Ju vini nga psikiatria në anën tjetër të murit

Lauri

Anunnak
Pikërisht në parkun e një spitali psikiatrik takova një djalë të ri me fytyrë të zbehtë e të bukur, plot habi. U ula pranë tij në pankinë dhe i thashë: "Pse je këtu?". Dhe ai më hodhi një vështrim të habitur dhe tha: “Është një pyetje e papërshtatshme, megjithatë unë do të përgjigjem.

Babai im donte të më bënte një kopje të tij, po ashtu edhe xhaxhai im.
Nëna ime pa tek unë imazhin e prindit të saj të shquar.
Motra ime më tregoi burrin e saj marinar si shembullin e përsosur për t'u ndjekur.
Vëllai im besonte se unë duhet të isha identik me të: një atlet shumë i mirë.
Mësuesit e mi, doktori i filozofisë, mësuesi i muzikës dhe logjika, ishin shumë të vendosur: secili prej tyre donte që unë të isha pasqyra e fytyrës së tij në një pasqyrë.
Prandaj erdha këtu. Unë e gjej mjedisin më të shëndetshëm. Këtu të paktën mund të jem vetvetja”.
Dhe befas ai u kthye nga unë dhe më pyeti: "A je edhe ti këtu për shkak të arsimimit dhe këshillave të mira?"
Dhe unë ju përgjigja: "Jo, jam këtu për një vizitë".
Dhe ai tha: "Ah, e kuptoj. Ju vini nga psikiatria në anën tjetër të murit”.
080107_r16860_p517.jpg
(Khalil Gibran)

Një histori emocionuese dhe e pabesueshme; një i ri i pashëm dhe inteligjent, i detyruar të jetojë në një psikiatri, për të "të jetë vetvetja" !! Diversiteti që shihet si diçka e gabuar, si një sëmundje mendore për t'u trajtuar! Në fakt psikiatria është në anën tjetër të murit, ku njerëzit mendojnë se janë normal.
Kush mund të konstatojë se çfarë është "normaliteti" .. si mund të jetë një njeri kaq i keq, sipërfaqësor dhe budalla, për të gjykuar njerëzit nga prirjet e tyre, professionale, seksuale, mënyra e veshjes, mentaliteti dhe diversiteti i tyre!?!
 
Kush mund të konstatojë se çfarë është "normaliteti" .. si mund të jetë një njeri kaq i keq, sipërfaqësor dhe budalla, për të gjykuar njerëzit nga prirjet e tyre, professionale, seksuale, mënyra e veshjes, mentaliteti dhe diversiteti i tyre!?!
Sa e bukur duket kur e lexojmë dhe japim të drejtë por në veprimet tona si vërejmë dot këto ngjyrat që kam cituar unë 😁
Ndaj themi askush nuk është perfekt ,dhe perfektët me gjasa jan të çekuilibruar nga ndrydhja e vetes për perfeksionimin e arrirë 😁
PS: sa bukur kam shkruar 😁
 
:(:(
Kush e ka provuar në kurriz,e din çdo të thotë të të qëndrojnë si çekan në kokë.
Nuk e di nëse ka lidhje me temën :);)
Por kur të tjerët ushtrojnë presion psikologjik mbi ty,mbi të ardhmen tënde.
Ke dy mundsi.
Ose të durosh derisa të arrish aty të rrahësh veten.
Ose të largohesh e të pranosh qetsinë e shpirtit tënd.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top