemës Theobroma cocoa. Këto fara përdoren për të prodhuar kakaon dhe çokollatën. Pudra natyrale e kakaos prodhohet duke presuar dhe larguar sasinë më të madhe të gjalpit të kakaos nga korra e saj. اokollata bëhet nga kakaoja, duke i shtuar gjalpë ekstra. اokollatat e ndryshme përmbajnë flavonole në përqindje të ndryshme dhe studimet tregojnë se ato i japin veti mbrojtëse për shëndetin.
Kakaoja i jep trupit fuqi antioksidante
Duke ngrënë sa më shumë ushqime forcohen mekanizmat mbrojtës të organizmit kundër molekulave të dëmshme, siç janë radikalet e lira. Kakaoja dhe çokollata janë të pasur në antioksidante. Kur i krahasojmë ato me ushqime të tjera, kakaoja dhe çokollata mund të kenë 10 herë më shumë fuqi antioksidante dhe për këtë renditen në fillim të listës së ushqimeve me veti mbrojtëse për organizmin.
Për të bërë zgjedhjen më të mirë, shikoni të zgjidhni kakao të pa –alkalizuar (non –alkalized cocoa). Kakaoja natyral është i pa-alkalizuar. Gjithashtu, zgjidhni çokollatën e errët në ngjyrë, ose me të paktën 40% kakao.
Kakaoja, flavonolet dhe shëndeti
Flavonolet janë substanca të studiuara për kontributin e tyre në aromën dhe ngjyrën e ushqimeve të ndryshme. Benefitet e kakaos dhe çokollatës prekin sistemin kardiovaskular, veshkat, shëndetin e trurit, sistemin imunitar, diabetin, si dhe presionin e gjakut. Deri tani studimet mbi kakaon dhe çokollatën kanë raportuar efektet mbrojtëse të mëposhtme për sistemin kardiovaskular:
•Ulje të riskut të formimit të pllakave në arterie, duke ulur kolesterolin e keq LDL
•Rrisin nivelin e kolesterolit të mirë HDL
•Ndihmojë në hollimin e gjakut, duke e bërë atë të qarkullojë më mirë në enët e tij
•Ul presionin e gjakut
•Ndihmojë në nivelin e sheqerit në gjak
•Ndihmon në ekuilibrin e neurotransmitorëve, duke pasur një efekt relaksues dhe antidepresiv (kujdes se sasi të mëdha konsumi të çokollatës mund të krijojnë vartësi për këtë arsye!!!)
Si të gjejmë kakaon dhe çokollatën e përshtatshme
Normalisht, sa më shumë të ketë përqindje të kakaos natyrale në çokollatë, aq më e madhe është dhe përqindja e flavonoleve. Por, fatkeqësisht, ashtu si dhe me zarzavatet, procesi i përpunimit dhe i gatimit e ul përqindjen e nutrienteve të dobishme në këtë produkt. Megjithatë, prodhuesit e mëdhenj të kakaos dhe çokollatave janë duke punuar për gjetjen e mënyrave që ruajnë sa më shumë vlerat ushqyese.
Si një ushqim me prejardhje bimore, edhe çokollata mund të bëhet pjesë e një sëmundjeje të shëndetshme, nëse ajo konsumohet në sasi të moderuar. اokollata u jep ushqimeve një aromë shumë të këndshme, duke i bërë ato edhe më të pëlqyera, si p.sh., qumështit. Megjithatë, mos harroni se dhe çokollata ka kalori të shumta, prandaj duhet konsumuar me sasi të vogla.
1 pafkë çokollatë (10 - 20gr) çdo ditë ju ofron shije që ju pëlqen dhe mjaft benefite për shëndetin.
Shekulli On
 
Titulli: Kakaoja dhe çokollata

flm per informacionin..i haj rregullisht ciokollatat...po pate na nji ti nuk te them jo...edhe po te me benin dem do vazhdoja ti haja...dikur benin nje publicitet..kush fal DOVE fal nje dashuri...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top