Ju rrefej greket, FAIK KONICA

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Faik Konica​


(Botuar ne “New York Times”, me 1940)​

Prej disa kohesh, ndermjet Italise e Greqise po zhvillohet per Shqiperine nje perleshje paraprake me fjale, gje qe mund te jete pragu i nje konflikti te armatosur. Italia ngre ceshtjen se Greqia mbante nje pjese te madhe territori qe i perket Shqiperise, ndersa Greqia...

...e mohon me ze te larte kete pretendim. Shume amerikaneve u eshte dukur e cuditshme qe, ndersa zeri i italianeve dhe grekeve degjohej, nuk
ndihej zeri i pavarur i Shqiperise. Porse, a nuk ka thene, njehere, nje autor anglez se nje nga karakteristikat e shqiptareve eshte se ata jane
te “paartikuluar”. Kerkesave te perseritura une u jam pergjigjur se nuk kisha gje per te thene, ndersa atyre miqve amerikane, te cileve
ndjenjat e tyre dashamirese u japin te drejten te me pyesin perse ashtu, u jam pergjigjur se me kishte ardhur gjithcka ne maje te hundes dhe se kisha
vendosur qe ketej e tutje te mbetesha nje spektator i thjeshte i tragjedive dhe i farsave te botes.
Por tani eshte nje grup atdhetaresh shqiptare, qe me kerkon te bej nje deklarate. Keta miq shqiptare dine per mua disa gjera qe miqte e mi amerikane nuk i dine. Ata e dine qe une kam lindur ne zonen kufitare shqiptaro-greke, qe ben pjese ne krahinen e vene ne diskutim; keshtu qe trojet ku une kam luajtur si femije jane fushat e betejave te ardhshme. Ata mendojne se askush tjeter, me mire se une, nuk e njeh historine e kesaj krahine dhe ata me permendin vazhdimisht se, si drejtues i rinise, une njehere e nje kohe kam qene mbrojtes i palodhur i teresise tokesore te Shqiperise. Prandaj, ndonese me lekundje,
vendosa ta thyej heshtjen dhe ti paraqes popullit amerikan disa fakte te kontrollueshme rreth sfondit historik te konfliktit qe po vjen rrotull.

(I)

Sic dihet nga te gjithe, ne periudhen e lashte shqiptaret quheshin ilire. Rajoni i diskutueshem ne lashtesi njihej si Iliria e Jugut dhe me
vone eshte quajtur Shqiperia e Jugut, ndrsa greket kane vendosur ta quajne Epir, nje emer qe do te thote “kontinent”; ne zanafille perdorej per
kete rajon nga banoret e ishujve te vegjel, pertej bregut te Shqiperise, po ashtu si peshkataret e ishujve Bahamas do ta quanin Floriden
“kontinenti”, me nje emer qe nuk ka asnje lidhje me kombesine e popujve qe banojne ne kontinentin ne fjale. Ky rajon, gjate afer pese shekujve te
sundimit turk, perbente vilajetin ose provincen e Janines, me qytetin e Janines si kryeqender.

Jo vetem qe ky rajon ka qene gjithmone shqiptar nga gjuha dhe kombesia, por kufijte e fiseve ilire shkonin shume larg pertej. Madje, edhe
ishujt Joniane kane qene kryesisht ilire. Ne nje liber te famshem, qe e njohin mire studiuesit, “Fjalori i antikiteteve klasike” te Lybkerit, tek
artikulli per Kerkyren (Korfuzin) vihet ne dukje se ai ishull “ne zanafille banohej nga iliret”.
Kurse ata, qe do te marrin mundimin te lexojne vepren e studiuesit te njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar ne Lund me 1909 me titullin “Studime mbi historine e Epirit te Lashte”, do te sherohen nga prirje per te menduar se Epiri ka qene ndonjehere grek.
Ky rajon e ka ruajtur natyren e vet ilire te pandryshuar; deri edhe kaq vone sa i bie ne shekullin e dhjete te eres sone, perandori i Bizantit, Leoni i Mencur, ne nje nga librat e tij permend faktin qe “banoret e Epirit jane shqiptare”. Pak nga pak, depertimet greke nisen te ndiheshin ne disa pjese te ketij rajoni. Se si u bene te mundshme keto depertime, ne e dime nga disa autoritete te dores se pare.

