Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Lauri

Anunnak
Tiranë, 26 tetor - Qenia e Shqipërisë u detyrohej dy mburojave: shtetit osman dhe shtetit komunist. Kështu do të vazhdonte përpunimi në trajtë doktrinare i një prej turpeve të mendimit shqiptar, ideja se kombin shqiptar do ta kishte shuar prej kohësh vala sllave, në qoftë se nuk do ta mbronin osmanët. Se sa i rrejshëm ka qenë kërcënimi i parë, ai i Europës, e tregoi në mënyrën më të bujshme fundi i mijëvjeçarit, kur Europa do të bënte luftë për t’i mbrojtur shqiptarët. Se sa përrallë ka qenë ky i dyti, koha është duke e treguar përherë e më fort. I ashtuquajturi rrezik sllav për shuarje të kombit shqiptar s’ka qenë veç një shpikje osmanistësh e neoosmanistësh, shqiptarë e turq bashkë, e cila, nga njëra anë, përligjte sundimin osman, e nga tjetra ledhatonte krekosjen sllave për kinse fuqinë tërheqëse të sllavizmit…”. Këto janë pasazhe nga libri “Mosmarrëveshja” e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, i botuar rreth tre vjet më parë, por që pas deklarimeve të tre kryeministrave në Prishtinë duken shumë aktuale, por edhe rihapin debat.

kadare_zpsd9a85c53.jpg

Kreu i qeverisë turke, Erdogan, i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe i asaj kosovare, Hashim Thaçi, mbajtën fjalime afeksionuese për marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës, më 22 tetor, shkruan Panorama. Ndër të tjera, Rama e Thaçi thanë se turqit dhe shqiptarët janë popuj vëllezër, dhe e quajtën “vëlla” Erdoganin, ndërsa ky i fundit tha: Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë. Deklarime që kanë shkaktuar mjaft reagime, qofshin pozitive apo negative. Por, për Kadarenë duket se nuk janë të panjohura këto lloj “flirtesh” mes shqiptarëve dhe turqve. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, në vend të një komenti apo replike, ai sugjeroi pikërisht librin “Mosmarrëveshja”. “Nuk i kam lexuar të plota deklaratat e tyre, por me aq sa jam njohur nuk mund të bëj ndonjë reagim apo koment të çastit. Sepse për marrëdhëniet e shqiptarëve dhe turqve unë kam shkruar prej kohësh te libri “Mosmarrëveshja”, ndaj nuk kam çfarë të shtoj tani gjë tjetër. اfarë kam thënë në libër, mbeten aktuale…”, tha Kadare, duke na autorizuar njëkohësisht që të botojmë një pjesë ku flet pikërisht për marrëdhëniet e shqiptarëve dhe turqve…

Në anën tjetër, shkrimtari tjetër shqiptar, Dritëro Agolli vlerëson qëndrimet e kryeministrit Rama ndaj homologut turk Erdogan dhe ndaj Turqisë. Qëndrimet e një pjese të opinionit, që i cilëson deklaratat e kryeministrit turk si të rrezikshme e që revokojnë Perandorinë Otomane, Dritëroi i cilëson si prej diletanti. “Këto diskutime që thonë se duke i thënë Erdoganit ‘vëlla’ dhe ‘mik’ do të bëhemi Turqi, unë mendoj se janë prej diletanti. Këto janë injoranca më e madhe që unë kam parë, duke e trajtuar në këtë mënyrë”, shprehet për Panorama shkrimtari i njohur.

Ai i cilëson vlerësimet e Ramës ndaj homologut turk si shprehje të të zotit të shtëpisë ndaj mikut. “Këto janë shprehje e dashurisë ndaj një tjetri, kur i thua ‘unë jam vëllai yt’, është një shprehje miqësore. ثshtë jonormale të mendosh se Kosova dhe Shqipëria do bëhen Turqi. Këta që analizojnë të kundërtën, nuk kuptojnë se ç’do të thotë emocion, epitet që shoqëron një situatë mikpritjeje. Kjo është si ato vizitat që bëjmë te një mik dhe në fund themi që u bëmë si vëllezër”, tha Agolli.

Për Dritëroin këto deklarata nuk duan të thonë se në Ballkan po rikthehet periudha e osmanlinjve. “Vetëm një i luajtur mendsh mund të mendojë se Kosova mund të bëhet Turqi, apo Shqipëria të bëhet Turqi përmes një pushtimi të ri otoman. Ka qenë vetë Ataturku që i ka rrëzuar osmanlinjtë. Ajo periudhë është mbyllur njëherë e mirë dhe historia nuk mund të ecë mbrapa”, tha Agolli. Por, për shkrimtarin e njohur, deklarata të tilla mund të krijojnë dhe përçarje fetare. “Këto diskutime, për shkak të disa besimeve fetare në Shqipëri, mund të krijojnë një përçarje mes feve duke shkelmuar tolerancën fetare që e kemi ndërtuar prej shumë kohësh. Ky është një diskutim që s’duhet hapur fare”, tha Agolli.
/Agim Gashi
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Po pse kishte ndonje qe e mori se vertet behej fjale per territor te perbashket???? Me ne fund doli Agolli shkrete ta shpjegoj se c'qellim ka pas dhe fjali e Erdoganit dhe qasja e politikaneve tane... E lexova qe dje te panorama Agollin.... Mizen Buall e bejme ne...
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Une sapo pashe opinionin, po patet kohe shiheni dhe ju, pasi ka shume qasje te ndryshme..

