Ju shpjegoj ISIS

LeVoyageur

Once upon a time...
Njohës shumë i mirë i botës arabe dhe fesë islame, Ermir Gjinishi flet në këtë intervistë për temat e mëdha të luftës dhe të religjionit. Ai shpjegon fenomenin tronditës të Shtetit Islamik. " Ne jemi të prekur nga doktrina ekstremiste tekfiriste. ثshtë e izoluar, e lokalizuar, por prezente"


Muaj më parë, kur në Lindjen e Mesme u shfaq fenomeni ISIS, pati dhe ka ende shumë debate, në lidhje me rrezikun real që ai paraqet për vendet europiane. Afrimi i këtij grupimi terrorist me brigjet e Mesdheut ka shtuar frikën për vendet e Europës Jugore. Sa real është ky rrezik sipas jush?
ثshtë një shqetësim real. Do të doja shkurtimisht të shpjegoj c’është ISIS për të kuptuar më qartë rrezikun. Fytyra e shëmtuar kriminale estremiste e ISIS është pasojë e një doktrine të deformuar e cila rishfaqet sa herë gjen ambientin e përshtatshëm. ثshtë një lloj inkuizicioni ku njerëzit performojnë dhunshëm ligësinë e injorancën e tyre në emër të fesë. Besimet abrahamite janë larg këtyre mendësive. Doktrina të tilla janë shfaqur përgjatë historisë si deviacione në perceptimin e hyjnores. Cdo gjurmë e historisë së njerëzimit flet për marëdhënien e tij me hyjnoren. Pavarësisht formës hyjnorja e ka shoqëruar gjithnjë njeriun përgjatë të gjitha etapave kohore që nga ekzistenca e tij. Edhe manipulimi i hyjnores është po aq i vjetër. Ai është një proces, produkt i marrëdhënies së deformuar që krijon njeriu me besimin. Gjithësesi, pavarësisht kohës dhe formës në të cilën shfaqet manipulimi në fe vjen si rezultat i keqinterpretimit apo keqkuptimit. I qëllimshëm qoftë ose jo ai ka një ndikim thelbësor në formimin e personalitetit dhe sjelljes së individit(besimtar). I shtrirë në kohë dhe i përhapur kudo, ky fenomen bëhet shqetësues për shkak të impaktit negativ të brendshëm që krijon tek vetë individi besimtar, i cili fillon më pas të shfaqet dukshëm në sjelljet dhe marrëdhëniet e tij me të tjerët, fillimisht me besimtarët, në familje, pastaj me komunitetin përreth e kudo. Manipulimi në cështjet e besimit con në mënyrë të patjetërsushme në krijim doktrinash. Këto doktrina përcillen në formë kauze tek besimtarët, të cilët në shumicën e rasteve janë pjesa më e keqpërdorur. Një komunitet besimtarësh i indoktrinuar përdoret lehtësisht në kauza të manipuluara. Në të gjitha rastet fenomeni ka prodhuar terror,dhunë e konflikt të armatosur. Aktualisht vihet re një stad i ri i ekstremizmit fetar me dy tipare kryesore, modelin dhe shtrirjen:
1. Si model, po transformohet nga: kauzë/ burime njerëzore/ organizata rekrutimi/ financim, në : doktrinë/ indoktrinim/ inisiativë personale.

2. Si shtrirje nga: lokal/ nacional në : rajonal/ internacional.
Ky transformim është rezultat i ndryshimit të referencës, nga kauzë në doktrinë.
ISIS që në fillesat e tij ka shfaqur tipare ozurpuese e kolonialiste. Ai është pjellë e doktrinës tekfiriste. ISIS nuk ka vendlindje por kërkon të lindë në cdo vend, kudo ku ka fole doktrina e tij. ISIS nuk ka bazë, themel, por tenton të ngrihet mbi rrënojat e shkatërrimeve të tij. Në mungesë të një arsyeje reale, fallsifikon universalitetin fetar islam për të justifukuar marrëzinë e “pushtimit të botës” në emër të shtetit islam. ثshtë pikërisht kjo marrëzi doktrinare që rrezikon. Që në fillesat e tij shfaqi hapur nëpërmjet “kalifit” të vetëshpallur Al Bagdadi qëllimet ekspansioniste. Që të jemi të qartë ISIS nuk ka potencial për të sulmuar asnjë vend por arma e tij janë viktimat që kanë ngecur në rrjetën e manipulimit fetar. Prezenca e doktrinës, njerëzve të doktrinuar dhe kauzës së manipuluar kudo në botë, përbëjnë rrezikun real. Rekrutët nga vendet europiane pranë ISIS janë dëshmi e prezencës së doktrinës së ISIS në Europë. Nuk do ta quaja shqetësim por rrezik. Ata që goditën në Francë mund të godasin tjetërkund. Do të jetë i vështirë c’montimi i tyre vetëm nëpërmjet instittucioneve të sigurisë. Përderisa kemi të bëjmë me një doktrinë është imediat trajtimi teologjik i fenomenit, qartësimi i besimtarëve. Ka nevojë për një angazhim serioz të mendimit fetar rreth këtij shtrembërimi kriminal, në mënyrë që doktrina të asimilohet. Kjo metodologji do të jetë efikase për parandalimin e shtrirjes së fenomenit dhe zhdukjen e tij.


