Jung: Gjermania nuk i mbështet idetë për ndarjen e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Gjermania nuk i mbështet idetë për ndarjen e Kosovës dhe Qeveria gjermane angazhohet që të zbatohet plani i Ahtisaarit dhe që EULEX-i të vendoset në tërë Kosovën, tha, në Prishtinë, ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Josef Jung.

Këto komente, zyrtari i lartë i Qeverisë gjermane i bëri pas takimeve që zhvilloi me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, të cilët i kanë kundërshtuar kushtëzimet e Beogradit për vendosjen e EULEX-it në pjesën veriore.

Ministri Jung tha se Gjermania mbështet Kosovën në zbatimin e planit të Ahtisaarit, përderisa po jep edhe një kontribut në vendosjen e EULEX-it si dhe në forcën paqeruajtëse të KFOR-it.

“Ne jemi kundër ndarjes së Kosovës. Jemi për një Kosovë të bashkuar dhe mbi këtë bazë edhe e kemi mbështetur planin e Ahtisaarit, duke u angazhuar që të drejtat e komuniteteve, sidomos të atij serb, të kenë një kujdes të veçantë”, tha ministri Jung.

Ai shprehu besimin e tij se misioni i EULEX-i do të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, pavarësisht pengesave që po paraqiten aktualisht me kundërshtimet e serbëve lokalë, të mbështetur në planin diplomatik edhe nga Beogradi dhe Moska.

Edhe udhëheqësit politikë kosovarë i kundërshtojnë idetë për ndarjen administrative të veriut të Kosovës. Por, ata nuk e konfirmojnë nëse aktualisht kanë marrë apo nuk kanë marrë një propozim të tillë nga përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për dialogun Prishtinë – Beograd, Andrew Ladely. /rel/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top