Ju rrefej pinjollet e ardhshem te Cosa Nostres!

Bilderberg

Anëtar i ri
Ju rrefej pinjollet e ardhshem te Cosa Nostres!

Historia e familjes mafioze te Toni Sopranos ne filmin serial televiziv "The Sopranos", ishte nje trillim. Por historia e familjes se Mob-it amerikan, mafiozit Joseph Bonnano,
20070811-Rmonda.jpg

nuk eshte aspak trillim. Gjithcka qe shkruhet ne librin "Honor thy family" te Gay Taleeses eshte e vertete. Autori me mjeshteri na zbulon se cfare ndodhi ne te vertete, ne brezin e ardhshem te Mob-it amerikan.

Ne vitin 1971, Gay Taleese do te nxirrte ne drite, librin "Honor thy family" (Nderi i fisit), nje produkt i 6 vjeteve pune, qe ai kaloi prane mafiozit Bill Bonnano, nderkohe qe ky i fundit i shmangej ligjit dhe policise, e thene ndryshe ishte nje nga MOST WANTED! Por ne te njejten kohe Bill Bonnano vuri nder kembe dhe luftoi pa meshire rivalet e tij, duke u bere jashtezakonisht i fuqishem dhe i frikshem. Familja mafioze newjorkeze u themelua nga babai i tij, Josef Bonnanno, apo si e therrisnin ate, Xho Bonnano.

20070811-josef.jpg

Mobi amerikan, mafiozi Joseph Bonnano
Libri i Taleeses eshte vepra e pare e ketij lloji, jo e trilluar per te thyer - OMERTA- kodin e heshtjes, por kap kombinacionin e cuditshem te menaxhimit gjeresisht te familjes mafioze, qe percakton jeten e nje mafiozi modern. Bonnano, mund te ishte i dhunshem, i pashem, terheqes, egoist, i matur e i vemendshem,- por mbi te gjitha ai ishte shume human. Mbas cfaqjes ne kinemate boterore te filmit "Godfather" (Kumbari), madheshtor, i shkelqyeshem e operistik, duke vijuar i tille deri me 1974, per te fituar 9 cmime Oskar. Por historia e Fransie Ford Coppola, nuk ishte e vertete, ndersa Gay Taleese, eshte bazuar ne ngjarje e ndodhi reale, ne njerez reale dhe te gjalle sot e kesaj dite. Tashme mbas tre dekadash, audiencen e ka terhequr nje tjeter histori e klanit mafioz - Sopranos. Dhe Taleese, na ka bindur perseri se ekuivalencat e jetes reale flasin ashtu si "Honor thy family", "Sopranos" - eshte nje ngjarje domestike qe nxjerrin ne pah karaktere mbi krimet, forcen e karakterit e te joshjes, familje mbi "familje". Ne serite e fundit filmi fokusohet ne ceshtje qe trajtohen ne thelbin e librit te Taleeses: Te lindur e rritur me nje mbiemer mafiozi, cfare lloj jete nje Bonnano apo Soprano do te kete ne te ardhmen??? Duke ju referuar suksesit te librit, Taleese i dergoi perfitimet ne nje trust edukacional, te destinuara per te paguar studimet e larta, te femijve Bill e Rosalie Bonnano, ne deget perkatese qe ata do te zgjidhnin. Taleese ne kete liber na sjell realitetin jetesor qe femijet e Cosa Nostres, tashme mbi te 40-'ta, perpiqen te menaxhojne ne kete fillim te shekullit 21.

