Kadri Veseli ne panik, thyhet bastioni kryesor i PDK-se

Zbehet përkrahja e Drenicës për PDK-në
“Zgjedhjet e Drenasit të vitit të kaluar, dëshmuan që kjo komunë në të kaluarën fitohej bindshëm nga PDK-ja, nuk është më bastion i fuqishëm i kësaj partie. Këto deklarata të kreut të PDK-së Kadri Veseli, se sa të jetë PDK-ja, Drenica do të ketë pushtet dhe fuqi, janë deklarata të panikut sepse kjo parti rrezikon të humbas shumë vota në këtë komunë”, ka thënë analisti Faik Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në kuadër të fushatës zgjedhore, në një tubim të mbajtur në Skenderaj, u ka dhënë premtime të mëdha qytetarëve të asaj ane.

Ai ka thënë se ka kaluar koha kur Drenica ka mbetur mbrapa dhe se djemtë e Drenicës do të udhëheqin me Presidencën, Qeverinë e Kuvendin, derisa ka ftuar qytetarët e Skenderajt të votojnë për partinë, që sipas tij, e krijuan vet ata.

“Sa të jetë PDK-ja, Drenica do të ketë pushtet e fuqi”, u ka premtuar Kadri Veseli qytetarëve në Drenicë ditë më parë.

Por, zyrtarë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe analistët politikë, kanë vlerësuar se një deklaratë e tillë e Veselit, flet edhe për shkallën e depërtimit të subjekteve tjera politike në komunat e Skenderajt dhe Drenasit dhe se PDK nuk e ka të sigurt fitoren në rajonin që dikur konsiderohej bastion i saj.

Image
Isa Xhemajlaj
FOTO GALERI
Xhemajlaj: PDK nuk e ka më besimin si dikur në Drenicë

Duke komentuar në lidhje me këtë, kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën Isa Xhemajlaj, ka thënë se PDK në Drenicë nuk e ka më besimin e qytetarëve siç e kishte dikur.

Ai ka theksuar për gazetën “Bota sot” se Veselin dhe PDK-në megjithatë, i ka shpëtuar koalicioni me AAK-në dhe Nismën.

“Duke parë se PDK në Drenicë, nuk e ka më besimin siç e ka pasur, Kadri Veseli po mundohet ti motivojë ata që të qëndrojnë në PDK. Mendoj se veç koalicioni e shpëtoi PDK-në. Kjo vlen edhe për Drenas”, ka deklaruar Xhemajlaj, i cili në zgjedhjet e kaluara lokale në Drenas, i kishte shkaktuar pikërisht PDK-së balotazhin.

Image
Naim Miftari
FOTO GALERI
Miftari: PDK e ka dëmtuar më së shumti Drenicën

Ndërkaq, ish-eprori i UاK-së Naim Miftari, “profecitë dhe fjalitë pa vend sikur ajo se Drenica i fiton 50 deputetë për PDK-në”, janë premtime boshe dhe jo reale.

“Pikërisht frika nga dështimi dhe humbja, e bëjnë kreun dhe udhëheqësit e PDK-së më agresiv në retorikën zgjedhore, ku shpesh përdoren profeci dhe fjali pa vend si jo Drenica i fiton 50 deputetë për PDK-në, çka është utopi klasike, pastaj Drenica është nëna e UاK-së, slogan që përmendet nga Hajredin Kuqi, njeriu që me ministrin e jashtëm dhe presidentin tonë, më së shumti e kanë dëmtuar vet UاK-në dhe sidomos sistemin e drejtësisë, që është bazë themelore e një shtetit serioz”, ka thënë Miftari.

Sipas tij, PDK nuk e ka më komoditetin që kishte dikur me Hashim Thaçin.

“Frika nga disfata po sjellë premtime boshe dhe jo reale, për rritje të buxhetit, rritje tëp agave, plus shtimi i mbi 40 mijë veteranëve kinse të luftës të rrejshëm pa qenë fare në luftë, e që në fakt këta veteran janë votues të kushtëzuar politik të dikujt. Këto tregojnë se kreu i PDK-së nuk e ka më atë komoditet si dikur Hashim Thaçi”, ka theksuar Miftari për “Bota sot”.

Image
Mentor Tahiri
FOTO GALERI
Zbehja e bastioneve të partive politike

Ndërsa, sipas analistit politik Mentor Tahiri, bastionet e partive politike po zbehen. Ai ka thënë në një prononcim për gazetën “Bota sot” se deklarata e Veselit, flet për shkallën e depërtimit të subjekteve tjera politike në Drenicë.