(II)

Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete, Janinen e qeveriste nje princ bizantin (ose nje despot, sic e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Ketij Thanasi i hipi ne koke ideja e bukur per te vrare gjithe shqiptaret. Ju mund te dyshoni se mos keto ngjarje jane nxjerre nga ndonje legjende shqiptare e shtemberuar ose nga ndonje fletushke propagandistike italiane. Aspak! Autoriteti qe na e njofton kete mizori eshte nje grek besimtar dhe i ndershem, Mihail Dukas, pjesetar i Shtepise Perandorake Bizantine, me po ate emer, kronika e te cilit perfshihet ne koleksionin e madh te historianeve bizantine qe ndodhet ne Bon dhe mund ta studioje cdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton te gjitha egersite dhe vrasjet qe ka bere Thanasi kunder popullsise shqiptare te Janines. Sic thote Dukasi, nje nga lojerat e tyre te parapelqyera ishte t?u priste hundet ose pjese te tjera shqiptareve dhe ti linte te vdisnin ne agoni.
Disa krere feudale shqiptare e kercenuan Thanasin me nje ekspedite ndeshkimore, nese ai nuk do t’i nderpriste krimet kunder shqiptareve. Thanasi u permbajt nje fare kohe dhe e martoi vajzen e vet me princin me te fuqishem te asaj kohe, me Gjin Shpaten. Pas njefare periudhe, Thanasi i nisi perseri perndjekjet, madje edhe me te egra se me pare. Sic shkruan Mihail Dukasi, ndersa Gjin Shpata mblodhi nje ushtri dhe e rrethoi Janinen, kryeqytetin e vjehrrit te vet, Thanasi cdo dite, nen flamurin e armepushimit, i dergonte Shpates nje shporte me sy te nxjerra nga kokat e shqiptareve fatkeqe dhe kjo dhurate e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.

Sic e thote historiani, ambicia e Thanasit ishte te fitonte nofken e Albanoktonos qe do te thote Shqiptarovrases. Dukasi shton se despotit i pelqenin shume te huajt dhe te jashtmit, prandaj pati sjelle shume prej tyre ne qytet. Se fundi, thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbane te zbrazte Janinen nga banoret e rrenjes. Natyrisht, zor se mund te shpikte nje metode me te efektshme per te ndryshuar perberjen etnike te nje vendi, porse “te drejta” te krijuara ne kete menyre, ta themi ne formen me te bute, jane te nje cilesie te dyshimte. Krimet e pershkruara nga Mihail Dukasi kane ndodhur me 1380, dhe ne pak vite me pare.

Pas pesedhjete vjetesh, me sakte me 1431, nje ushtri e forte osmane erdhi me gjemime te portat e Janines, e cila, nderkaq, ishte ripopulluar me te ardhur, dhe me nje sulm qyteti u pushtua. Eshte per t’u shenuar fakti se, pasi i bene nje mbikeqyrje krahines, turqit e klasifikuan ate si pjese te Shqiperise. Por ka edhe dicka me domethenese dhe krejt te pakundershtueshme. Turqit bene nje regjistrim te kujdesshem te qyteteve e te fshatrave dhe emrat e ketyre vendeve kane dale me pas ne botimet zyrtare ne trajtat e tyre shqip e jo greqisht. Per shembull, le te marrim rastesisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato jane regjistruar perkatesisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershem kane qene te perpikte, me hollesi te madhe per shenimin e emrane te vendeve, duke parapelqyer gjithmone trajtat e mirefillta popullore. Per shembull, pas rrethimit te pare te Vjenes, turqit nisen ta shkruanin Wian me nje A te gjate, qe eshte trajta e vertete popullore dhe, sa kohe zgjati Perandoria Osmane, ata iu permbajten kesaj trajte, duke flakur trajten artificiale Wien. Ne traktatin e Ajzenburgut, te nenshkruar me 1664 ndermjet Turqise dhe Perandorise Romake te Shenjte e te hartuar turqisht e latinisht, kur numerohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan ate mbret te Bohemise, porse ne tekstin turqisht, turqit kane ngulur kembe per ta thene mbreti i cekeve.

(III)
Pushtimi turk solli nje ndryshim te rendesishem ne jeten e Shqiperise. Per arsye qe jane teper te gjata per t’i shtjelluar ketu, shume shqiptare e lane krishterimin dhe u bene myslimane, e kjo levizje vijoi per dy shekuj, derisa rreth 65% e popullsise u be myslimane; pjesa tjeter mbeti e krishtere. Ne Veri, si besimtare te kishes Perendimore e ne Jug te asaj Lindore, qe shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqe ne kishen e dyte sherbesat behen greqisht dhe kleri eshte ne pjesen me te madhe grek, u krijua mundesia per greket qe te shkombetarizonin shqiptaret, duke e persosur kishen si mjet te propagandes.