Shqiptarët dhe boshnjakët janë të vetmit popuj në Europën e sotme gjeografike, me shumicë muslimane. Cila është pozita e tyre, në këto zhvillime të reja të rrezikshme në Lindjen e Mesme dhe më gjerë në botën islame?
Realiteti sirian është pasqyta e vërtetë e ekstremizmit tekfirist. Njerëz nga e gjithë bota të indoktrinuar kanë prodhuar këtë realitet makabër e kriminal. Ai është argument praktik i doktrinës së tyre, në të njejtën kohë dhe vizioni se si e perceptojnë botën të gjithë ata që kanë këtë doktrinë në mëndje kudoqofshin në vëndet e tyre.
Ne dhe boshnjakët jemi popuj me mazhorancë muslimane dhe kemi një numër të konsiderueshëm që luftojnë përkrah ISIS por nuk jemi nga vendet më të prekura. Anglia, Franca e Gjermania kanë numrin më të madh. Leximi i hartës gjeografike të fenomenit referuar raportetve shumicë-pakicë hedh poshtë cdo paragjykim se fenomeni ushqehet nga shumicat muslimane. Ai depërton aty ky gjen hapësirat e përshtatëshme duke shfrytëzuar pakënaqësitë apo vështirësitë social-ekonomike. Dy janë faktorët që ndikojnë në shtrirjen e fenomenit në europë ; mungesa e integrimit në shoqëri dhe islamofobia. Aktualisht islamofobia është shfrytëzuar mjaft nga propaganda e ISIS i cili kamuflon fetarish qëllimet e tij politike. Të dyja ushqejnë njëra-tjetrën me ekstremizma që dehumanizojnë shoqëritë. Opinioni i përgjithshëm është kundër këtyre sofizmave estremiste. Shqiptarët muslimanë nuk e kanë parë ndonjëherë Europën e Perëndimmin në përgjithësi si armik. ثshtë një zgjedhje që ne për cudi të të gjithëve e kemi bërë lehtësisht, që në ngjizjen e shtetit para 100 viteve. Edhe atëhëherë kur Europa mund të paragjykonte diversitetin fetar si shkak penalizimi për shqiptarët ne nuk e kemi patur këtë ngarkesë. Më vijnë ndërmend vargjet e Dalliut i cili shikonte si partner strategjik skajin më të largët të perëndimit SHBA-në kur thonte:
në qoftëse vjen paqja tek ne
vjen vetëm nga bota e re
vetëm nga Shtetet e Bashkueme
vjen kjo gja e ngushëllueme..
Në mënyrë të pa diskutueshme ne jemi një vend europian. Diversiteti fetar nuk na armiqëson me askënd. Besimet nuk kanë këtë qëllim. Ai ekziston me shekuj në cdo vend pavarësisht raportit mazhorancë-minoranvë. Bashkëjetesa fetare tek ne është imuniteti historik i diversitetit fetar. Në Lindjen e Mesme ky diversitet ka bashkëjetuar në paqë për shekuj me rradhë ashtu sikurse është cënuar nga interesa politike hera-herës. ثshtë rajoni më i vjetër i diversitetit fetar në botë. ثshtë djepi i besimeve abrahamite. Muslimanët përgjithësisht e shohin me kriticizëm ngathtësinë diplomatike e politike ndërkombëtare në trajtimin e konfliktit. Cështja kërkon një impenjim gjithëpërfshirës më të madh. ISIS është një stisje e shëmtuar që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetat fetare. Muslimanët dhe pse nuk e ndjejnë veten fajtor, ndihen disi të turpëruar nga manipulimi i turpshëm me fenë. Në Kosovë e Maqedoni situata është më e agravuar. Politika kosovare hera-herës tenton të mbulojë dështimet e saj me show mediatik religjioz. Pavarësisht pakënaqësive të performancës politike apo sulmeve islamofobe shpesh subjektive nëpër media, ka një frymë radikaliste të pajustifikueshme në ligjërimet fetare. Mungon disi orientimi teologjik nëpër predikime. ثshtë papjekuri fetare, adoleshencë emozionale, qëndrim antikombëtar të kërkosh të drejtat e tua në protesta me flamuj të huaj. Në Bosnje cështja është ndryshe. Nuk po e kapërdijnë dot të kaluarën që po i mban peng. Akoma një pjesë e madhe e opinionit boshnjak bën fajtor heshtjen europiane për masakrat që ndodhën gjatë luftës. Bosnja ka mbetur e izoluar dhe klasa politike nuk po gjen kurajon, ndoshta dhe mbështetjen e duhur popullore, të orientojë saktë të ardhmen e vendit. Ballkani mbetet i trazuar, kur mendnon se serbët nga ana tjetër luftojne përkrah Rusisë në Krime e Asadit në Siri. Kjo tregon se sa i ndarë vazhdon të jetë Ballkani dhe në cështje jashtë rajonit të cilat reflektojnë ndasi në zgjedhje e mentalitete që flenë në pritje.