“Tani kur po hyjmë në finishin e fushatës zgjedhore, deklarimet e liderëve politikë bëhen gjithnjë e më të pamatura. ثshtë kohë nervash politike dhe humbet shumëçka nga elokuenca në oratorinë para masës. Një gjë është e qartë, bastionet e partive politike po zbehën, kurse një deklaratë si kjo rreth pushtetit që do të ketë Drenica, flet edhe për shkallën e depërtimit të subjekteve tjera politike në komunat Skenderaj dhe Drenas”, ka theksuar Tahiri.

Ai ka shtuar se ky fjalim mbi “Pushtetin e Drenicës” krijon një ndjesi të keqe jo vetëm te banorët e Kosovës në përgjithësi, por edhe te vetë qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Drenicë.

“Pavarësisht se subjektet politike në Kosovë kanë një mentalitet klientelesk, ato nuk mund të “shpërblejnë” të gjitha apetitet. Kjo duhet t’u bëjë me dije të gjitha subjekteve politike se tani vijnë në shprehje programet konkrete politike dhe ekonomike, kurse një fjalim si ky mbi “Pushtetin e Drenicës” krijon një ndjesi të keqe jo vetëm te banorët e Kosovës në përgjithësi, por edhe te vetë qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Drenicë”, ka përfunduar analisti Mentor Tahiri.

Image
Faik Krasniqi
FOTO GALERI
“Veseli në panik nga humbja e votave”

Edhe sipas publicistit Faik Krasniqi, Drenica nuk është më bastion i PDK-së dhe këtë e vërtetuan edhe zgjedhjet lokale të Drenasit.

Sipas tij, deklarata si kjo e Veselit për “pushtetin e Drenicës”, vijnë nga paniku, pasi siç ka thënë ai, PDK rrezikon të humbas shumë vota në këtë komunë.

“Zgjedhjet e Drenasit të vitit të kaluar, dëshmuan që kjo komunë në të kaluarën fitohej bindshëm nga PDK-ja, nuk është më bastion i fuqishëm i kësaj partie. Këto deklarata të kreut të PDK-së Kadri Veseli, se sa të jetë PDK-ja, Drenica do të ketë pushtet dhe fuqi, janë deklarata të panikut sepse kjo parti rrezikon të humbas shumë vota në këtë komunë”, ka thënë Krasniqi.

Ai më tej ka shpjeguar edhe arsyen e humbjes së elektoratit të PDK-së në këtë rajon.

“Arsyeja e humbjes së elektoratit është shumë e thjeshtë. Edhe pse Drenasi ka qenë gjithmonë bastion i fuqishëm i PDK-së, kjo qytezë është më e varfra në gjithë Kosovën. Sepse kjo parti këta qytetarë të Drenasit që kanë dhënë shumë për çlirimin e Kosovës, i ka shfrytëzuar për vota por jo edhe për mirëqenien e tyre. Prandaj, një pjesë e mirë qytetarëve të Drenicës dhe të Drenasit, këtë herë kanë vendosur ta votojnë ndryshimin”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

auto_18700675_788304451344763_6283586179098242537_o1497004900.jpg

Shqiptarët dhe kombin shqiptar.

Në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se nëse krahinizohet pushteti, copëtohet Kosova dhe hyjnë ndasitë dhe urrejtjet mes qytetarëve.

“Sa herë tentojnë ta parcelizojnë pushtetin nëpër rajone, aq herë e copëtojnë Kosovën dhe kënaqin Serbinë. Nëse PDK qenka veç e Drenicës, mos e zëntë dita tjetër. PDK është pasuri kombëtare, parti e të gjithë shqiptarëve dhe nuk është parti e Drenicës. Miopia dhe vogëlsia e drejtuesve të sotëm, bën që të themi se as armiku nuk do të punonte kaq keq ndaj shqiptarëve sikurse punojnë keq zyrtarët shqiptarë kundër shqiptarëve. Nëse krahinizohet pushteti, copëtohet Kosova, hyjnë ndasitë dhe urrejtjet. Kujt i interesojnë ndasitë dhe urrejtjet përveç Serbisë. Deklarata të tilla si kjo që po të jetë PDK në pushtet, është Drenica në pushtet, janë poshtëruese për shqiptarët dhe kombin shqiptarët”, ka thënë Shahu.Bota Sot
 
Last edited by a moderator:
Back
Top