Nje faktor tjeter ka qene ardhja tinzare e banoreve qe flisnin greqisht, shpesh te favorizuar me budallallek nga pronaret shqiptare, te cilet kishin nevoje per bujqer, per te zevendesuar shqiptaret qe iknin ne lufterat e pafund te Perandorise Osmane. Ngritja e Greqise si shtet i pavarur i dha nje shtyse te fuqishme propagandes greke. Tashme greket nisen haptas te shpallnin se cdo besimtar i kishes Lindore, pavaresisht nga gjuha dhe kombesia, ishte grek.

Nje nga marifetet me te padegjuara te grekeve ka qene dhenia e rryshfeteve zyrtareve te larte ne Stamboll per te nxjerre nje ferman qe te ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt nje veprim i denueshem, madje, edhe po te mbaje libra kaq te pademshem si gramatika ose aritmetika, po te ishin shkruar shqip. Greket rane, madje, edhe me poshte: nuk e kishin per gje te kallezonin atdhetaret shqiptare te ndershem si rebele dhe benin qe ata t’i degdisnin ne burgje te largeta.

(IV)
Pas lufterave ballkanike Turqia Evropiane u copetua dhe Fuqite e Medha nuk mund ta injoronin ekzistencen e kombesise me te lashte te gadishullit. Shqiperia u be shtet, por u rregjua ne nje te katerten e madhesise se vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kesaj do te ishin te kenaqur dhe do te rrinin urte, se do te perpiqeshin, po te ishte e mundur, te hvillonin marredhenie te fqinjesise se mire me pjesen qe mbetej te Shqiperise. Mirepo ndodhi e kunderta. Duke perfituar nga fakti qe Turqia, nje vit me pare i kishte carmatosur plotesisht shqiptaret, nje ushtri me greke, e organizuar dhe e maskuar si njerez civile, vershoi mbi gjithe Shqiperine dhe nisi te djege e te vrase gjithcka i dilte perpara. Ne Shqiperi, ne ate kohe kane qene ne qender te ketyre krimeve te organizuara dy deshmitare te huaj: autorja e njohur angleze, Meri Edit Durham, dhe nje korrespondent gjerman. Te dy ata u tmerruan dhe u morren vesh qe t’ia benin te njohur te gjithe botes cdo gje qe keta e quanin si nje nga krimet me te medha te organizuara ne te gjitha koherat. Per fat te keq, plasi Lufta Boterore dhe terhoqi vemendjen e te gjitheve. Por me 1920, me titullin “Njezet vjet ngaterresa ballkanike”, Miss Durham botoi nje liber, ku nje kapitull i plote i kushtohet njoftimeve per keto masakra. Kushdo qe deshiron ta kuptoje konfliktin e sotem nuk mund te beje pa e pare kete liber.

Pas Luftes Boterore, Greqia ua ndaloi shqiptareve te kishin shkollat e tyre ne Greqi dhe vijoi punen e saj per te eliminuar elementin shqiptar me cfaredo mjeti. Nje rast i rralle iu paraqit grekeve nga Traktati i Lozanes, i cili nxiti shkembimin e familjeve turke me ato greke. Sic e kam thene me siper, nje shumice shqiptaresh, disa shekuj me pare, e lane krishterimin dhe u bene myslimane, por ata i ruajten gjuhen dhe traditat kombetare dhe kurre nuk e kane mesuar turqishten. Mashtrimi i grekeve kishte per qellim qe t’i paraqiste si turq shume myslimane shqiptare dhe t’i dergonte me anije ne thellesine e Azise se Vogel, duke i bere objekt shkembimi. Kjo eshte njesoj sikur te syrgjynosesh irlandezet ne Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezet, edhe polaket, jane katolike edhe prandaj qenkan te nje kombesie. Komisioni Nderkombetar per Shkembimin e Popullsise e zbuloi mashtrimin, ne pak raste, dhe e ndaloi, por shume here te tjera atij ia hodhen me mjeshteri.

Po te shqyrtohen deshmite e vjetra per gjendjen e kombesise ne viset e ndryshme te rajonit te diskutuar, habitesh me ndryshimet qe jane bere nepermjet dredhive dhe mashtrimeve te organizura. Ne fillim te shekullit te nentembedhjete, nje anetar i kishes se Anglise me emrin Stjuart Hjuz, ka bere nje udhetim neper Shqiperi dhe ka lene shenime per vezhgimet e veta.

