Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ka vërtet një problem më të madh se Jabllanoviçi: quhet Isa Mustafa! Dhe ja pse…

Vërtet që serbi në qeverinë e re Mustafa – Thaçi, Jabllanoviç, nuk përbën hallin më të madh të Kosovës, siç po e thotë përdita shefi i tij shqiptar, Isa Mustafa; madje ai është hiçgjë përballë një qeverisjeje si ajo e Prishtinës, që ka detyruar qytetarët e vet që të marrin arratinë prej atdheut për të përfunduar stallave të bagëtive të Europës…si dikur prej bashkëpatriotëve të Jabllanoviçit. Por si u shpreh dje kryeministri Mustafa: që për rastin e ministrit Jabllanoviç, do shihet nëse ka shkelur gjëkundi Kushtetutën; që do të thotë se shprehja e tij “egërsira” dedikuar sa nënave zemërcoptuara gjakovare, konsiderohet ose jo, shkelje kushtetuese!!! Se fjala vjen, një ministër nuk pengohet nga Kushtetuta që të artikulojë fjalën “egërsirë”, por kleçka juridike është në faktin se, nëse kjo duhet përdorur vetëm për kafshët, apo dhe për njerëzit. Me ç`shihet pra, juristët kosovarë janë përballë një sfide të jashtëzakonshme profesionale; ndërsa jurispudenca botërore me këtë rast, do prodhojë një preçedent më tepër ku aspekte etike, detyrohet të intepretohen juridikisht./E.H
gazeta dita
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back