Kabul: Të paktën 7 të vrarë nga shpërthimi i makinës bombë

redi-

Anëtar i Respektuar
Zyrtarët afganë thonë se të paktën 7 veta u vranë nga shpërthimi i një makine bombë në një rrugë kryesore në perfiferi të kryeqytetit Kabul, ndërkohë që intensifikohet dhuna në prag të zgjedhjeve presidenciale të së enjtes.

Sipas zyrtarëve, shpërthimi sotëm kishte si objektiv një autokolonë të huaj ushtarake. Kombet e Bashkuara thonë se dy afganë nga stafi i saj u vranë nga shpërthimi. Të paktën 50 persona të tjerë u plagosën.

Po sot, të paktën një raketë goditi zonën pranë pallatit presidencial në Kabul. Njoftohet gjithashtu se një tjetër raketë goditi komandën e policisë së kryeqytetit.

Ndërkohë, në provincën jugore të Uruzganit, një shpërthim vetvrasës goditi sot një qendër votimi duke lënë të vrarë tre ushtarë dhe dy civilë. Të paktën pesë persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy ushtarë.

Militantët talebanë kanë deklaruar se do t’i sabotojnë zgjedhjet presidenciale dhe ato për këshillat provinciale që mbahen të enjten duke shtuar sulmet kudo në vend.

Presidenti afgan, Hamid Karzai ka vënë kandidaturën për t’u rizgjedhur dhe duket se është në krye të listës prej rreth 30 kandidatësh.
 

Attachments

  • kabul.gif
    kabul.gif
    7 KB · Shikime: 10

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top