Te ftuarit jane historian analist, edhe ndoshta dine ndonje gje me shume se ne ;)
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Analistet qe mi ka Shqiperia !!!
Po te kishim ne historiane , analiste shtetet tona ndyshe do te ishin Soulmind , e jo sic jane sot me varferat ne bote .
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

EDHE un nuk pajtohem sepse nuuuuuuuk jemi vllezer me turqit sepse ne rradhe shqiptare jemi shqiptare dhe qe na dihet prejardhja kemi gjuhen zakonet dhe kulturen tone .edhe un jam ortodoks po me greket kurre sdo behem vella .jam krenar qe jam shqiptar
 
ne qfare gjuhe i mbani meshat ne kishat ortodokse ?
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

ne qfare gjuhe i mbani meshat ne kishat ortodokse ?

po ju kurhanin ne cfare gjuhe e lexoni? sejcili ka bindjen e vet fetare i nderuar
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Kam lexuar mjaft keto dite ne lidhje me kete teme, jo shqiptare, jo turq, jo vellezer etj etj... Edhe pse nuk me pelqen fare te hy neper keshtu debatesh por perseri nuk munda te rri pa postuar...
Sic e dini dhe ju e gjithe kjo eshte politike dhe askush nga ne nuk e di se cfare fshihet pas. E kush na degjon e pyet ne sa a pajtohemi apo jo?? Te flasim realitetin, - Turqia eshte nje shtet i fort, me nje ushtri te fuqishme dhe moderne, ushtria saj eshte e dyta me e fuqishmja ne kuader te NATO-se... Ta leme te kaluaren dhe fene ne nje ane, cfare te keqe mund te kete nese nje shtet i dobet ka marredhenie te mira me nje shtet te forte? Perkundrazi, mund te kete vetem perfitime.
Sa per ate qe e tha Erdogani se Kosova eshte Turqi, nuk e di perse e tha dicka te tille.
Jo pastaj thone se Erdogani eshte perkthyer keq, jo ket jo ate... mendoj se e gjitha kjo eshte vetem sa per t'ua turbulluar njerezve koken...
Hec e merri vesh ti!
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Cte keqe ka qe jemi vellezer me baballare te ndryshem jemi e tregon dhe historia
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

baballaret tane jane iliret arienet albanet e jo turqit dhe greket
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

po ju kurhanin ne cfare gjuhe e lexoni? sejcili ka bindjen e vet fetare i nderuar

Ne Kur'anin e lexojme ashtu sic duhet, por "meshat" tona i mbajme ne shqip
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Ne Kur'anin e lexojme ashtu sic duhet, por "meshat" tona i mbajme ne shqip
gjithsesi te njejten gjuhe po flasim tani shqip ,e jo turce apo grekshe
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Padyshim, ndaj asgje te keqe s'ka ne ate cfare ka thene turku. Per aq kohe sa po flasim shqip, mirembetsh
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Devatoglu: Pa merak o serb, se shqiptaret na keqkuptuan se perndryshe juve ju kemi shume me miq :liber:
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

po ju kurhanin ne cfare gjuhe e lexoni? sejcili ka bindjen e vet fetare i nderuar

nuk me tregove ne qfar gjuhe i mbani meshat !
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

nuk me tregove ne qfar gjuhe i mbani meshat !
sepse un jetoj per veten time e ti tenden
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Devatoglu: Pa merak o serb, se shqiptaret na keqkuptuan se perndryshe juve ju kemi shume me miq :liber:

@Kitrra, lexova dicka kalimthi mbi kete qe the ti, dhe nga qe ishte si nje opinjon personal ne profilin e nje miku ne fb, nuk i dhashe rendesi shume. Do ma sjedhesh nje burim te vertete!?

Sa per temen, desha te shtoj qe Turqit me mire tu thon ar-kadash 6 milion shqiptarve ne Turqi. Dhe tu jape te drejtat elementare si gjuhen, dhe njohjen si MINORITET shqiptar. Ashtu si e kane, 10-20 turq ne Kosove

http://www.forumivirtual.com/histor...ta-mësojnë-gjuhen-shqipe-gjuhë-të-huaj-46785/
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Zhurm zhurm shum shum zhurm ..jan vargjet e nje kenge qe me pelqen mua
Po mir edhe nese ka then cfar ka ketu per tu shqetsu ....se mos na muar vendin Erdogani?serbet thon cdo dite dhe nuk e merr per baz askush se cfar thon ,,e pse tha Erdogan para burra se filloj lufta.A mendje mendje !
 
Titulli: Kadare e Agolli nuk pajtohen për “turqit vëllezër”

Jo jo, mos u merzisni fare se i rane hasho, e ndrruan pllaken!! Thote qe jeni keqkuptuar me fjalen e kryeministrit ju kosovar. Kemi vellezer serbet- jo ju.. lol

Davatoglu: Deklarata e Erdogan u keqkuptua

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davatoglu ka thënë se deklaratat e kryeministrit Erdogan në Kosovë janë keqkuptuar. “Ato fjalë janë keqkuptuar. Janë vetëm disa fjalë që janë nxjerrë nga një fjalim i gjatë, dhe janë vënë në kontekst që neve nuk na pëlqen”. Ne duam marrëdhënie të mira me Serbinë. Turqia ruan distancën e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit”, i ka thënë Davatoglu televizionit shtetëror, TRT.

Ai ka thënë se Erdogan ka folur për të ardhmen e përbashkët të të gjitha kombeve të Ballkanit, pasi që të gjitha duhet të ecin përpara me paqe e stabilitet. Davatoglu ka thënë se ka pasur një bisedë të gjatë me homologun e tij serb, Ivan Mërkiç, në të cilën i ka treguar atij që Ankaraja është e interesuar për marrëdhënie të mira edhe me Beogradin.
/sot news
 
Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top