Ka vizituar dhe qytetin tim te lindjes, Konicen, nje vend i lashte i cili mendohet nga disa studiues si Pukevili, se ka qene ne mesjeten e hershme kryeqyteti i Ilirise Jugore. (Emri i vendit tingellon ne menyre te cuditshme si prusian, por kjo vjen ngaqe po ai ndikim sllav mbi toponimine, ka vepruar ne Prusi, ashtu edhe ne Shqiperi). Hjuzi ka shenuar se Konica kishte 800 shtepi, nga te cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku jane keta 75 % shqiptare sot?

Megjithate, ne rajonin e diskutuar ka nje krahine te gjere, qendresa e patrembur e se ciles i ka kapercyer te gjitha format e organizuara te
vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo eshte Cameria, te cilen greket e shtremberojne ne Camuria. (Nuk u ve faj grekeve, per kete shtremberim
qe vjen nga paaftesia e alfabetit grek per te riprodhuar gjithe tingujt e gjuhes shqipe dhe te shume gjuheve te tjera per kete ceshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) ne shtypin grek dilte gjithmone me emrin Kampot Lone. Popullsia e Camerise tani vone, me 1913, ka qene 96 % shqiptare. Ky perpjestim tani eshte ulur me akte dhune dhe une mund te sjell si shembull shume punetore qe derdhin djersen ne fabrikat e Amerikes, te cilet i kane pasur prinderit pronare te lulezuar ne Cameri, me pak se nje vit me pare. E megjithate, ne kundershtim me gjithe kete perndjekje, ende shqiptaret perbejne 80% te popullsise se Camerise.

(V)
Ndersa tani Italia eshte gati te nderhyje, duke na shpallur si qellim se kerkon te vere ne vend demet qe i jane shkaktuar kombit shqiptar dhe te rivendose kufijte natyrore e historike te Shqiperise. Eshte e arsyeshme te presesh nga cdo shqiptar i vertete se do te jete i pakenaqur nga ky veprim. Por ndonje mund te kundershtoje se, megjithe metodat e denueshme te perdorura nga greket, ata kane arritur qe ta permbysin gjendjen e kombesive ne shume vise te rajonit te diskutuar; keshtu qe te ndreqet nje padrejtesi e vjeter me nje padrejtesi te re, nuk tingellon aq mire. Per kete une do te pergjigjesha se nuk mund te kete nje akt ligjor qe te perligje krimet e organizuara e te vazhdueshme.

Por, ka dhe me. Shume larg nga Shqiperia historike, ne Greqine e brendshme ka pothuaj nje milion shqiptare, gati gjysma e te cileve ende e flet gjuhen e vet te lashte. Keta njerez kane nje mall ideal per Shqiperine dhe ne te kaluaren kane nxjerre deshmore te ceshtjes shqiptare. Ata mund te shkembeheshin me greket e rajonit te diskutuar dhe, me se fundi, te gjithe do te ishin te kenaqur. Porse, sic pohojne greket, Italia kerkon te arrije qellimet e veta duke zgjeruar kufijte e Shqiperise. Une pajtohem me kete plotesisht, por me duhet te shtoj se ky pohim nuk ka peshe dhe eshte thjesht nje perpjekje per t’i bere bisht ceshtjes. Ceshtja eshte a ka qene gjithmone pjese perberese e Shqiperise ish-krahina turke e Janines? Ne qofte se kjo eshte e vertete, a mund te bjere poshte, automatikisht, kjo e vertete vetem e vetem sepse e thone edhe italianet? Fakti eshte i qarte: Italia ka ketu nje pergjigje te mire e te forte, sepse rastis qe kerkesat e saj perputhen me nje akt te vonuar drejtesie kunder Shqiperise. Po ndodh qe nje here perendite hakmarrese jane ne
anen e legjioneve te Cezarit.
 

Attachments

  • Teatri i Dodones ne Janine.jpg
    Teatri i Dodones ne Janine.jpg
    35.8 KB · Shikime: 18
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ju rrefej greket, FAIK KONICA

Mendoj qe eshte nje shkrim qe meriton vemendje te vecante pikerisht ne keto caste, qe shqiptaret ti falin armiqte e tyre, por mos t'ua harrojne emrat...
 
Titulli: Ju rrefej greket, FAIK KONICA

Shume tmerre ka kaluar kjo toka jone , sa shume kane dashur ta shtypin , sa krime kane bere greket !!!!
Mu rrengjeth mishi kur lexova paragrafin e II per masakrat e thanasit ndaj shqipetareve .
Shume artikull i dobishem
 
Titulli: Ju rrefej greket, FAIK KONICA

Ka kohe qe perpiqem ta gjej kete artikull ne anglisht. Nqs e ka gjetur dikush, ju lutem ma dergoni.
 
