legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Tashmë Veseli, duke dashur që të shuajë çdo zë që është pro Thaçit, në PDK, po ndërmerr strategji për largimin e tyreQë me hyrjen e Kadri Veselit në PDK , u fol për “rrëzimin” e Thaçit nga ajo parti
Kryetari i Kuvendit dhe njeherësh kreu i PDK –së, Kadri Veseli, ka vërtetuar zërat, sipas të cilëve, ai po kërkon të instalojë dhe të akomodojë në PDK, përkrahësit e tij, apo siç thuhet ndryshe, krahun e tij. Në fakt përplasjet brenda PDK –së, kanë nisur, që më herët se nga koha kur u bë marrëveshja me LDK –në.
Që me hyrjen e Kadri Veselit në PDK , u fol për “rrëzimin” e Thaçit nga ajo parti. Dhe, për të mos e larguar duarbosh, u shfrytëzua dhe marrëveshja me LDK –në, për ta dërguar në zyrën e Presidentit. Më tej, pas koalicionit me LDK –në, ndarja e posteve, krijoi dhe qartësoi dy kampet në PDK, atë që drejtohet nga ish kreu i PDK –së, Hashim Thaçi dhe tjetrin që drejtohej nga kryetari i ri i PDK –së, Kadri Veseli.
Përplasjet brenda PDK –së, kanë shkuar deri në atë pikë, saqë sulmojnë dhe njëri tjetrin përmes portaleve që ata kanë hapur. Tashmë Veseli, duke dashur që të shuajë çdo zë që është pro Thaçit, në PDK, po ndërmerr strategji për largimin e tyre. Dihet se në PDK, mbështetësit më të mëdhenj të Thaçit, janë njerëzit që janë nën hetime apo me aktakuza, por që vijojnë të punojnë në institucione shtetërore, ashtu si në rastin e Komunës së Prizrenit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë