Ka me mire se ne shtepine tende?

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Ndjenjat e emigranteve...ngjajne mes tyre.... a jetojne te gjithe te njeten gje??


Jeta ime në SHBA dhe vendimi: Po kthehem në Shqipëri...

Para 10 vjetësh, mamaja ime guximtare mori përsipër, falë Lotarisë Amerikane, zhvendosjen e familjes tonë nga Tirana në New York. Në atë kohe isha 14 vjeçe dhe ardhja ime në Amerikë ishte


Para 10 vjetësh, mamaja ime guximtare mori përsipër, falë Lotarisë Amerikane, zhvendosjen e familjes tonë nga Tirana në New York. Në atë kohe isha 14 vjeçe dhe ardhja ime në Amerikë ishte një ëndërr fëminore... Realiteti, siç mund ta kuptoni, ishte krejt ndryshe, por kjo nuk do të na mërziste shumë, pasi në mendjen tonë gjithçka do të ishte më e mirë sesa situata politike/sociale në Shqipëri. Gjithçka do të ishte më mirë sesa tmerri i 1997, ndaj dhe muajt e parë të jetës tonë në Amerikë kaluan në një anonimitet total të krenarisë tonë kombëtare, dhe duke u ngushëlluar me faktin që realiteti i kombit Shqiptar ishte shumë i vështirë për t'u jetuar, ndaj ne mund ta konsideronim veten të privilegjuar për vendndodhjen tonë të re gjeografike. Një privilegj të cilin e kishim paguar me mall, vetmi dhe shpeshherë me lot që i fshihnim nga njëri-tjetri.


Me kalimin e muajve, sipas adaptimit sociologjik gjithçka filloi të na dukesh normale dhe jeta jonë në Shqipëri filloi të venitej pas një perdeje të tejdukshme që fatkeqësisht ishte e përhirtë dhe pa ngjyra. Gjate pesëvjeçarit të parë në Shtetet e Bashkuara, interesi im mbi Shqipërinë konsistonte vetëm në telefonatat javore me gjyshërit dhe me kushërinjtë. Përqendrimi im në integrimin në shoqërinë amerikane mori përmasa vigane. اdo mëngjes tek nisesha për në shkollë takoja shoqen time Agnes, me të cilën mundohesha të flisja një anglishte të përkryer me tentativën për të hequr çdo lloj gjurme të theksit tim Shqiptar. Shpeshherë bëja edhe pyetjen acaruese kundrejt shoqërisë time të re, që ishte: Do I Have an acent? M'u desh më shumë se dy vjet që të merrja përgjigjen e shumëpritur: No you don't have an acent.
***


Më pas ndjenja se isha njëlloj me bashkëmoshatarët e mi në Shtetet e Bashkuara filloi të pushtonte egon time të sëmurë. Qëllimi im i vetëm ishte që të evitoja pyetjen: Where are you from? N.q.s kjo pyetje do më bëheshe atëherë do të ndihesha e detyruar të thoja Shqipëria, dhe në trurin e adoleshencës time të marrë, prejardhja ime ishte një subjekt me të cilin nuk doja të kisha hesape. Gjithçka për mua, jashtë mureve të shtëpisë, ishte normalizimi i gjendjes në të cilën unë duhet të kisha lindur. Acarimet e tmerrshme në shtëpi ,kur mamaja ime ngrinte receptorin e telefonit duke u përgjigjur me theksin e saj puro Tiranas në Anglisht me izolonin më shumë me familjen time. Inabiliteti i shoqërisë sime të re për të shqiptuar emrin tim, më bëri t'i sugjeroja një version të amerikanizuar me të cilin kisha dëshirë të njihesha. U mundova të bindja dhe pjesëtaret e familjes të më thirrnin me këtë emër, por pas shumë tentativave familja ime ma bëri të qartë që emri im nga familjarët do të mbeteshe i njëjtë, dhe se diskutime të tilla do të kishin pasoja. Për një farë kohe refuzoja edhe të flisja shqip në shtëpi. Gjatë kësaj periudhe, familja ime vendosi që çdo fjalë e imja në anglisht do të injorohej, dhe se asnjë nuk do të më përgjigjej n.q.s do t'u drejtohesha në anglisht.
Kjo embargo familjare më bëri të sjell në pah ndjenjën e persekutimit, dhe fjalët më të magjishme të adoleshencës …"Ju nuk më kuptoni kurrë". Jam e lumtur të raportoj që këto 5 fjalë u thanë në shqip nga ana ime. Nuk konsideroja një kthim në Shqipëri, dhe nuk konsideroja as pushimet vjetore në Shqipëri. Për mua, Shqipëria ishte kapitulli për të cilin nuk kisha dëshirë të flisja. Me gjithë dëshirën time për të qëndruar larg identitetit tim të vërtetë, ndjenja e boshllëkut pushtonte çdo qelizë të trupit tim.


***
Gjate viteve të Universitetit u ballafaqova për herë të parë me dëmin kulturor që i kisha shkaktuar vetes. Pas 6 vjetëve në një jetesë anonime, fillova të kuptoj mallin që kisha për Shqipërinë. Ishte viti 2004 dhe unë jetoja në New York, por në Shqipëri jetoja akoma në 1998. Presidenti në Amerike ishte Bush. Në Shqipëri ishte Mejdani. Realiteti i injorancës time mbi Shqipërinë me ra si një tren pa frena, dhe e ndjeva veten të poshtëruar përpara bashkëmoshatarëve të mi, të cilët dinin kaq shumë për vendet e tyre dhe ushqenin kaq shumë krenari. Ja ku isha 20 vjeçe dhe kisha humbur lidhjen me identitetin tim. Nuk isha Amerikane, dhe në momente pakujdesie theksi im dukej qartë që nuk ishte i lindur, dhe nuk isha as Shqiptare për momentin pasi nuk dija asgjë për vendin tim. Kisha mohuar gjithçka mbi ekzistencën e Shqipërisë në jetën time. Isha midis dy botëve, në të cilat nuk isha anëtare me të drejta të plota.
U desh shumë kohë dhe shumë net të pagjumta në internet duke lexuar lajmet e fundit në Shqipëri për të riparuar dëmin e shkaktuar nga vetë unë. Pyetje, si: Fatos Nano është ai politikani që është martuar përsëri? Mësuese Mirela e muzikës, është vajza e Presidentit të ri? Ka një kullë që rrotullohet në Shqipëri? Autostrada ka arritur deri në Durrës??? Pyetjeve të mia i përgjigjej shoqëria ime, që me gjithë integrimin e plotë në shoqërinë amerikane, kurrë nuk e kishin harruar Shqipërinë.
***


Zbulesës sime kulturore iu shtua fakti që shumë nga gazetat shqiptare gjenden në internet dhe brenda pak muajve u gjenda në brendësinë e çdo evenimenti në Shqipëri. Gjate apelit nga profesorët nëpër klasa insistoja në shqiptimin e saktë të emrit tim. Gjëja që më befasoi më shumë, është që i hapa rrugë theksit tim, dhe ndrojtja ime mbi shqiptimin me theks të disa fjalëve u kthye si diçka ekzotike me të cilën unë mund të mburresha. Ja ku isha më së fundi një Shqiptare me të drejta të plota në New York. Unë dija së ç'po ndodhte në Shqipëri dhe kisha abilitetin për të diskutuar mbi situata të ndryshme. اuditërisht, tani ndjek seanca parlamentare, në të cilat interesi i ditës është fjalori i paparë mes deputetëve. Dramë e vërtetë. Kur vija në punë të hënave, gjëja e parë që lexoj është shtypi shqiptar në internet. Rituali im i ditës përfshin 20% informim mbi Shqipërinë, 15% familjes të cilës i flas në shqip dhe të tjerat janë punë.
Ne këtë moment ndodhem përpara kompjuterit tim, me një vendim që ka shokuar njerëzit e mi më të afërt. Përfundimisht, vendos të kthehem në Shqipëri. Pa dëshirën e të qenit fodulle apo me mendje të madhe, unë vajza që sapo ka përfunduar Masterin e saj, me një punë dhe të ardhur të garantuar, le stabilitetin që familja ime ka krijuar për mua, për t'u rikthyer në vendin aq të urryer në adoleshencën time. Rikthehem në një vend pa ujë, pa drita, me një sistem politik të degjeneruar, me një korrupsion të paparë, me një varfëri të pafund. Kthehem me një zemër plot, dhe kthehem me një gëzim që kurrë nuk e përjetova kur u nisa për në New York. Kthehem në vendin tim, aty ku e di që gjithçka duhet të rindërtohet.