20070811-josef1.jpg

Pinjollet e Josef Bonnanos ne ditet e sotme ne New York
T'i marrim me radhe pinjollet Bonnano. E fillojme me Charles Bonnano! Nga mesi i viteve '60, ai ishte nje adoleshent i ndrojtur, i frikesuar dhe shpesh here i tmerruar, duke jetuar ne nje shtepi ku divanet, kanapete dhe dyshemeja ishin te "okupuara", gjate gjithe nates nga bodigarde qe pinin dhe gerrhisnin, qe zgjatnin kembet e tyre mbi koken e Charles-it duke i shkaktuar edhe plage, dhe njolla gjaku qe bini mbi qylym. Ishte koha e ligjit te luftes brenda mafies dhe 450 burrat e familjes Bonnano ishin qendra e konfliktit. Kur ishte vetem 6 vjec, me 1964, gjyshi i tij sicilian, Xho Bonnano - nje udheheqes mafios ne Amerike, qe ne eren e 1930-s, u rrembye papritur ne zemer te Manhhatteni- t, dhe do te cohej diku qe u konsiderua destinacioni i tij i fundit. Mbas nje viti, kur nuk ekzistonte akoma ndonje evidence publike te ekzistences te Xho Bonnanos -qendronte akoma i fshehur - babai i Charles-it, 31 vjecari, - Bill Bonnano, i cili, pergjate rruges per te negociuar, per te gjetur nje zgjidhje me rivalet e tij gernjare, u qellua pabesisht per tu vrare me 20 plumba qe bene rikoshete ne trotuaret e ndertesat prane, ne zonen e Bruklinit, qe Bonnano e pat menduar e besuar si nje territor miqsh. Bill Bonnano qendroi i fshehur per shume dite, ndersa bashkeshortja e tij Rosalie, banoi me te kater kerthinjaket e saj - me bodigarde - e ngujuar brenda kater mureve, me dritare te blinduara, ne shtepine e saj ne nje province, ne Long Island. Policia mbante nen survejim te rrepte rregullisht, shtepine e Bill Bonnanos, ku dhe shtypi nuk hezitonte te cfaqej shume here per te marre te dhena rreth vendndodhjes se Patriarkut te klanit mafioz, Josef Bonnano dhe djalit te tij Bill Bonnano. Gazetaret nuk ngurronin, tu afroheshin, kerthinjakeve te familjes Bonnano, kur ata shkonin ne shkolle. Si te parin qe pyesnin ishte Charles, si me i madhi i femijve, te cilin media e konsideronte si "Zedhenesin e shtepise Bonnano", megjithse ishte vetem 8 vjec ne ate kohe.-Ku eshte gjyshi?- Nuk e di - Ku eshte babai?- Nuk e di - pergjigjej Charles duke marre vellezerit dhe motrat me hap te shpejtuar per tu larguar sa me pare prej tyre. Me 1965 kur Bill Bonnano del nga skuta ku ai ishte fshehur dhe nuk ishte me ne shpallje kerkimi, ai thirret nga autoritet federale per te deshmuar se ku ndodhej babai i tij, mobi amerikan, mafiozi, Xho Bonnano. Bill nuk tregoi asgje se ku ndodhej i ati, gje qe i kushtoi atij 5 muaj burg per mbajtje te sekretit.Kurre, Bill Bonnano nuk telefononte per te rezervuar vende ne restorantet luksoze te New Yorkut, por kur ai cfaqej ne deren e restorantit me bodigardet, dhe burrat besnike te tij, restoranti boshatisej ne moment e lokali zoterohej nga klani Bonnano.Bill Bonnano, ka 5 femije, kater te tijte dhe nje te adaptuar, Charles me sy jeshile, kur ai ishte 18 muajsh, femija i nje kamariere qe ishte braktisur nga i dashuri i saj ushtarak. Ajo kaloi nje nate me Bill -in ne Los Angelos dhe si shperblim, ai i adoptoi femijen. Djalin e tij, Charles, me sy kafe te erret, Josefin, qe mbante emrin e patriarkut te klanit mafioz, gjyshit te tij, Xho Bonnano, dhe qe ishte shendetlig dhe vuanta nga azma, Salvatoren, qe ishte gati te zihej me kedo dhe nje nga pretendente, per te qene lider ne administrimin e klanit mafioz, Bonnano, dhe Felippa, vajza e vetme, qe qe diten qe lindi kishte vathe diamanti ne veshe. Por lind pyetja: Kush do t'i mbronte ata nga nami i keq i mbiemrit te tyre??? A duheshe qe pinjollet e ardhshem te klanit Bonnano, duhet te nderronin mbiemer??? A do ta mohonin ata "backgroundin" e prinderve te tyre??...

