Një 43-vjeçar gjerman duhet të jetë ndjerë vërtet në siklet, kur ka marrë në telefon policinë për t’i kërkuar ndihmë ta shpëtonte nga një femër e urritur seksualisht. Ai kishte takuar një 47-vjeçare në një lokal dhe kishin shkuar në banesën e kësaj të fundit. Pasi kanë bërë disa herë dashuri, 43-vjeçari ka kërkuar të largohet, por femra nuk e ka lejuar, duke kërkuar që të bënin akoma dashuri. 43-vjeçari mezi ka shpëtuar dhe ka dalë në ballkon, nga ku lajmëruar policinë. Pas disa minutash policia ka mbërritur në apartament, duke arrestuar 47-vjeçaren, e cila akuzohet për sulm seksual./tema