Titulli: Ju rrefej greket, FAIK KONICA

Ju rrefej greket/ I Will Show The Greeks (essay)/Shqipria me 1927/ Albanian In Year 1927 (The Book is a study on Albanian History)
 
Titulli: Ju rrefej greket, FAIK KONICA

.•°♥ Зngjεll ♥°•.;137940 said:
Ju rrefej greket/ I Will Show The Greeks (essay)/Shqipria me 1927/ Albanian In Year 1927 (The Book is a study on Albanian History)

A ke ndonje link? Se une e kerkova ne "google" por me doli nje liste nga e cila as qe nuk mund ta blija esene.
 
Titulli: Ju rrefej greket, FAIK KONICA

Shume shume faleminderit. Tek ai linku gjeta titullin ne anglisht, dhe pastaj e kerkova ne google dhe e gjeta te plotin ne formatin pdf. Per te gjithe te tjeret qe deshirojne ta kene dhe ne anglisht, artikulli gjendet ketu : http://www.mathcs.emory.edu/~odenas/fun-readings/konica.pdf .
 
Titulli: Ju rrefej greket, FAIK KONICA

Faik Konica​


(Botuar ne “New York Times”, me 1940)​






emrat e ketyre vendeve kane dale me pas ne botimet zyrtare ne trajtat e tyre shqip e jo greqisht. Per shembull, le te marrim rastesisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato jane regjistruar perkatesisht Dhelvinon dhe Grebene.






Megjithate, ne rajonin e diskutuar ka nje krahine te gjere, qendresa e patrembur e se ciles i ka kapercyer te gjitha format e organizuara te
vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo eshte Cameria, te cilen greket e shtremberojne ne Camuria. (Nuk u ve faj grekeve, per kete shtremberim qe vjen nga paaftesia e alfabetit grek per te riprodhuar gjithe tingujt e gjuhes shqipe dhe te shume gjuheve te tjera per kete ceshtje).



KY burre i madh dhe "nopran" si e vleresojne shpesh ,na la dhe nje amanet tjeter
Ne shkollat shqiptare duhet te mesohet e detyruar greqishtja e vjeter. Sepse greqishtja qe flitet sot eshte ajo gjuhe e shartuar e popujve te ardhur nga arabia apo sllavoflese qe shiten si greke te lashte
Eshte ajo qe me te drejte Konica e ironizon si te pafajashme
Si mundet nje "popull i civilizuar" si greket te kene nje alfabet te paafte, qe ti beje balle shqipes se "barbareve"?
 
Titulli: Ju rrefej greket, FAIK KONICA

Greqia eshte armiku 1 i dhe me i madh i shqiptareve .

Edhe pse shqiptaret naiva qe pretendojne se nuk lidhen me fe (Ortodokse) , jane ata qe vlaazerohen me greket , qe e bejne te kunderten .

Shqipet me buk Greket me gur !!!
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Ju rrefej greket, FAIK KONICA

Greqia eshte armiku 1 i dhe me i madh i shqiptareve .

Edhe pse shqiptaret naiva qe pretendojne se nuk lidhen me fe (Ortodokse) , jane ata qe vlaazerohen me greket , qe e bejne te kunderten .

Shqipet me buk Greket me gur !!!

Eshte e pamohueshme qe Greket historikisht kane dhene kontributin e tyre te pazevendesueshem per eleminimin, per shkaterrimin dhe poshterimin e shqipetareve. Por eshte e papranueshme qe te cilesosh dike Grek per vete faktin se nuk eshte i besimit te kundert qe sipas jush do te thote islami. Nje shembull i vogel eshte Gjergj Fishta qe pjesa me e madhe e veprave te tij eshte vertete per shqipetaret kunder Malazezve dhe serbeve Ortodoks. Nje tjeter shembull eshte Fan Noli, patriot, atdhetar dhe akademik i shquar shqipetar. Me perpjekjet e tij e ndau kishen Ortodokse nga mbikeqyrja e Grekeve, fatkeqesisht akoma ajo ka ne krye Janullatosin qe eshte Greke, por ta garantoj une me plot gojen qe ai eshte i fundit qe do ta mbaje kete post.

Feja Ortodokse e armiqve tane vertete identifikohet si e tille por duhet kujtuar qe ato te cilet jane identifikuar me ate fe jo vetem qe nuk kane ndjekur udhezimet e saj, pra kane dalur kunder mesimeve te saj, por kane bere perpjekjet maksimale per te shuar kombin shqipetar.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top