Duke pesuar nje renie te ndjeshme nga ana financiare dhe ekonomike Bonnanot u detyruan se bashku me besniket e tyre te kerkonin azil, ne San Jose, te Kalifornise veriore duke kaluar nje pjese te jetes se tyre ne arrati, duke perdorur gjithmon nje shprehje sarkastike "jemi miqte e ngushte te qeverise". Por ne vitet '70, dhe pikerisht midis viteve'71-74, ai do te denohej me 4 vjet heqje lirie, per vjedhjen e kartes se kreditit. Sa here qe Rosali do te shkonte ta vizitonte ne burg, me femijet e tyre, ajo do te stresohej shume kur e shikonte me rrobat e burgut, doku e ngjyre blu te celur dhe nje pale opinga ne kembe duke i krahasuar me ato qe ai mbante, kur ishte i lire, nga me luksozet e te shtrenjtat italiane. Sot Charles Bonnano eshte 49 vjec, 6 kembe i gjate dhe pesha trupore 240 pound. Eshte pronar e nje oficine te pjeseve te kembimit te automjeteve dhe ne te njejten kohe punon shofer mauneje, duke transportuar nga nje skaj i Amerikes ne tjetrin, makina te shtrenjta e luksoze. Kurre nuk harron te marre me vete edhe mjetet per hobet e tij si, golfi, peshkimi dhe femrat, te cilat jane shume te deshiruara te kalojne momente romantike me te, dhe kurre ai nuk i refuzon. Por Chalrsi, gjithashtu ishte duararte. Ai ishte ne gjendje te riparonte ne nje kohe rekord cdo gje qe i shikonte syri. Punoi per nje kohe si saldator makinerish, por shpejt do te denohej me dy vjet heqje lirie, per tregetimin e pjeseve te kembimit te makinave, sigurisht te vjedhura. Mbas lirimit nga burgu dhe duke qendruar per 10 vjet jashte telasheve me autoritete federale, ai do te punonte si shofer i tonazhit te rende. Por mbiemri i tij Bonnano, do t'i shkaktonte, Charlsit, nje incident, ne kufirin me Kanadane, duke e ndaluar ate te hyje ne shtetin fqinje. I pyetur nga autoritet e kufirit se cfare lidhjesh kishte me Xho Bonnanon dhe Bill Bonnanon, ai do te pergjigjej plot delir dhe krenari se ishin: Gjyshi dhe babai i tij! Ai qendroi tre dite, duke fjetur ne maune, derisa erdhi nje shofer dhe e zevendesoi. Kur dispeceri, i kerkoi Charlsit qe te nderronte mbiemrin per shkak te andrrallave qe i shkaktoheshin, Charlsi, jo vetem nuk pranoi por ju pergjigj atyre se:
"ATA JANE NDERI I FISIT": BONNANO.

Femija i dyte i ciftit Bill dhe Rosalie Bonnano eshte Josef Bonnano, i cilit qe ne moshe te vogel vuante nga azma, dhe kjo i privoi te drejten per te ndjekur shkollen fillore. Ai mesoi ne kurse private te shkruante e te lexonte, i shtrire ne krevat. Por kur gjendja e tij shendetesore u permiresua, ai vazhdoi studimet, biles edhe ato te lartat, per doktor pediater, e pikerisht i specializuar per semundjen e azmes, ku mbaron me rezultate te shkelqyera dhe behet nje nga doktoret me te mire dhe me te kerkuar ne vend .

Drejtori i spitalit nuk hesitoi ta vleresonte dhe lavderonte ne nje mbledhje, per punen e tij te shkelqyer dhe tejet human, si mjek, por i kerkoi edhe te falur:- Te kerkoj ndjese, per ngurrimin qe pata ne fillim, per ju, per te mos punuar ketu. Kjo erdhi per shkak te mbiemrit Bonnano! Femija i trete i ciftit Bonnano eshte Salvatore, nje nga pretendentet kryesore per te marre administrimin e klanit mafioz Bonnano! I shkelqyer ne informatike, dhe teknollogjine e kompjuterit, nje specialist i zoti ne instalimin e kompjuterave te lojrave te fatit ne kasino.Vetem permendja e mbiemrit Bonnano, nga autoritet e kasinose, do e bente, Salvatoren te jepte doreheqjen, dhe te mos pranonte edhe kur i afruan $90 mije, ne vit. Duke pare filmin "The Sopranos" ja si shprehet Salvatore, rreth filmit -"Toni Soprano eshte nje jete tejet ordinere dhe vulgare, qe reflekton mungese mencurie dhe urtesie, per te nxjerre figuren e gjyshit te tij." Vajza e vetme e ciftit Bonnano, Felippa, nuk do te persekutohej aq shume sa vellezerit e saj, nga mbiemri Bonnano, per shkak te marteses qe ajo beri dhe nderroi mbiemrin. Ajo sot punon si nje infermiere e specializuar dhe drejton fondacionin, per femijet te lindur me probleme shendetsore. Patriarku i klanit mafoiz, mobi amerikan, Josef Bonnano, vdiq ne moshen 97 vjecare, ne vitin 2002, ne shtepine e tij, ne Tucson. Pervec Charlesit, qe pati probleme me drejtesine dhe ligjin, te tre femijet e tjere te ciftit Bill dhe Rosalie Bonnano, nuk kane patur probleme me ligjin. Ata sot bejne nje jete te qete, ne New York. Ata kane hyre ne shekullin e 21, krenare, per origjinen e tyre dhe gjithmone shprehen se jane pinjollet e ardhshem, te: JOSEF BONNANOS -NDERI I FISIT!

Pergatiti: Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Kritiket - Ju Rrefej Pinjollet e Ardhshem te Cosa Nostres!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top