Si e keni parë numrin jo të vogël të rekrutëve të ISIS që kanë dalë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia? اfarë na tregon ky fenomen?
Ne jemi të prekur nga doktrina estremiste tekfiriste. ثshtë e izoluar, e lokalizuar, por prezente. Asnjë vend nuk është i imunizuar ndaj fenomenit. ثshtë një problem që na përket të gjithëve sepse realiteti fetar shqiptar në shekuj është një strukturë e qëndrueshme e cila bazohet në bashkëjetesë dhe harmoni, si e tillë na prek të gjithëve pavarësisht zgjedhjeve që kemi në raport me religjionin.. Duhet theksuar se tek ne fenomeni është i lindur (radikalizmi) nga ligjërimet fetare dhe i huazuar (ekstremizmi) nga eksperienca fetare të ndryshme jashtë vendit, por gjithësesi mbetet i lokalizuar. Ka patur një sërë anomalish në funksionimin e institucioneve të cilat me mosveprimin e tyre krijuan një boshllëk të mjaftueshëm për shfaqen e ekstremizmit.
Mungesa e kontrollit të territorit (objektet e kultit) nga institucionet përfaqësuese të besimit, Komuniteti Musliman. Ato funksionojnë me një hirearki të përcaktuar që fillon nga funksionari më i lartë, kryetari, nëpërmjet strukturave përkatëse përcillet deri tek punonjësi më i thjeshtë dhe ka për qëllim organizimin, orientimin dhe kontrollin e të gjithë aktivitetit fetar. Asnjëherë këto institucione nuk shfaqën ndonjë shqetësim deri kur rasti i dy xhamive (unazes dhe Mëzezit) apo arrestimi i imamëve në Kosovë, u bë objekt i institucioneve të sigurisë.
Si pasojë e mungesës së kontrollit ka ardhur dhe mungesa e autoritetit institucional që reflekton ftohje dhe largim të besimtarëve nga institucioni përfaqësues dhe shpesh është shfaqur si mosbindje.
Mungesa e profesionalizmit dhe e trajtimit teologjik të cështjeve të ndryshme problematike si një standart i domosdoshëm referent. Në Shqipëri, KMSH është mjaftuar me deklarata për shtyp pa u marrë me thelbin e problemit për të ofruar zgjidhje nëpërmjet predikimit fetar. Nuk ka trajtime teologjike nëpër objektet e kultit për fenomenin e ekstremizmit si doktrinë, që besimtarët të qartësohen. Ka një mungesë totale të përballjes me fenomenin. Asnjë konferencë, tryezë diskutimi apo dhe simpozium të hapur publik rajonal për të diferencuar hapur dhe qartë besimin islam nga doktrinat me të cilat kamuflohet ekstremizmi e terrorizmi.
Lejimi nga komunitetet përkatëse fetare i përdorimit të objekteve të kultit jashtë funksionit të tyre për interesa politike. Nëpër mimbere gjatë zgjedhjeve bëhen thirrje të hapura për orientimin e votës së besimtarëve drejt një force politike të caktuar.
Ligjërimi fetar abuziv, intolerant, emocional, i pakontrolluar, me qëndrime radikale ekstreme që lancojnë praktika që nuk i përshtaten realitetit, kulturës dhe ambientit shqiptar.
Keqpërdorimi (tek ne) nga politika i aktiviteteve e ceremonive të ndryshme fetare për të sulmuar apo fajësuar politikisht rivalët partiakë mbi moszgjidhjen e problemeve të cilat shqetësojnë besimtarët, përvec shkeljes së parimit të laicitetit, ushqen radikalizëm dhe militantizëm partiak në komunitetin e besimtarëve.
Fjalori partiako-politik në ambiente religjioze nxit të ashtuquajturin islamin politik. Tendenca e herëpashershme e inisiativave për një parti fetare muslimane nuk është vetëm një imitacion i huazuar nga jashtë vendit, por dhe një frymëzim nga fjalori religjioz i pa vënd që përdor politika si një mënyrë e rivalitetit partiak, një tentativë e cila konsiston në imazhin e partive pro dhe kundër feve apo të një komuniteti të caktuar.
Islami politik po shihet si një model i mundshëm si pasojë e korrupsionit, dështimit të luftës ndaj tij, humbjes së besimit në gjyqsor, politizimi i institucioneve të pavarura, etj.
Mosfunksionimi në nivelet e duhura të institucioneve të sigurisë për shkak të mungesës së ekspertëve përkatës. Ato vepruan vetëm pasi mediat e huaja raportuan prezencën e luftëtarëve shqiptarë në Siri, ndërkohë që për vite të tëra predikimet e dhunshme, intolerante, ekstreme, radikale, nxitëse të urrejtjes fetare ishin publike madje të dokumentuara edhe në blogje e forume. Parandalimi nuk ndodhi megjithëse ishte krejtësisht i mundshëm.
Blogjet e forumet në internet janë një burim i madh i keqinterpretimeve e manipulimeve fetare dhe një mënyrë e indoktrinimit e rekrutimit.
Fenomeni jo vetëm na gjeti të pa pregatitur por me veprime e mosveprime institucionesh përgjegjëse fatkeqësisht i kemi dhënë hapsirën e nevojshme.

Cila është sot gjendja e klerit musliman në Shqipëri? Si "qeverisen" muslimanët e këtij vendi nga autoritetet e tyre zyrtare?
Kririke. Shqipëria ka teologë mjaft të pregatitur por mungon orientimi, organizimi dhe mbështetja institucionale e tyre.

KMSH nuk gëzon respektin dhe reputacionin e duhur tek besimtarët. Lidërshipi fetar nuk ka profesionalizmin përkatës që kërkon një institucion i tillë sidomos përballë sfidave globale. ثshtë i mbyllur në selinë e tij, i shkëputur nga problemet reale që shqetësojnë besimtarët. Ineficent në përballjen me fenomenin e ekstremizmit. Media ka pjesën e vet të përgjegjësisë për t’i ofruar KMSH hapësirat e nevojshme të komunikimit të gjërë me publikun në një situatë të nderë si kjo. Politika ka shfrytëzuar negativisht dobësitë e Komunitetit për interesat e saj. Komuniteti duhet të dalë menjëherë nga guacka ku e ka futur veten, i ka të gjitha mundësitë për t’a bërë këtë. ثshtë në të mirën e tij, të besimtarëve dhe të vendit. Boshllëkun e krijuar nëse nuk e rimerr Komuniteti, do t’a uzurpojnë ekstremizmat dhe kjo do na kushtojë të gjithëve. ثshtë në reputacionin e tij prevalimi mbi ngasitë dhe sektarizmat. Bashkëjetesa fetare në Shqipëri ka modelin e saj, cdo eksperimentim mund ta cënojë.

Më në fund Tirana do e ketë një xhami të madhe, pikërisht në zonën e Namasgjasë. Ju keni qenë kundër vendit ku po ndërtohet xhamia. Keni ndryshuar mendim sot?
Jo. Për arsye të bëra publike me kohë. Ndërtimi në namazgja jo vetëm që filloi si një diversion politik me qëllime partiake elektorale banale, por fshiu nga kujtesa historike një nga pak trashëgimitë kulturore religjioze të kryeqytetit. Feja ka dimension kulturor i cili përjetësohet dhe në simbole. Ato janë shtylla historike që përcojnë vlerat shpirtërore ndër breza. Namazgjaja edhe si park fliste më shumë. I përkiste të gjithëve.

Në një numër të revistës kemi trajtuar faktin e pazakontë, se të gjitha institucionet kryesore fetare, janë ndërtuar në hapësira publike, që dikur kanë shërbyer si parqe, fusha sportive etj. A është e drejtë kjo, sipas jush?
kuptoj shqetësimin tuaj. Sigurisht që nuk është e drejtë. Nuk duhet të fajësojmë komunitetet fetare për këtë. Ato ndoshta janë pjesa më e persekutuar e diktaturës komuniste. Nuk është faji i tyre që politika ka vonuar progresin e këtij vëndi në të gjitha sferat. Planet e rregullimit të territoreve mungojnë dhe sot. Kullat, billdingjet, pallatet e ndërtuara vënd e pa vënd nuk janë si kishat e xhamitë. Ato nuk ishin, por pushtuan sheshet publike, ndërsa xhamitë e kishat ishin, dhe u shkatërruan barbarisht nga sistemi.. Sigurisht që një plan rregullimi i mirëstudiuar mund ta kish anashkaluar këtë debat të ndjeshëm sot, por gjithësesi fajtor për këtë katraurë urbane nuk janë komunitetet fetare.

