Kakà preferon Manchester United dhe Arsenalin

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ylli i Milanit, Leite Kaka, i cili raportohet se ёshtё afёr kalimit nё Manchester City, thotë se ёshtё njё tifoz i dy klubeve tjera angleze, Manchester United dhe Arsenalit.

“Arsenali dhe Manchester United janë ndryshe nga ekipet tjera angleze. Ata luajnë më shumë dhe më hapur si dhe janë ndryshe nga ekipet tipike angleze, të cilat kanë sulmues të lartë dhe mbajnë topin”, ka thënë Kaka.

“Kjo është më karakteristike për Liverpoolin dhe Chelsean, të cilat janë ekipe më taktike, më angleze. United dhe Arsenal janë më të shpejtë. Ata i lejojnë ekipet tjera të luajnë dhe ata luajnë po ashtu”, ka shtuar braziliani.

Kaka së fundi ka thënë se rreth vendimit nëse do të kalojë apo jo në City, do të bazohet edhe në këshillat e familjarëve të tij.


spekter*
 
Titulli: Kakà preferon Manchester United dhe Arsenalin

Ouu,do u ktheka me Manchesterin ky???Po Milanin ku da ta leje?
 
Titulli: Kakà preferon Manchester United dhe Arsenalin

Citi rrit ofertën! 283 milionë euro për Kaka? Milani pranon?

Skuadra e Milanit ka njoftuar se ata janë duke shqyrtuar ofertën të cilën e ka bërë Manchester City për superyllin brazilian Kaka. Nga 283 milionë euro, 120 milionë euro do të shkojnë në arkën e Milanit!
Ditëve të fundit ka spekulime të shumta në lidhje me ofertën që kanë bërë ‘pasanikët’ nga Mançesteri për të fituar shërbimet e yllit të Milanit. “Sky Italia” njofton se delegatët e Cityt i kanë shtuar edhe shtatë milionë euro ofertës primare, dhe tashëm ata ofrojnë 120 milionë euro për ta transferuar ish-Topin e Artë. “Ne jemi duke shqyrtuar ofertën për Kaka. Manchester City ka dhënë një propozim dhe ne jemi duke e shqyrtuar. Kjo nuk do të thotë se e kemi pranuar atë, por pas shqyrtimit do të vendosim për përgjigjen”, ka thënë drejtori i “Milan Channel”, Mauro Suma. Ndërkohë mësohet se babai i Kaka ka udhëtuar për në Mançester, ndërsa një burim i besueshëm i ka thënë “Associated Press” se Milani është pajtuar, ndërsa mbeten të zgjidhen detajet ndërmjet lojtarit dhe Cityt.Kaka i gatshëm të pranojë ofertën e Citit

Sipas lajmeve të fundit të mediave angleze, Manchester City, e ka ngritur ofertën për Kaka në 243 milionë paund (283 milionë euro).

The Sun ka shkruar se agjentët e brazilianit i kanë dhënë leje Citit t’i drejtohet Milanit, gjashtë javë më herët, kur kishin parë se çfarë shume mund të ofrohet.

Oferta e re Cityt është ndarë kështu:

- 120 milionë paund për Milanin (oferta e parë ishte 107 milionë euro)

- 108 milionë euro pagesat e Kakas, përfshirë edhe taksat. Kaka do të marrë të ardhura neto prej 13.28 milionë në vit, që i bie 255 mijë pund në javë.

- 27 milionë për komisionarët, ndërmjetësuesit dhe harxhimet tjera.
 
Titulli: Kakà preferon Manchester United dhe Arsenalin

AIG sikur eshte ne krize,apo nuk qenka?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top