shekulli.
 
E kam pas postuar dhe une kete letren ne forumin e vjeter...
Edhe pse te tjeret e kan kritikuar mua me pelqehu si artikull....
Eshte veshtir ta maresh nga e para ne vend te huaj [ne cdo mosh...mos mendoni qe po ishe i vogel smer vesh gje.....]
Edhe nje gje tjeter qe me pengon eshte qe kur kalon nje far kohe sben me pjes nga asnje vend:(....Ne do ngelemi perjet shqiptar...ama duke mos jetuar atje... fillon dhe ndryshon dhe ti nga mentaliteti [gje mese normale se duhet te integrohesh ne societet]...
Ama dhe nga vendi i huaj sdo jesh asnjex 100% vendas le te maresh ti sa shtetesi te duash....pra ngelim mes 2 jetave ......dhe kjo sme pelqen :(
 
Shpresoj qe cdokush nga emigrantet qe e lexojne te ndjeje nje tundim...
 
Me siguri do jet kthyher....por eshte prap nje fillim, eshte e vertet qe ne vendlindje dhe per kete arsyje duhet te jet me e lehte....ama nqs ste pret njeri atje.....prap mere nga e para te krijosh shoqeri?!

Emigrimi eshte nje thike me 2 prefse.....
 
Pe: Ka me mire se ne shtepine tende?

E kam pas postuar dhe une kete letren ne forumin e vjeter...
Edhe pse te tjeret e kan kritikuar mua me pelqehu si artikull....
Eshte veshtir ta maresh nga e para ne vend te huaj [ne cdo mosh...mos mendoni qe po ishe i vogel smer vesh gje.....]
Edhe nje gje tjeter qe me pengon eshte qe kur kalon nje far kohe sben me pjes nga asnje vend:(....Ne do ngelemi perjet shqiptar...ama duke mos jetuar atje... fillon dhe ndryshon dhe ti nga mentaliteti [gje mese normale se duhet te integrohesh ne societet]...
Ama dhe nga vendi i huaj sdo jesh asnjex 100% vendas le te maresh ti sa shtetesi te duash....pra ngelim mes 2 jetave ......dhe kjo sme pelqen :(

Ok te kutoj qe esht veshtir por sa do e veshtir te jet asnje her sudhet te mohejm vendin ton te harrojem vendin ton te mos e themi me krenari se nga vim per me tepr te harrojem dhe idene emrit shqiperi kjo per mua esht e pa pranushme.........
Vertet qe ndryshon nga mentaliteti ndryshojen shum gjera benrda jetes tende por kurr nuk do te ndryshoj kombsia jote vendlindja jote sa do ta mohosh ti ate .........................
 
Pe: Ka me mire se ne shtepine tende?

Ehhh kur i futesh nje here emigritmit ia fute vetes nje here e mire.

Sic thote Zzina je e huaj si ne vendin tend si jashte vendit.
Kalon ca kohe dhe normal perfiton ke nje tj mentalitet por sikur humb shume , humb vite jete.
Por cte besh :(
 
Titulli: Ka me mire se ne shtepine tende?

