Kaçaniku, kryeqyteti i xhihadistëve të Ballkanit

E përditshmja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një reportazh qytetit të Kaçanikut, ku sipas saj është “kryeqyteti” i xhihadistëve të Kosovës dhe Ballkanit.

Reportazhi fillon duke theksuar se qyteti ka pasur rreth 30 mijë banorë, ku më shumë se 80 burra kanë lënë shtëpitë e tyre për të luftuar me ISIS në Irak dhe Siri. Më pas “The Telegraph” e përqendron vëmendjen në eksponentin më të përfolur mediatik, xhihadistin Lavdrim Muhaxheri.

Gazeta përmend pothuajse të gjithë krimet makabre të terroristit më të njohur në trojet shqiptare. Për këtë ata kanë marrë edhe një prononcim të imamit të zonës, i cili ka thënë se Muhaxheri Iika dhënë Kaçanikut cilësimin si vendi më radikal në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin. Imami shton më tej se i kishte paralajmëruar autoritetet se kjo gjë do të ndodhte por askush nuk e kishte dëgjuar.

Duke iu referuar shifrave zyrtare, gazeta shkruan se rreth 300 kosovarë kanë ndjekur hapat e Lavdrim Muhaxherit, ndërsa më pas vjen Shqipëria me 200 dhe Bosnja me 160.

Më pas, gazeta britanike vazhdon duke treguar vuajtjet e popullsisë kosovarë gjatë luftës së vitit 1999. Ndërkohë, përmend edhe sfidat e qeverisë së Kosovës ndaj ekstremistëve në këtë vend, por gjithashtu shkruan edhe sfidat për problematika të tjera.


(c)Mapo
 
Titulli: Kaçaniku, kryeqyteti i xhihadistëve të Ballkanit

Bjen 1 pis (edhe pse ne kete rast jane me shume se 1) dhe e flliq nje fis.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top