Marrëdhëniet e klerit musliman me Turqinë dhe vendet e Gjirit kanë qenë gjithnjë objekt dyshimesh, paragjykimi dhe historish konspirative. Ju si e shihni rolin e kësaj pjese të botës ndaj procesit të konsolidimit të klerit musliman në vendin tonë dhe në rajonin e Ballkanit?
Komuniteti musliman nuk mund të ringrihej pa ndihmë nga jashtë, ashtu sic ndodhi dhe me komunitetet e tjera fetare. Problemi qëndron në mënyrën e bashkëpunimit. Komuniteti Musliman nuk pati hapësira zgjedhjeje por ishte i detyruar të bashkëpunonte me cilindo që erdhi në Shqipëri. Mungesa e një kornize ligjore shpesh e vuri në vështirësi përfaqësinë e muslimanëve si institucion, megjithatë ai e ruajti identitetin e tij. Vitet e para të demokracisë sollën fondacione fetare e humanitare arabe, turke, europiane etj. Dominonin ato arabe. Ambienti shqiptar ishte totalisht vakum, dhe këto kishin hapësira plot në aktivitetin e tyre. Sigurisht ardhja e tyre nga vende me tradita fetare të ndryshme nga ne, reflektoi në realitetin tonë. Shfaqja e rrymave dhe shkollave fetare ndryshe nga trashëgimnia jonë, i dedikohet kësaj periudhe. Megjithatë ata kanë një rol të vlerësuar në ringritjen e jetës fetare, sidomos të objekteve të kultit. Pas ngjarjeve të Shtatorit, roli i tyre u reduktua në minimun. Dalëngadalë vendin e tyre e zunë fondacione të tjera, kryesisht turke. Të jemi të qartë. Shqipëria nuk është më vend i mbyllur. Jeta religjioze evoluon vazhdimisht edhe në vende më stabile sesa ne. Cështja është se c’raport kanë këto ndryshime me vetë religjiozen. A janë brenda kontureve religjioze apo thjeshtë fasadë. Këtu duhet të jemi të kujdesshëm.
Ka një shqetësim ditët e sotme mbi “otomanizimin e ballkanit”. Nuk është një tezë pa gjë. ثshtë normale që shtete të fuqishme si Turqia të shtrijnë influencën e tyre në rajon, por kjo nuk është arsye për të c’bërë historinë dhe të cënojë identitetin tonë. Prej kohësh në botën fetare ballkanike flitet për influencën e lëvizjes gyleniste apo “Perandorisë Gylen”, e njohur ndryshe si “struktura paralele” , Ayhan Demirr analist i cështjeve të Ballkanit pranë gazetës Yeni Akit denoncon në një shkrim të tij ndikimin e kësaj lëvizje në Ballkan, ku Shqipëria zë vendin e parë. Po ti referohemi përplasjes së kësaj lëvizje me qeverinë turke, sigurisht kjo duhet të na shqetësojë. Akuza e shtetit turk për krijimin e strukturave paralele të gylenistëve është e rëndë. A e imagjinonin dot se cfarë mund të ndodhë në Shqipëri?
Prandaj KMSH duhet të bëjë kujdes në zgjedhjen e partnerëve, por edhe institucionet e sigurisë duhet të vigjëlojnë ndaj problematikave globale dhe rajonale të cilat mund të cënojne sigurinë kombëtare. Pa pavarësi fetare nuk ka pavarësi kombëtare.


revista java
 
Titulli: Ju shpjegoj ISIS

Hmmmmmmmmmmmmmmm ky Gjinishi s`ka degjuar fare qe keta te ISIS jane agjente te Mosadit dhe te Amerikes?
Si ka mundesi?
Jo per gje por per komunietin musliman ne Shqiperi ky eshte nje personalitet i shquar dhe e ka fjalen me peshe.
Pastaj si guxon ky te hedhe dyshime mbi ndikimet turko arabe ne komunitetin musliman te Shqiperise?
O Ermir, hajde dhe ndriçohu ne forumin tone ooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo cunnnnnnnnnnnnnn!
 
Back
Top