Me keto qe lexova pash te kunderten time (komplet, si nga fillimi deri ne fund), dhe me behet qejfi qe ka njerez te tille qe duan te kthehen ne shqiperi dhe besojne tek rindertimi i saj. Sa keq qe shteti jone nuk i vlereson mendimet e te rinjeve (megjithese jane pak ata qe e marrin kete iniciative).
 
Pe: Ka me mire se ne shtepine tende?

Ku eshte balta me e embel se mjalta??? NE SHQIPERI....

Si vendi yt nuk ka, por momentalisht kushtet qe kemi jasht jane sh here me te mira... C'ti bej qe kam ato prinder atje paaaa.... sinqerisht nuk u ktheja.... edhe pse rehatine shpirterore qe kam atje se kam gjetur askund...:(
 
Titulli: Ka me mire se ne shtepine tende?

me merr malli edhe per gropat e rrugicave te Shkodres jo ma tjeter :(
 
Titulli: Ka me mire se ne shtepine tende?

S'jam dakort hic. Po hic fare ama!
 
Titulli: Ka me mire se ne shtepine tende?

Si shumë vajza të reja që shpesh e kanë turp origjinën e tyre,kështu është edhe kjo vajzë.Rëndësi ka që me kalimin e moshës njeriu fillon kupton. Vetëm origjina nuk ka pse të jetë turp, nuk ka për të qënë kurrë. Nëse është këthyer në shqipëri ka bërë mirë pasi këtij vendi i duhen më shumë se kurrë ata të cilët kanë marrë një tjetër kulturë.Sigurisht që do e ketë shumë të vështirë pasi edhe njëherë është emigrante ashtu si ishte kur shkoi në U.S.A. Po e provoj vetë që megjithse kam qënë afër por me shumë vjet të jetuara jashtë vendit, më duket vetja si emigrant në vendin tim.Përshtatja me realitetin tonë është pak e vështirë por jo e pamundur ,rëndësi ka të kesh vullnetin të ecësh përpara.Sidoqoftë si vendi tënd nuk të bëhet asnjë vend edhe nuk ka për tu bërë.
 
Titulli: Ka me mire se ne shtepine tende?

Si vendi yt s'te behet asnje vend? Dakort por ç'ndodh kur as vendi yt s'eshte me i yti??? Atehere si i behet punes???
 
Titulli: Ka me mire se ne shtepine tende?

Sigurisht përderisa mund të bëhet vëndi yt një vend i huaj ,mund edhe mëmëdheu të bëhet përsëri shtëpi, me pak vështirësi.Besoj se është më e vështirë të përshtatesh me një vend të huaj se sa me tëndin. Askush nuk thotë që është e lehtë por nuk është e pamundur.ثshtë një ndjesi ( të qënit i huaj në vendin tënd) të cilën e kanë shumica e atyre që nuk kanë jetuar në shqipëri për shumë vite por besoj se ambjentohesh, ose të paktën shpresoj.
 
Pe: Ka me mire se ne shtepine tende?

Sa nostalgjik qe jemi si komb, vetem ne thurim vjersha, kenge, legjenda, dhe tragjedi per emigrimin.
 
Titulli: Pe: Ka me mire se ne shtepine tende?

Sa nostalgjik qe jemi si komb, vetem ne thurim vjersha, kenge, legjenda, dhe tragjedi per emigrimin.
Nuk është se thurrim tragjedi,ne tragjeditë na kanë ndodhur pasi të tillë lloj emigrimi patëm.Këngë edhe legjenda do të thurte ç'do komb që ka gjysmën e popullsisë emigrante, për më tepër,atë gjysëm e cila është e aftë të punojë dhe të ndërtojë këtë vend. Nëse vuajtjet,të mirat që ata kalojnë,dhe ç'do gjë tjetër që lidhet me emigrantët ne nuk i bëjmë pjesë tonën atëherë do të thotë që jemi vërtet të pa-atdhe.Meqënse jemi bërë si ciganët për mënyrën se si jemi shpërndarë nuk do të thotë se duhet të bëhemi të tillë edhe për mënyrën se si mendojmë .
 
