Ju rrëfej krimet e Bandës së Lushnjës

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Dëshmitari Shkëlqim Haxhia: Banda e Aldo Bares vepronte si polici. Më dogjën shtëpinë, më vranë djalin

Dëshmi tronditëse në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të Bandës së Lushnjës, në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Shkëlqim Haxhia, një nga dëshmitarët e prokurorisë, ka folur hapur, në sy të të gjithëve, duke akuzuar disa persona në kafaz si autorë të djegies së shtëpisë së tij në qytetin e Lushnjës, nëntë vite më parë. Seanca e djeshme është tensionuar nga replika midis Haxhisë dhe të pandehurit Rexhep Gina. Dëshmitari akuzonte Ginën si personin që kishte ekzekutuar djalin e tij, Klodian Haxhinë, për shkak të pronësisë së një hoteli në Lushnjë. Përtej kafazit, i pandehuri akuzoi dëshmitarin se është manipuluar dhe se ai nuk kishte gisht në vrasjen e Klodian Haxhisë. Ndërsa Shkëlqim Haxhia pohoi se banda famëkeqe vepronte si polici në qytetin e Lushnjës. Ai përmendi edhe disa krime të tjera që ua adresoi të pandehurve. Situata e krijuar pas replikave të ashpra, e detyroi trupin gjykues të shtyjë për në javën e ardhshme seancën e radhës.


"Këta më dogjën shtëpinë"

Në fillim të seancës gjyqësore, dëshmitari Shkëlqim Haxhia, i pyetur nga prokurori Gentian Trenova, ka treguar edhe personat që i kanë djegur shtëpinë. Sipas tij, personat që janë marrë të pandehur janë autorët, duke drejtuar gishtin drejt tyre. Madje Haxhia ka përmendur edhe emra gjatë seancës gjyqësore. Ai tha se Arben Boriçi, Ilir Stërgu, Erion Cici, Agur Musaku, Enver Dondollaku, si dhe një person të cilin e thërrisnin Zhvejku, kanë hyrë me forcë në banesën e tij, duke u paraqitur si efektivë të policisë. Haxhiu, duke i njohur, ka mundur të largohet nga banesa e tij përdhese bashkë me djalin, duke u strehuar te banesa e vëllait të tij. Këtu ka qenë edhe momenti ku dëshmia ka devijuar, duke hyrë në një debat tjetër mes të pandehurit Gina dhe vrasjes së djalit të dëshmitarit, i cili ////insinuoi që këtë vrasje e ka bërë Rexhep Gina. Më pas gjyqi u shty për marrjen e vendimit nga ana e gjykatës lidhur me pranimin ose jo të kërkesës së prokurorisë lidhur me leximin e dëshmisë së dhënë nga Gramoz Selmani. Gjatë procedimit gjyqësor u kërkua leximi i dëshmisë së dhënë në ambasadën shqiptare në Greqi nga Selmani. Mbrojtja kërkoi edhe një herë pavlefshmërinë absolute të kësaj kërkese, e cila nuk mund të konsiderohet e vlefshme, pasi Selmani është një person me precedentë penalë. Për këtë trupi gjykues vendosi të shprehej seancën e ardhshme.


Dëshmia e Arben Kicjas


Nën masa të rrepta sigurie dhe larg mediave ka dëshmuar disa javë më parë Arben Kicja, një nga dëshmitarët kyç të drejtësisë në këtë çështje. Kicja është një nga dy bashkëpunëtorët e prokurorisë kundër shtatë anëtarëve të bandës së Aldo Bares. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të sigurojë dëshmitarë të rëndësishëm, të cilët kanë fituar statusin, pasi me dëshmi dhe prova kanë futur prapa hekurave shtatë të pandehurit e Bandës së Lushnjës. Sipas burimeve, Arben Kicja, më 16 nëntor të vitit 2003, ka qenë viktimë e një atentati, prej të cilit mbeti i plagosur dhe bashkëshortja e shqiptaro-maqedonasit Xhevdet Demiri, i vrarë nga pjesëtarët e kësaj bande më 3 gusht të vitit 1997. Për këtë episod Kicja ka dëshmuar kundër të pandehurve.



Të pandehurit


"Laguna" arrestoi anëtarë të Bandës së Lushnjës


Dosja me pesë të pandehurit e arrestuar në operacionin e koduar "Laguna", Arben Boriçi, Afrim Hoxha, Ilir Stërgu, Rexhep Gina dhe Erion Cici, ky i fundit i arrestuar që në vitin 2003 dhe me dy të pandehurit në kërkim, Jorgo Muzaka (Agur Musaku) e Arjan Aliçi, ndodhet në duart e pesë gjyqtarëve të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Sipas akuzës, të gjitha vrasjet kanë filluar pas konfliktit që degjeneroi në vrasje mes vëllait të Alfred Shkurtit, Ramadanit dhe të "fortit" të asaj kohe, Artur Daja. Ky i fundit, pas një konflikti banal, qëlloi me pistoletë dhe dhunoi kufomën e vëllait të Shkurtit, çka duket se e detyroi atë të krijojë bandën e tij për t‘u hakmarrë. Mbi shtatë të pandehurit, të cilët u regjistruan fillimisht në një proces me Aldo Baren dhe Enver Dondollakun, rëndojnë një sërë veprash të rënda penale të kryera nga organizata kriminale. Sipas dosjes së dorëzuar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, prokurorët e çështjes kanë sqaruar edhe fillimin e hakmarrjeve dhe vrasjeve të bandës. Sipas kësaj kërkese, në muajin korrik të vitit 1997, në qytetin e Lushnjës është vrarë Ramadan Shkurti, vëllai i Alfred Shkurtit, që më pas ka ndryshuar emrin në Aldo Bare. Kjo vrasje, sipas akuzës, erdhi si pasojë e përballjes me Artur Dajën, banor i qytetit të Lushnjës, i cili ishte person tejet problematik asokohe. Ndërmjet Artur Dajës dhe të pandehurit Aldo Bare ka filluar një konflikt që nga viti 1996. Për këtë vrasje, i pandehuri Aldo Bare ka akuzuar Artur Dajën. Kjo ishte dhe arsyeja që Aldo Bare krijoi grupin e tij, duke tentuar disa herë vrasjen e Artur Dajës. Pas vrasjes së vëllait të tij, Aldo Bare me qëllim hakmarrjen ndaj Artur Dajës, shokëve e të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën bandë e Lushnjës. Fillimisht në këtë grup u mblodhën të pandehurit: Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Arben e Enver Boriçi, Enver Dondollaku e më pas Leonard Prifti (i vrarë), Dritan Vila, Erion Cici, Maksim اela, Petrit Liçi, Rexhep Gina, Jorgo Muzaka (Agur Musaku) e Arjan Aliçi.

Shqip
 
Back
Top