Pe: Titulli: Pe: Ka me mire se ne shtepine tende?

Nuk është se thurrim tragjedi,ne tragjeditë na kanë ndodhur pasi të tillë lloj emigrimi patëm.Këngë edhe legjenda do të thurte ç'do komb që ka gjysmën e popullsisë emigrante, për më tepër,atë gjysëm e cila është e aftë të punojë dhe të ndërtojë këtë vend. Nëse vuajtjet,të mirat që ata kalojnë,dhe ç'do gjë tjetër që lidhet me emigrantët ne nuk i bëjmë pjesë tonën atëherë do të thotë që jemi vërtet të pa-atdhe.Meqënse jemi bërë si ciganët për mënyrën se si jemi shpërndarë nuk do të thotë se duhet të bëhemi të tillë edhe për mënyrën se si mendojmë .

S'ka lidhje, mendoj qe ne si komb e jetojme me tragjikisht se te tjeret faktin e emigrimit, llogarit ti se kush i beri amerikat? ishin evropianet dhe akoma deri me sot nuk kam degjuar apo lexuar ne leteraturen e tyre epiko-lirike himne apo thurje ndaj emigrimit, po ashtu edhe sot emigrimi ne keto vende nuk shikohet si vuajtje por si opurtunitet.

Jemi popull tragjik dihet.
 
Titulli: Ka me mire se ne shtepine tende?

qa popull tragjik Shqiptaret e shkret aman gjith jeten te persekutuar 50 vjet nga Enveri 20 vjet nga greku disa vjet te mira nga gomonet e tjera e tjeraaaaa
 
Pe: Ka me mire se ne shtepine tende?

Une nga t'gjithe te huajt nga te gjithe kontinentet qe kam takuar (shoqeri flas) perjetoj cdo gje me se keqi.. lol... ama c'te keqe ka ktu? Kjo trego qe jemi njerez sh te ndjeshem dhe jo tragjik....
 
Pe: Ka me mire se ne shtepine tende?

S'ka lidhje, mendoj qe ne si komb e jetojme me tragjikisht se te tjeret faktin e emigrimit, llogarit ti se kush i beri amerikat? ishin evropianet dhe akoma deri me sot nuk kam degjuar apo lexuar ne leteraturen e tyre epiko-lirike himne apo thurje ndaj emigrimit, po ashtu edhe sot emigrimi ne keto vende nuk shikohet si vuajtje por si opurtunitet.

Jemi popull tragjik dihet.

Une nga t'gjithe te huajt nga te gjithe kontinentet qe kam takuar (shoqeri flas) perjetoj cdo gje me se keqi.. lol... ama c'te keqe ka ktu? Kjo trego qe jemi njerez sh te ndjeshem dhe jo tragjik....

Nuk jemi ne nje popull tragjik?
deri sa i kendojme edhe te vdekurit, ne fakt tragjedi do te thote "ndryshim zeri".
 
Titulli: Ka me mire se ne shtepine tende?

Konkluzioni im ; Personi qe ka shkruar keter , nqs ka sinqeritet , atehere vuan nga çrregullime te theksuara ne karakter.
 
Titulli: Ka me mire se ne shtepine tende?

si ska pertu t shkruj gjithe kte leter :p
 
Pe: Ka me mire se ne shtepine tende?

Nuk jemi ne nje popull tragjik?
deri sa i kendojme edhe te vdekurit, ne fakt tragjedi do te thote "ndryshim zeri".

une e kuptoj cfare don te thuash ti, pathos, per nje gje qe e kemi dashur aq shume, dhe me kete ne menyre indirekte pranon qe jemi nje popull tragjik....... sepse pathos do te thote shume gjera brenda se tani nuk kam as kohe qe te fus elementet psikologjik qe e perbejne dhe te bej lidhjet me tragjizmin .....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top